Si arritën “Sardelet” italiane të mundnin Salvinin dhe mësimi i tyre në Shqipëri

27 Janar 2020, 17:18Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Italia ka zhvilluar dje zgjedhjet ndoshta më dramatike prej vitesh, pasi rrezikohej që “uragani Salvini”, pra logjika populiste e kontestimit dhe sulmit pa ide, të marrë edhe folenë e fundit të politikës së vlerave, që është Bologna dhe e gjithë Emiglia Romagna, e cila përfaqëson rajonin e vetëm në Itali të çliruar vetë nga nazifashistët, pa ndihmën e aleatëve, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Dhe si përfundim, Salvini nuk e rrëzoi dot murin  e fundit, që ka zgjuar shumë metafora e stilizma mediatikë, si “Stalingradi nuk ra”, duke ju referuar Luftës së Dytë Botërore,  “Barbarët nuk rrëzuan dot murin e fundëm”, duke iu referuar historisë së Romës etj.

Por ky rezultat po analizohet si një fryt i një beteje të të ashtuquajturës “Lëvizja e Sardeleve”, ku qindra mijëra të rinj kryesisht, dolën në rrugë me simbolin e e sardeleve si një gjallesë popullore, për t’ju kundërvënë propagandës agresive populiste të racizmit, urrejtjes dhe një trumpizmi europian, ndaj shtresës së mesme e poshtë.

Një lëvizje që duket se do të modifikojë jo thjesht të majtën, por politikën në Itali.

Po në Shqipëri? Këtu prej vitit 2017, me çadrën e famshme kanë lindur mjaft lëvizje që kanë shpresuar të kenë rezultat me një gjuhë populiste, vulgare, të rëndë dhe ofensive ndaj një klase kundërshtare politike. Por realisht nuk ka arritur kjo politikë të ketë rezultat.

Në vitin 2017, Edi Rama e mori këtë rezultat kur në krye të socialistëve mori mazhorancën dhe fitoi i vetëm zgjedhjet, si një sinjal pjesmarrjeje të qytetarëve.

Dhe ndërmori një veprim e një premtim. Një veprim burorkatik, që është “qeverisja digjitale”, ku çdo qytetar mund të denoncojë nëpunësit dhe të ketë sukses duke pasur përkrahjen e nëpunësve të tjerë, ndërkaq premtoi se do të hapë partinë ndaj shoqërisë.

E majta shqiptare ka fituar zgjedhjet që nga viti 1997 në mazhorancë, kryesisht duke pasur përkrahjen e asaj që konsiderohet si shoqëri civile apo elektorat gri.

Pra njerëzit që nuk i përkasin partive, por votojnë për një alternative, ose se i duket më e mirë, ose i duket e tmerrshme alternativa tjetër.

E në këtë rast alternative “Berisha” ka qenë kryesisht e kontenstuar nga shumica e elektoratit.

Por kjo situatë nuk mund të vijojë gjatë, nëse siç në Itali apo vende të tjera, elita politike shfaqet e distancuar nga njerëzit dhe nuk i përfaqëson më.

Lëvizja studentore e vitit të shkuar, nuk e rrëzoi dot qeverinë, apo nuk u bë njësh me PD-në e LSI-në, ndoshta se një pjesë e madhe e tyre i përkisnin një fryme që ka votuar në 29 qershor 2013 për një ndryshim që ata shpresonin.

Dhe një ndryshim i tillë mund të kanalizohet apo reflektohet jo vetëm me zhvillime administrative e aq më pak me propagandë dogmatike, por me hapje dhe gjithëpërfshirje politike.

“Sardelet” janë një shembull, por nuk është se kanë qenë të vetmet. Të tillë kanë qenë edhe në Greqi votuesit e Syriza-s, apo në Maqedoninë Veriore, shqiptarët që votuan Zoran Zaevin.

Mjaft të kapësh thelbin e asaj që kërkojnë shqiptarët. E ky thelb duket se është pikërisht pritshmëria për të ndëshkuar zullimin e madh 30 vjeçar të elitës politike të këtij vendi.

Dhe për këtë shqiptarët pritën shumë e shumë, madje edhe duke ëndërruar arrestime e sekuestrime pasurie lumë.

Padyshim që e gjitha kjo është vështirë të ndodhë shpejt e ashtu siç pritet, në një sistem të shtetit të së drejtës, por gjithsesi politika duket të ushqejë qytetarët.

Me ide e projekte që të rrisin përkrahjen për sistemin aktual demokratik, që u tentua të minohet një vit më parë dhe shqiptarët e shpëtuan me VOTË.

Nuk ka nevojë për jakobinizma, për prerje kokash apo arrestime në masë, por një shtet i së drejtës thjesht hap dosjet, i shqyrton ato me hollësi për krerët e korruptuar.

Më pas është gjykata që e shqyrton, e shkallës së parë, e shkallës së dytë, Gjykata e Lartë, ajo Kushtetuesja dhe në fund është edhe Strasburgu.

Mjafton të ketë beteja reale për zbatimin e ligjit dhe jo meskinitete burokratike për të fshehur nëpërmjet pazaresh..

11 komente në “Si arritën “Sardelet” italiane të mundnin Salvinin dhe mësimi i tyre në Shqipëri”

  1. Dill Patoku says:

    po perse cfar ishte Salvini noj peshkaqen ,
    hahahahah
    salvini ishte nji c op Larve idiote ,
    qe bente trimin mes peshqish ,
    prandaj jomekot dhe e shqyn sardelelet
    hahahah sa kom qesh

  2. Likja says:

    CA TITULL LESHI…SI ARRITEN SARDINET TE MUNDIN SALVININ…SALVINI KA QEN ME KOHE I MUNDUR….SHIKONI STATISTIKAT O GAZETAR LESHI.EMILIA ROMAGNA E ITALISE KA QEN VETEM BASTIOM I TE MAJTES…STUDIONI HISTORINE E PARTIVE DHE PREJARDHJEN E PARTUVE NE ITALI…

    1. Ceni says:

      C’krahason shqiptaret me italianet. Ne qe pelqejne autoritarizmin (e kemi brenda vetes) me ata 2000 vjet shtet? Mos! Ne s’dime as te zgjedhim as te rrezojme. Ne po na doli dikush para, o burra ndiqe pas.

  3. filja says:

    Dhe deri sa te shkoshe ne Strasburg, te ka mbire bari ne sy. Rrofte demokracia e shteti te padrejtes!

  4. Xy says:

    ” Rama ik” don te thotë Berisha hajde te vrasesh perseri .
    Nje pyetje kam : Perse Bisha – Berisha nuk del ne pension ???!!!! Apo don te na sjellë Demokracinë qe nuk mundi dot prej 30 vitesh !!!
    Prandaj njerzit votojne Ramen.Kaq e thjeshtë eshtë.

  5. Çentrale says:

    Futja kot .Salvini ka 30 % ne gjithe Italine ,ju kenaqeni se humbi Rexhio Emiljan ( vendi me komunist ne Itali 9 ) per pak vota !!!!?

  6. rexha 10 says:

    KUSHE PRETENDONE SE NE KETE BOTE I DINE TE GJITHA ,AI ESHTE BUDALLAI ME I MADHE.PRANDAJ PO SHKONE PER LESHE KJO BOTE SEPSE DREJTOHEMI NGA PERSONA QE PREDIKOJNE SE I DINE TE GJITHA .KESHTU VEPROI SALIU,BERLUSKONI,DHE SALVINI PER AQE KOHE SA ISHTE NE QEVERI. SISTEMI PERCA E SUNDO KA MARRE FUNDETE VETMEN NJE GJE QE DUHET BERE , ESHTE QE TE ZHDUKEN KETA MORRACAKE DIKTATORE QE MBULOHEN NEN PETKUN E DEMOKRACISE DHE TE VENDOSEN NJERZE TE ZGJEDHUR NGA POPULLI,DHE JO NGA PARTITE POLITIKE.NDRYSHE NUKE KA PER TE PASUR KURRE DREJTESI.

  7. XheJ eN Bi says:

    Edhe Ylli Pata bën gabimin që bën një krahasim me Siriza në Greqi.
    Nisen thjesht se fitoi zgjedhjet në 2015. Siriza u bë një parti populiste.Në daljen në ekspozitën në Selanik premtoi se do griste Memorandumin dhe shpalosi një sërë ” reforma” për shtresën e mesme e të varfër.Por kur mori pushtetin grisi reformat që premtoi dhe jo Memorandumin dhe gjunjëzoi shtresën e mesme e të varfër.

  8. Lili says:

    Gjykatate?! Pffff paskeni halla shprese ju ne kete gjykatese e ligje?!

  9. mik says:

    Po fotoja e Rames, c’lidhje ka ne kete artikull ?!!

  10. h says:

    Shqiperia eshte vendi më i korruptuar dhe i prapambetur ne4 Evropë,
    dhe si i tillë nuk mund të krahasohet me shtetet e përparuara dhe kulturuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje