Mes lotëve dhe brohoritjeve, Britania bëhet gati për Brexit-in

30 Janar 2020, 21:20Bota TEMA

Pas tre vjet e gjysmë bisedimesh të vështira dhe kaosi politik që detyruan dorëheqjen e dy kryeministrave, Britania do të largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në orën 23:00 të premten. Përkrahësit pro-Brexit po planifikojnë festime në Londrën qëndrore dhe në të gjithë vendin, ndërsa marshimet pro-BE gjithashtu priten në kryeqytet.

Anëtarët e Parlamentit Evropian bashkuan duart për të kënduar “Old Leng Zain” në fund të seancës të mërkurën në Bruksel, një lamtumirë miqësore me 73 homologët e tyre britanikë, pasi votuan kushtet e largimit të Britanisë nga BE në bazë të Marrëveshjes së Tërheqjes.

Sipas një raporti të Korporatës RAND pasiguria e vazhdueshme gjatë këtyre negociatave do t’i kushtojë Britanisë 5.5 miliardë dollarë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të humbur vetëm këtë vit, , dhe 13.8 miliardë dollarë nëse negociatat vazhdojnë deri në 2025.

Boris Johnson, i cili diskutoi një marrëveshje të ardhshme tregtare me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo në Londër, ka përjashtuar zgjatjen e negociatave me BE-në përtej fundit të vitit 2020.

2 komente në “Mes lotëve dhe brohoritjeve, Britania bëhet gati për Brexit-in”

  1. lisi says:

    Ne hale i vafte shpirti nje kombi kolonizatoresh e kriminelesh gjate gjithe historise njerezore.

  2. Like says:

    Britania paguan rreth 20 miljarde çdo vit ne arkat e brukselit dhe merr mbrapsh 3-4 miljard.
    Te gjitha shtetet e lindjes duan te jene ne europe per ndihma, subvencione, punesim dhe sherbime sociale. Dmth. Per te marre nga te tjeret. Le te futen te tjeret ne europe atehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje