Rusia mbyll kufirin me Kinën: Çdo gjë për të mbrojtur popullin tonë

30 Janar 2020, 20:35Bota TEMA

Rusia ka vendosur sot të mbyllë kufirin e saj tokësor me Kinën, si pasojë e përhapjes alarmante të koronavirusit.

Vendimi i Kremlinit vjen si tentativë për të mbrojtur vendin, që për momentin nuk regjistron asnjë rast të virusit vdekjeprurës, ndërkohë që çdo rajon kinez ka tashmë raste të konfirmuara.

Masat përfshijnë mbylljen totale të kufirit tokësor, kufizimin e transportit, ku vetëm treni Moskë-Pekin do të jetë funksional, si dhe pezullimin  e lëshimit të vizave për shtetasit kinezë.

“Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mbrojtur popullin tonë”, deklaroi kryeministri i ri rus, Mikhail Mishustin.

Vetëm në Kinë, janë konfirmuar mbi 8200 raste koronavirusi, ndërkohë që jashtë kufijve kinezë regjistrohen rreth 100 raste.

1 komente në “Rusia mbyll kufirin me Kinën: Çdo gjë për të mbrojtur popullin tonë”

  1. era! says:

    Nuk ka problem se i mbyll rusi kufijte.Jane te hapura e te shqyera dyert e albanistanit per te hyre derri e dosa bashke. Lavdi qeverise largpamese te rilindesit te madh ED KALECI………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje