Qeveria liron nga detyra zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë

29 Janar 2020, 17:39Ekonomia TEMA

Erjon Luçi, që deri më tani mbante postin e zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë, është liruar nga kjo detyrë.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, të lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

1 komente në “Qeveria liron nga detyra zëvendësministrin e Financave dhe Ekonomisë”

  1. Zigur Qarri says:

    Nese te largon nga puna Edvin Escobar D’Rama,dy jan arsyet kryesore, je i ndershem ose ke ndonje grade shkencore ne Perendim.Ndersa “rilindasit” e larguar nga presioni i partnereve perendimore dhe te opozites,afro 350 persona deri tani,jan kriminele me 8 klase shumica,nga largimi te cileve D’Rama sëmuret,se i ka pikë te dobët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje