Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndodhet në Berlin me Kryeministrin Edi Rama, ku u pritën në një takim nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë: “Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Europian të ardhshëm në Mars për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut …. Të dy vendet kanë arritur shumë”, shkruan Balla.
Sipas Ballës, Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel sheh një simbol të besimit tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kancelarja Merkel rikonfirmoi qartë pozicionin e Gjermanisë: “Mbi të gjitha, ne duam të arrijmë një marrëveshje në Këshillin Europian të ardhshëm në Mars për të filluar bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe gjithashtu me Maqedoninë e Veriut …. Të dy vendet kanë arritur shumë”.
Shqipëria ka tek Kancelarja Merkel një simbol të besimit tonë tek Europa, duke e shndërruar po ashtu Kancelaren në një simbol simpatisë së popullit shqiptar për popullin gjerman. Mirënjohje Kancelares dhe Budestagut gjerman për vlerësimin dhe për mbështetjen e fortë në rrugën e Shqipërisë sonë drejt anëtarësimit në BE.
A do te flasin me kellirat ne a do e takoje , ose a po e pret ramen kancelarja. Kjo i takon te kluares , sot keto takime jane bere aq te shpeshta sa harron kur u be i parafundit.
E verteta eshte ndryshe.Maskarenjte PS se Rames genjejne.Gjermania do qe ti perdore vendet e Ballkanit Perendimor si vende pritese te emigranteve per te ulur presionin mbi vendet e BE-se.Nuk hyme ne Evrope.Dhe Rama ka rende dakord per kete aksion kriminal kunder kombit shqiptar brenda dhe jadhte kufijve.Me kete poshterim ai kerkon te mos preket nga Reforma e Drejtesise.