Albin Kurti duhet të dorëzohet

29 Janar 2020, 10:37Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edhe pas dështimit të takimit të fundit, zërat që i kërkojnë Albin Kurtit, një sakrificë të ekstreme për formimin e qeverisë, po insistojnë me këmbëngulje. Çështja po shtrohet sikur, nëse Vetvendosja heq dorë nga posti i kryeparlamentarit, nëse ajo pranon ta trajtojë të porsazgjedhurin Glauk Konjufca, si hyzmeqarët e padinjitetshëm të partive me një pronar të vetëm, gjithçka zgjidhet pa pengesa.

Në fakt, kjo është një përshtypje iluzive, ku ngërçi i fundit mban të fshehur një hendek më të madh. Frika nuk është më se LDK do me ç’do kusht drejtimin e parlamentit, problemi është se ajo nuk do më marrëveshjen.

Provat që e dëshmojnë këtë janë disa. Kur Konjufca nuk ishte zgjedhur ende, ish partia e Rugovës kishte kushte të tjera. Vetoja e saj vendosej për presidentin apo ministrin e Brendëshëm. Me stilin e atij që do të gjejë sebep për sherr, deputetët e saj pranuan ta votonin kreun e parlamentit të propozuar nga Vetëvendosja. Po të kishin merakun që tregojnë sot për këtë post, nuk qenë të detyruar ta bënin një akt të tillë.

Nuk i’a jepnin votat, në emër të mbajtjes gjallë të shpresës për një pakt dhe vazhdimit të bisedimeve. Por, LDK nuk u soll me përgjegjësinë e dikujt që kërkon zgjidhje. Ndërsa tani, në mënyrë po aq të papërgjegjshme, pa u turpëruar aspak për votimin politik që ka bërë as një muaj më parë, i kërkon partnerit të saj të zhbëjë gjithçka për të gjetur rugëdalje.

Natyrisht, fabula absurde e votimit me moskokçarje të Glauk Konjufcës, e pasuar menjëherë nga insistimi psikopatik për dorëheqjen e tij, nuk përbën thelbin e mosmarrveshjeve. Gjatë gjithë kohës LDK është treguar refuzuese ndaj një bashkëpunimi të mundshëm.

Edhe kur nuk pranoi ofertën bujare për koalicion të përbashkët parazgjedhor, me Vjosa Osmanin prijëse të listës, edhe kur zvarritej të ulej në tryezë pas 6 tetorit, me pretendimin se nuk dihej ende rezultati,- pasi gjithë bota veç Isa Mustafës e kishte mësuar atë-, ajo dëshmoi një lloj rezerve për tu përshtatur me frymën e ndryshimit.

Një pjesë e madhe e kësaj partie historike, ndihet më rehat me batakun e botë së vjetër, sesa me të panjohurën e një tronditje të ardhshme. Ata janë më komodë në folenë e gjarprit, sesa në shtëpinë me qira të Albinit, ata kuptojnë më mirë gjuhën e klanit pronto, sesa fjalorin e ashpër kundër oligarkisë, ata më kollaj harrojnë gjakun e Ahmet Krasniqit, Haki Imerit, Enver Malokut, sesa të denoncojnë ish strukturat kriminale të shikut.

Pikërisht frika ndaj një transformimi radikal, që mori hov me frymën e ngritur para 6 tetorit dhe që u çertifikua të dielën e këtyre zgjedhjeve, ishte makthi i vërtetë i LDK.

Zgjuarsia e burokratëve të saj ishte se ditën ta kapin këtë frymë duke i shitur votuesve fytyrën e Vjosa Osmanit. Bizantinizmi i bashkohësve të Rahman Morinës qe se sapo mbaruan punë, e rikthyen Vjosën nga lidere në kukull.

Vetëm të para në këtë mënyrë, si rezistencë ndaj transformimit të shoqërisë dhe ndryshimit real politik, aktet dhe sjellja e LDK, marrin një kuptim. Përpara se të dominohen nga dëshira për të komanduar policinë, për të garantuar presidencën, apo për tu ngërthyer në lojrat qesharake për kryeparlamentarin, aparatçikët që janë në politikë përpara Thaçit, Veselit, apo Haradinajt, i gryen ankthi i një fshese që do spastronte gjithë kastën e vjetër. Makthi i tyre nuk janë postet në qeveri, por përmbysja që po ndodh në shoqëri.

Pikërisht, këtë të vërtetë të thjeshtë duket se nuk po e kuptojnë as Vetëvendosja, as Albin Kurti. Ndoshta me vullnetin për të shpënë deri në fund mesazhin për ndryshim të qytetarëve në 6 tetor, ata po shpërqëndrohen pas detajeve duke humbur thelbin. Sepse mesazhi i gjithë kësaj që po ndodh nuk është tek kleçkat e formimit të qeverisë, por tek pamundësia e bashkjetesës së dy botëve, asaj që imagjinon përmbysjen dhe asaj që shpreson zvarritjen. Për të arritur të parën, as Albin Kurti nuk mund të mbështetet tek bastuni i Isës, as Glauku nuk mund të marrë borxh mustaqet e Agim Veliut.

Ka ardhur koha që ata të dorzohen. Sa do e dhimbshme qoftë, çasti është që ata ta kuptojnë pamundësinë e së resë për tu ngritur përmes të vjetrës. Sepse edhe sikur mrekullia të ndodhë, sepse edhe sikur të supozohet që LDK heq dorë nga tekat dhe të vendosë për formimin e qeverisë, kabineti i ri, i dalë nga kjo përzierje botësh, nuk mund të jetë një sukses.

Një qeveri e tillë do ti ngjajë në rastin më të mirë këtyre katër muajve të nevertishëm të bashkëjetesës me LDK.  Kësaj historie i duhet dhënë fund. 

Për shpresat që ka ngjallur dhe parimet që ka mbrojtur, Vetvendosjes i shkon më shumë profili i një pakice morale, sesa ai i një mazhorance të korruptuar. Prandaj ajo duhet të fillojë të mendojë edhe për zgjedhjet e reja, pse jo edhe për një opozitë tjetër, duke kujtuar se, për herë të dytë, histoira i dëshmoi që e mira nuk arrihet duke bashkëpunuar me pjesëza të së keqes.

14 komente në “Albin Kurti duhet të dorëzohet”

  1. tirona says:

    Me ne fund u perputhen ne ide dy neo komuniste .Vetem ne Shqiperi dhe Kosove duan kapitalizem me parime komuniste………….

  2. Baliu says:

    Populli ka votuar per ndryshimin, e ai do te vie me apo pa Isen, me qete apo ne menyre me dramatike. Nese do te ket zgjedhje te reja, LDK do te shperbehet ne dy pjese. Mbajtja ne pushtet e kriminelave te ftuar ne Hage, gjoja se dialogu me Serbine kerkon zgjidhje te shpejte, dhe se “qellimi arsyeton mjetin”, eshte veshtire te shitet per te treten here.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Doli prap ky flliqesira,ky kujton se ashte ma zgjuari i palaceve qe mendonte qe Albini me 25% te votave do bante revolucionin kulturor te Mao Ce Dunit duke oase shtabin e tij Mark-Leninst islamik,pika si nuk bjen a po ke mesua mama qe ke pasur revolucionare

  4. Edhe pse ky Andi Bushati në Shqipëri ashte një koqe gomari, politikën e sotme kosovare e ka zbërthyer mirë.Unë mendoj se në Kosove nuk ka politikanë por hajduta.Duhet ta ribahen zgjedhjet edhe një here në mënyre qe populli te mendojë mirë kur te votojë

  5. Fenix says:

    Është hera e parë në dy shtetet shqiptare, Shqipëri e Kosovë, që një politikan, si z. Albin Kurti nuk bie në grackën e nevojës dhe dëshirës për t’u bërë Kryeministër, grackë e ngritur dhelpërisht nga z.Isa Mustafa, për të ruajtur jo thjeshtë dinjitetin e tij si politikan i kalibrit të lartë, por për të mos e kushtëzuar aspak qeverisjen për ndryshime rrënjësore, me patericat e detashmentit. Cilido tjetër të kishte qënë, andej e këtej kufirit do t’ia plotësonte tekat patericave, vetëm e vetëm për pushtet. Albin Kurti është politikani i duhur i Botës shqiptare.

  6. Erli says:

    Sa i zgjuar që je ore aman. Po këtë që ke shkruar e para kupton dhe një budalla. Albin Kurti zvarritet se e di mirë që në rast dështimi do të votohet një shumicë tjetër dhe zgjedhjet do të bëhen pas katër vjetësh. Dmth CIAO Vv… Dhe në rast se do të bëhen zgjedhje,,, pa përjashtim dhe në bllok do të ketë të gjithë partitë e tjera kundër, duke e pasur të pamundur të fitojë më. Ajo periudha që kaloi në Tiranë, duke u sjellë a thua se fitoi në Shqipëri, i shërbeu që tani ti duket Is Mustafa jo si Rama, po si Merkel.

  7. Zigur Qarri says:

    Fenix pse eshte shtete kosova ?
    Une e di qe ka shpallur independecen dhe tani pret njohjen nga komuniteti nderkombetar
    Te shpallesh pamvarsine dhe te jeshe shtete i njohur nga Nations-Unies jane dy gjera krejt te kunderta .

    1. Fenix says:

      Nëse zotria e juaj Zigur Qarri nuk e dini ende se Kosova është shtet i pavarur dhe njohur nga më se 100 shtete me në krye SHBA, atëhere flasim për përralla, jo për argumente. Tjetër gjë është rreshtimi në OKB zotëri. Kina, pas luftës së Dytë Botërore, kushedi sa vite jashtë OKB-së, por kjo nuk do të thoshte se nuk ishte shtet. Ndonjëherë nuk ia vlen të kthesh përgjigjie për nivele të uëta debati, por juve ju respektova edhe për faktin që doja ta theksoja që: KOSOVA ËSHTË SHTETI I DYTË SHQIPTAR NË BALLKAN.

  8. Shkupi says:

    z. Bushati je bere me shum demagog se sa analist politik . ISA Mustafa ! plaku me nje kembe ishte kudershtari i flaket ndaj Rugoves , sot ai ndjehet si fitimtare dhe kerkon kushte abstrakte per qeverijsje ne kualicion , sjellet sikur nuk e njef humbjen , nga egoizmi politik i LDK ai eshte mbeturina qe pengon me apo pa qellim daljen nga kriza por jo vetem ai , ka shum parazite ne LDK duke vazhduar me Lutvi Azirin dhe shum te tjere qe nuk jane votuar dhe marin guximin per bisedimet e kualicionit.

    1. Kosovari says:

      Shkupi. Ti more shkupi si të jetoje në xhungël e jo Shkup, goxha qytet i madh. Kërkesat nuk janë të Isës, që edhe mund të kesh të drejt për te, por janë të LDK-së. Kërkesat nuk janë abstrakte (mbase ke dashtë me thanë të mëdha) por shumë konkrete. Nuk e di pse po nervozoheni kur dikush e mbron interesin edhe të partisë së vet. Po pse vetëm LDK duhet të toleroj në emër të interesit të popullit? Me vetëdije apo pa te të gjithë kritikët e saj po ia pranoni meritën e më të merituarit dhe të thirrurit për të shpëtuar situatën. Njejtë ishte gjendja edhe kur duhej të formohej koalicioni i vonuar 6 mujor me PDK e pasta të krtikohet pse bëre koalicion. Fajtore është VV sepse e ka të drejtën dhe obligimin t’a formoj qeverinë, por nuk po e bënë. Pse? Me vetëdije të plotë (edhepse me llogari të gabuar) V V e bënë për të përgatitur zgjedhjet tjera me bindjen se do të fitoj më shumë duke u nisur nga premisat se PDK, AAK dhe NISMA janë të korruptuara prandaj logjikisht LDK i mbetet si kundërshtare e vetme prandaj duhet kompromituar eventualisht. Por po del e kundërta. LDK me aq përvojë nuk lejon që një shoqatë e pionerëve ta kopromitoj përpjekjen e sa disa dekada për pavarësi. Luftën e LDK-së për pavarësi në vitet e 90-ta VV e njef nga diskursi i të tjerëve. Bile më së keqi nga ata që rrezistencën nuk e bënin këtu në vend por nga Bruxeli. Në një artikull Mero baze me të drejtë e shoshiti pozitën e VV dhe pajtohem plotësisht. Do ia shtoja edhe një element që ende nuk ka ndodhur por mund të ndodhë më 03.02.2020. LDK nuk do t’a votoj VV me programin e vet burimor, nëse shkohet për qeveri të pakicës. Por nëse VV e prezanton programin e unifikuar atëhere si do t’a votojnë votuesit serioz atë parti kur duhet të punojë me program 70% të LDK-së? Këta votues atëhere ose nuk marrin vesh nga programi ose votojnë nga hamendja.

  9. bregu says:

    Hera e pare qe ky Bushati po me pelqen por per analizen qe i ben politikes kosovare qe L.D.K ne e nxjerr lakuriq ashtu siç eshte . Po mire more Bushati po per politiken shqiptare çfare ke qe nuk ja thua fare , çfare te mundon apo te pengon , se mos e ke lyer gjuhen aty ku nuk duhet .

  10. patrioti says:

    Adi Kra kra kra sta iku ne Kosovo,nisu sa nuk eshte vone Andush se do ta zene vendin Fatos Lubonja,Qim Peka,Ylli Raqipi,ndaj nxito e ne te semes shko se ketu ju nuk hani me dot buke se ju ka dale boja!Shkoni e ndertoni dhe atje kazanin mediatik se eshte gati me Beratet e Bukeshkalet!Ka zera qe do vije edhe Saliu pasi ka pasaporte Serbe e mund t’ju drejtoj kollaj prej andej!Sa me shpejt aq me mire si per ju edhe per ne!Mos harroni te merni edhe ata shoqaten e vetçvendosjes se Islamisti Kurti do mbeshtetje per zgjedhjet e reja!

  11. rripitititititytytyty says:

    Vetevendosja ta coje kosoven ne zgjedhje te reja, e sigurt qe do fitoje me shume pasi ldk e isa mustafes (vjosa osmani eshte politikisht e vdekur) eshte e dale kohe dhe boje, AAK e ramushit merr vota vec ne dukagjin dhe gllogjan, pdk e thacit e thaci vete jane sinonimi i korrupsionit, pra vetevendosja dhe Albini kane rastin te marrin shumicen e nevojshme per te formuar qeverine si force e pakompromis me te vjetren dhe si force e pakonsumuar ne qeverisje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje