Ky nuk është një jaht i zakontë, pasi ai ngjason dhe ka formën e një aeroplani.
Superjahti 70 metra i gjatë, i ideuar nga Fulvio Codecasa, është i pajisur me radarë me fibra karboni, si të avionëve dhe sistem navigimi thuajse ushtarak.
Në kuvertë do të ketë gjithashtu një pistë për ngritjen e helikopterëve.
Deri tani nuk ka asnjë çmim apo specifikime teknike, por me siguri që do të jetë një prej jahteve më të mirë të kompanisë Codecasa, themeluar në vitin 1825. (TemA)