FMN vlerëson Italinë: Defiçiti do kalojë objektivin, borxhi nuk do të bjerë!

30 Janar 2020, 22:35Ekonomia TEMA

Defiçiti buxhetor në Itali do të tejkalojë objektivat e vitit 2020 të Qeverisë dhe borxhi publik do të rritet në terma afatmesëm, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.  Fondi i bëri thirrje autoriteteve italiane që të ndërmarrin masa cilësore për të konsoliduar financat publike.

“Duhet përfituar nga mjedisi aktual me norma të ulëta të interesit për të zbatuar konsolidime të besueshme në afat-mesëm”,  theksoi fondi, duke bërë thirrje për një sufiçit buxhetor prej 0.5% deri në 2025.  Defiçiti për këtë vit pritet në 2.4% të Produtkit të Brendshëm Bruto, duke kaluar objektivin e Romës për 2.2%, për shkak të rritjes më të ngadaltë ekonomike.

Për Borxhi, Fondi bëri të ditur se pritet të arrijë në 135% të Produktit të Brendshëm Bruto në afat-mesëm dhe të rritet mëtej në afat-gjatë, si pasojë e shpenzimeve në pensione.

Qeveria po punon mbi një reform të pensioneve me sindikatat për të lejuar më shumë fleksibilitet në moshë ne daljes në pension, por nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë tek financat publike.  Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se rritja ekonomike e Italisë do të arrijë në 0.5% këtë vit, që është norma më e ulët në Bashkimin Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje