E pazakontë: Dy satelitë në orbitë rrezikojnë të përplasen

30 Janar 2020, 09:22Hi-Tech TEMA

Kompania për vëzhgimin e satelitëve LeoLab paralajmëroi se dy satelitë të vjetër që i përkasin SHBA-së mund të kenë rrezik përplasje në orbitë, transmetoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

LeoLab theksoi se sateliti astronomik infrared (IRAS) i NASA-s dhe sateliti i eksperimetit për stabilizimin e gravitetit (GGSE-4), të Forcave Ajrore Amerikane do të kalojnë në afërsi me njëri-tjetrin në orbitën e ulët që përkon mbi Pittsburg në SHBA.

Sipas kompanisë, dy satelitët jofunksional që lëvizin në orbitë në drejtime të kundërta me shpejtësi konstante prej 14,7 kilometra në sekondë, parashikohet të afrohen me njëri-tjetrin 15 deri në 30 metra.

Kjo afërsi mes dy satelitëve mund të sjellë edhe rrezikun e përplasjes për shkak se janë jashtë funksionit dhe nuk mund të kontrollohen nga toka.

Në rast të përplasjes së tyre ekzistojnë shqetësimet për përhapjen e mbetjeve satelitore në orbitë, gjë që mund të përbëjë rrezik edhe për satelitët e tjerë.

1 komente në “E pazakontë: Dy satelitë në orbitë rrezikojnë të përplasen”

  1. VERI says:

    “KOLERA” PO NA NDJEK KUDO ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje