Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka prezantuar planin për zhvillim të miratuar sot në mbledhjen e qeverisë.
Gjatë një deklarate për median Ahmetaj tha se sot këshilli i ministrave ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim dhe se enti kombëtar ka hapur garën për modelet e shtëpive që do të ndërtohet në këto 18 zona.
“Sot këshilli i ministrave ka shpallur 18 zona të reja për zhvillim. Zonat si më poshtë, çështja e rindërtimit ka marrë rrugën ligjore
Njësia administrative Shijak-FSHZH
Kurbin- një zonë tjetër që do të rindërtohet nga enti kombëtar i Turqisë
Thumanë-FSHZH
Kurbin- Një zonë tjetër
Krujë- Dy zona, njëra në Bubq që ka një dëmtim në territor shumë të madh, tjetra në Fushë Krujë
Durrës- Kemi një zonë -FSHZH
Vore- një zonë
Kavajë-një zonë në qytet
Tiranë- 9 zona të reja për zhvillim nga zona 5 maji, zona e autotraktorëve, kombinat. UBT, Baldushk njësi kolektive me modelet, Ndroq, Vaqarr dhe në Zall Herr
Qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor ka vlerësuar dëmet duke shpallur zonat ku do të ndërtohet. Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko por për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës dhe modelin e banesave.
Enti kombëtar ka hapur garën për modelet e shtëpive. Sot deri në mbylljen e orarit zyrtare firmoset.
Pas datës 6 do të fillojë procesi për ndërtimin e tij që nga prokurimi për ndërtimin e banesave bashkëkohore anti-sizmike. I bëj thirrje qytetarëve që të përshpejtojnë aplikimet.
Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe 135 punonjës në dispozicion. Në dy ditët e fundit kanë aplikuar rreth 200 familje. Duhet të aplikoni sa më shpejt. Na keni në dispozion për të të ecur a më shpejt.
Falenderoj edhe OJF-të e angazhuara në procesin e rindërtimit. Edhe njëherë i shpreh atyre dhe organizatave të tjera solidaritetin për goditjen”, tha Ahmetaj. (TemA)
Ok…as kam kërku nonjiher nji cop gozhdë nga shteti e jo më shtëpi! Doja vetëm të shihja pak njerëzillëk nga shqiptarët që punojnë aty për mua vëllain e tyre debil….të paktën kësaj here
Njerëzillëk nuk pashë gjë kështu që STOP! 0 lekë për ri ndërtim!
Edhe ajo më duhet…. të mbaj Ben Ahmetajn me leka
Mos aplikoni! Çdo aplikim është një miratim që i jepni Benit me shokët e vet për me na vjedh!
Ja nje shkrim tjeter humorist ne Tema qe zbardh detaje mbi humorin shqiptar….