Ligji për Ushqimin dhe Shërbimin Veterinar do të ndryshojnë, si dhe do të bëhet një reformim tërësor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore në sistem. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa vizitoi në Korçë një prej thertoreve dhe fabrikave më të mëdha në vend të përpunimit të mishit, e cila është mbështetur gjithashtu me fonde nga AZHBR.
“Brenda muajit shkurt ne do të miratojmë në Parlament ndryshimet përkatëse në ligjin për Ushqimin, të cilat i hapin rrugë një reformimi tërësor të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për ta kthyer këtë institucion nga një agjenci ku 60% të punës merret me kontrolle rutinë të kioskave, fast food-eve apo restoranteve në një agjenci që të garantojë sigurinë ushqimore në sistem, në mënyrë që të paraprijmë gjithë procesin e përafrimit të standareve tona me ato europiane”, tha ministri Çuçi
Ndërkohë sa i përket ligjit për Shërbimin Veterinar, ministri tha se tashmë është miratuar në qeveri dhe pritet të kalojë për shqyrtim në parlament.
“Synojmë një ridimensionim tërësor të shërbimit veterinar në Shqipëri. Këto janë procese që ne po i ndërmarrim në mënyrë që hap pas hapi të shkojmë drejt standardizimit të sigurisë ushqimore në Shqipëri me atë europiane”, tha ministri Çuçi.
Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Ushqimin, ndër të tjera do të kemi një strukturë të re brenda AKU-së që analizon të dhënat e inspektimeve ndër vite, në mënyrë që plani i monitorimit kombëtar të jetë i bazuar në analizë dhe statistika disa vjeçare.
Ca veterineresh thua o derzi
Si do e reformosh kur keni mbyllur shkollat bujqesore
Keni 30 vjet qe nuk prodhoni nje veteriner kur te vdesin keta qe kemi si do ja beni?
Skeni nje laborator po i hani mutin nje fabrike farmaceutike qe tju bej analizat per llogari te shtetit se skeni asnje haber sesi behen
Dega e ushqimit ne shqiperi eshte kuku me keq se ajo e ndertimit, kanceri u rrit 100 fish nga 90-ta
Edhe ajo thertorja qe ti viziton sa kafshe made in albania ther