”Vdes” projekti turk: 90% të miliona fidanëve të mbjellë në Turqi janë tharë

30 Janar 2020, 13:26Bota TEMA

Deri në 90% të miliona fidanëve të mbjellë në Turqi si pjesë e një projekti rekord të mbjelljes masive mund ‘’të kenë vdekur’’ pas vetëm disa muajsh, sipas sindikatës së bujqësisë dhe pylltarisë së vendit.

Më 11 nëntor të vitit të kaluar, ditë e cila u shpall nga qeveria turke si Dita Kombëtare e Pyllëzimit, 11 milion pemë u mbollën nga vullnetarët në më shumë se 2,000 pika në të gjithë vendin, duke u përfshirë dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan,  si dhe kryetari i parlamentit, Mustafa Şentop. Programi i mbështetur nga qeveria theu rekordin botëror për shumicën e pemëve të mbjellë në një orë, në një lokacion të vetëm, me 303.150 fidanë të mbjellë në qytetin verior të Anatolisë, Çorum.

Kreu i sindikatës pohoi, se pavarësisht të gjithë përpjekjes gati 90% e fidanëve të mbjellë, janë inspektuar nga ekipet e tij dhe rezultojnë së janë tharë për shkak të pamjaftueshmërisë së ujit.

Gjithashtu sipas ekspertëve, tharja e fidanëve ka ndodhur dhe për shkak se ato janë mbjellë në kohën e gabuar dhe jo nga ekspertët. Përpos gjithë faktorëve, shtohet dhe fakti që Turqia ka pasur mungesë të reshjeve të shiut, duke e rënduar kështu akoma më shumë gjendjen e fidanëve.

Ministria e bujqësisë dhe pylltarisë e mohoi këtë pretendim dhe tha se “nga sot, 95% e 11 milion fidanëve të mbjellë janë të shëndetshëm dhe vazhdojnë të rriten”.

Sindikata hedh dyshime mbi pretendimet e qeverisë, duke nxitur me anë të këtyre deklaratave, edhe më shumë, debatin global për mbjelljen masive të pemëve. Por përtej të gjitha diskutimeve, Erdogan ka deklaruar se Dita Kombëtare e Pyllëzimit do të përsëritet çdo 11 nëntor.

Partia qeverisëse AK pretendon se ka mbjellë më shumë se 4.5 miliardë fidanë në 17 vitet e saj në pushtet. Sidoqoftë, politikat e saj mjedisore vazhdojnë të tërheqin kritika, së fundmi rreth shkatërrimit të pyjeve për ndërtimin e aeroportit të ri të Stambollit, dhe mbi planet për të krijuar një kanal 45 km për të devijuar trafikun e anijeve nga Bosfori.(The Guardian, scan)

5 komente në “”Vdes” projekti turk: 90% të miliona fidanëve të mbjellë në Turqi janë tharë”

  1. gert says:

    vetem kryetarin ta kemi mire.

  2. naimi says:

    I paskan humbur dhe jo nje por disa zero, si lali erit.. 4.5 milliard!!!! jane ne terezi apo..

  3. Hysni says:

    Çfarë janë këto lajme me burim nga sindikatat. Dihet se në gjithë botën sindikatat janë kundër qeverive. Sepse prandaj janë ngrtur që në origjinë. Por do ishte mirë të konfirmoheshin nga burime të pavarura. Po edhe po të jetë e vërtetë çfarë lajmi përbën për ne?!…

  4. abc says:

    Punet qe behen per tu “dukur” jane me te “futur”.
    Ne gjithcka qe bene nje shtet diktatorial mbizotron e njejta llogjik.

  5. kasapi says:

    Po mire o zoti Mero, ty po te behet qefi qe ky projekt deshtoi? Eh cjemi ne shqiptaret, hipokrita, servila dhe fukarenje. Zoti Mero, te gjithe e dime qe ti je …i amerikaneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje