Gjendet i hedhur në kanal, ndërron jetë në spital biznesmeni i kromit në Bulqizë

31 Janar 2020, 21:51Kronika TEMA

Biznesmeni i kromit në qytetin e Bulqizës, Murat Duriçi ka ndërruar jetë në rrethana misterioze.

Ai është gjetur në një kanal pranë qytetit të Bulqizës, në gjendje të rëndë për jetën. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e kanë pikasur dhe dërguar drejt spitalit të qytetit.

Por Duriçi ka ndërruar jetë gjatë rrugës për shkak të plagëve të rënda.

Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari mund të jetë përplasur nga një furgon.

Por rrethanat janë ende të paqarta dhe policia ka nisur hetimet.

Pritet që në pyetje të merren edhe familjarët e tij, ndërsa zbardhja e ngjarjes bëhet e vështirë për shkak se në vendin ku është gjetur Duriçi nuk ka kamera sigurie.

Nderkohe qe mësohet se ai është përplasur nga një furgon, që drejtohej nga personi i identifikuar si Mentor Çeku.

Biznesmeni kishte dalë për një shëtitje, kur është përplasur nga furgoni, i cili po ecte me shpejtësi, ndërsa dyshohet se drejtuesi ka qenë nën efektin e alkoolit.

Çeku e ka goditur Duriçin me pasqyrën e automjetit, duke e hedhur në kanal dhe më pas është larguar nga vendngjarja ku shkuar në fshatin e tij, ka marrë familjen dhe është larguar.

Policia po punon për gjetjen e autorit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje