FOTOT/ Me ashensor, sistem ventilimi dhe dranazhimi: Zbulohet tuneli më i gjatë i drogës mes SHBA-së dhe Meksikës

30 Janar 2020, 10:36Bota TEMA
FOTOT/ Me ashensor, sistem ventilimi dhe dranazhimi: Zbulohet tuneli më i

Zyrtarët amerikanë thanë se kanë zbuluar tunelin më të gjatë të kontrabandës të parë ndonjëherë, në kufi me Meksikën.

Me një gjatësi prej 1,313 metrash, tuneli ka ashensor, sistem të kullimit dhe ventilimit të ajrit dhe kabllo elektrike me tension të lartë. Tuneli lidh një zonë industriale në qytetun Tijuana të Meksikës me zonën e San Diegos në Kaliforni.

Autoritetet, deri më tani, nuk kanë arrestuar dikë, as nuk kanë gjetur drogë. Ato nuk kanë thënë se kush mund të fshihet pas tunelit.

Por, kartela meksikane Sinaloa, e përshkruar nga Qeveria amerikane si një nga organizatat më të mëdha të trafikimit të drogës në botë, operon në atë zonë.

Themeluesi i saj, Joaquin “El Chapo” Guzman, është duke shërbyer dënimin me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

1 komente në “FOTOT/ Me ashensor, sistem ventilimi dhe dranazhimi: Zbulohet tuneli më i gjatë i drogës mes SHBA-së dhe Meksikës”

  1. boss1 says:

    po ndonje Fast Food a kishte aty se lodhesh duke ecur gjithe ate rruge brenda ne tunel dhe te merr uria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje