Moldavë apo rumunë? Një shembull se si mund të “lindë” gjuha kosovare

2 Shkurt 2020, 19:10Rajoni TEMA

Akademia Rumune, një institut i mbështetur nga Qeveria për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës rumune doli së fundmi me një deklaratë ku i kërkonte Moldavisë që të ndalonte së cilësuari gjuhën që flet shumica e qytetarëve të vet si “moldavisht” dhe ta thërrasë atë ashtu siç është në të vërtetë “dialekt i rumanishtes”.

“Promovimi i idesë së një gjuhe moldave, të ndryshme nga rumanishtja nuk është thjesht mohim i identitetit dhe realitetit kulturor, por është gjithashtu një manipulim ideologjik që komuniteti ndërkombëtar nuk ka për ta pranuar kurrë”, thuhej në deklaratën e Akademisë Rumune.

Reagimi mori shtysë pasi Presidenti moldav, Igor Dodon foli në mbështetje të një “gjuhe moldave” gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin e Europës në Strasburg, duke shkaktuar përshkallëzim të mëtejshëm të përplasjeve mes qeverive të dy vendeve.

Sherri për gjuhën buron që prej kohës së ish-Bashkimit Sovjetik. Moldavia ishte pjesë e këtij bashkimi dhe për të dobësuar dhe shkëputur lidhjet e saj me Rumaninë, Moska krijoi një identitet artificial moldav, të ndryshëm nga ai rumun.

Pse e sollëm këtë përplasje që zhvillohet mes dy vendeve në një rajon gjeopolitik me pak rëndësi për shqiptarët? Arsyeja është e thjeshtë…sepse ka një ngjashmëri të madhe me atë që po luhet sidomos në vitet e fundit mes shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë.

Mes shqiptarëve nuk ka mbërritur ende përplasja tek gjuha. Pra, përplasja mes udhëheqësve në Tiranë e Prishtinë nuk është aq e theksuar sa përplasja mes Bukureshtit dhe Chisinaut. Në Kosovë nuk ka mbërritur ende tek faza ku të mohohet nga shqiptarët e Kosovës që gjuha që flasin është shqip, por ta quajnë këtë gjuhë “gjuhë kosovare”. Por, janë dhënë shenjat e para të një përplasjeje që mund të thellohet nëse dy shtetet shqiptare nuk tregohen më të kujdesshme në afrimin me njëri-tjetrin.

Përplasjet janë nga më të rëndomtat e burokratiket. Kanë filluar me turizmin patriotik, ku nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të mashtruesve në bregdetin shqiptar dhe kanë vazhduar me tarifat doganore, ku njëra palë ka akuzuar tjetrën për tarifa të padrejta dhe në këtë pjesë nuk ndihmon as trau i vendosur në “Rrugën e Kombit”.

Përplasja vijoi me Flamurin e Kosovës. Shumë i mbrojnë ngjyrat e tij, sepse janë pikërisht ato ngjyra që i dhanë Pavarësinë, por të tjerë kanë qenë kundër, përfshirë këtu edhe vetë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, që pritet të shpallet Kryeministër së shpejti.

Ndasitë u thelluan me njohjen e Kosovës nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s. Disa nga lojtarët që u larguan nga Shqipëria për të luajtur me përfaqësuesen e Kosovës u cilësuan në Prishtinë si heronj, ata që nuk e bënë këtë, u cilësuan tradhtarë.

Vijoi me përplasjen nëse skuadra e Kosovës duhej të quhej “Kombëtare”, apo “Përfaqësuese” dhe në fund një video “naive” në rrjetet sociale ka rindezur këtë debat. Në videon e shpërndarë dhe më pas të fshirë edhe nga vetë Lorik Cana shfaqet një fëmijë që këmbëngul se është “shqiptar i Kosovës” dhe përlotet kur i thonë “kosovar”.

Nga një pjesë e shqiptarëve në Prishtinë videoja u ironizua, aq sa disa sollën në kujtesë një fjalim të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç, që në 2016 i drejtohej Vlora Çitakut duke i thënë se ajo nuk ishte kosovare, por shqiptare e Kosovës. Daçiç deklaronte se nuk kishte një komb kosovar dhe se kombi kosovar ishte një krijesë artificiale e Perëndimit. Me këtë argument akuzonin palën tjetër që mbronte “shqiptar i Kosovës” se ishte në një linjë me Ivica Daçiçin.

Asnjëra palë, pavarësisht qëndrimeve që i ndajnë nuk e vë në dyshim që si andej edhe këndej kufirit që ndan dy shtete shqiptare, ka shqiptarë. Por, sot vetëm për pjesën dërrmuese të historianëve nuk ka asnjë dyshim se moldavët dhe rumunët janë i njëjti popull dhe megjithëse vetëm deri para pak dekadash edhe vetë pjesa më e madhe e moldavëve e kanë pranuar këtë, sot është një tjetër panoramë.

Sipas një sondazhi të realizuar në 2009, vetëm 26 për qind e moldavëve thonë se kanë lidhje në gjuhë dhe kulturë me rumunët, ndërsa 50 për qind e mohojnë këtë. Në Kosovë e Shqipëri nuk janë realizuar sondazhe të tilla, por një sondazh që tregon “ftohjen” është ai i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Shoqëria e Hapur për Kosovën që në 2018 doli në përfundimin se ka rënë në 63 për qind shifra e qytetarëve të Kosovës që dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë, ndërsa në Shqipëri kjo shifër ishte 74 për qind.

Për të kuptuar se si po ndodh procesi i largimit mes shqiptarëve, duhet që më parë të kujtojmë se si përfunduan të ndarë rumunët e moldavët. Në shekullin e 17-të, rumunët ishin të ndarë në tre rajone të mëdha, Wallachia, Transilvania dhe Moldavia. Po në këtë periudhë banorët e Moldavisë e quanin veten si moldavë ashtu edhe rumunë, ndërsa nga fqinjët e tyre sllavë të gjithë bashkë quheshin “vllahë”, një term që sllavët e përdornin për popujt që flisnin gjuhët e prejardhura nga latinishtja, siç ishte edhe rumanishtja.

Moldavia u bë pjesë e Perandorisë Ruse në vitin 1812 si pjesë e një marrëveshje me Perandorinë Osmane, ndaj të cilës Principata e Moldavisë ishte vasale. Marrëveshja mes turqëve dhe rusëve shkaktoi protesta në Moldavi, ku kundërshtohej kalimi i tyre nën pushtetin e Perandorisë Ruse.

Megjithatë, kalimi ndodhi dhe nga principatë, Moldavia u quajt “Oblast”. Menjëherë nisi procesi i ‘rusizimit’ të rajonit. U ndalua alfabeti latin dhe u bë i detyrueshëm alfabeti cirilik dhe principata humbi shumë nga autonomia që gëzonte nën pushtetin e osmanëve.

Në Luftën e Parë Botërore, Moldavia iu bashkua Mbretërisë Rumune. Megjithatë, thuajse një shekull asimilim dhe lidhje me Rusinë e kishin dobësuar identitetin rumun të moldavëve dhe në vitin 1940, pas një ultimatumi të Bashkimit Sovjetik, Rumania pranoi që t’ja lëshojë Moldavinë Rusisë, e cila vazhdoi fushatën e asimilimit dhe të forcimit të identitetit “moldav”.(gazetaSI)

16 komente në “Moldavë apo rumunë? Një shembull se si mund të “lindë” gjuha kosovare”

  1. Neutrino says:

    Nuk ka gjuhë kosovare dhe gjuhë shqiptare. Gjuha shqipe është një. Ka dialekte të ndarë në dy grupe të mëdha, dialekt tosk dhe dialekt geg. Edhe brënda këtyre dy dialekteve ka nëndialekte që fliten ende sot. Dhe këtu nuk asgjë të keqe. Identifikimi i një kombi ka si korrnizë të patjetërsueshme gjuhën dhe territorin. Nëqoftë se Kosovarët duhat ta quajnë gjuhën e tyre kosovare nuk ka asgjë të keqe. Por për hir të prejardhjes duhet të ketë një gjuhë të unifikuar zyrtare. Të paktën të shkruar. Ashtu si i kanë Gjermanët me Austriakët. Fatkeqësisht, dialekti kosovar, po shkatërron edhe atë shqiptar deri të tani të pranuar zyrtarisht. Shumica e shtypit onlinë është bastarduar nga kosovarë që janë punësuar tek këto portale. Le pastaj, kur lexon komente në FB. Të vësh duart në kokë.

    1. ec aty says:

      Nuk keni pse shkoni aq larg. Rasti i bullgarishtes dhe “maqedonishtes” eshte tipik! Nuk ka “maqedonisht”, ajo eshte thjesht dialekt perendimor i bullgarishtes. Nje bullgar dhe nje sllav i Maqedonise merren shume mire vesh me njeri-tjetrin, pa nevojen e ndonje perkthyesi!
      Makedonia eshte shqiptare, as greke as bullgare!

  2. Kuq e zi says:

    Kush klysh kurve ka guxu me bo nji krahasim te tille
    Dialekti qe flet kosova fillon ne nish e mbaron ne shkumbin pra gege
    Te gjith moldavet qe i perkasin etnise rumune thone qe flas rumanisht (eksperience personale) dhe mos bashkimi me rumanine vazhdon vetem prej pakices ruse qe ka krijuar nje minishtet ne moldavi pra i druhen rastit ukrainas
    Nqs do benim nje cenus ne shqiperi del qe nuk i bashkohet kosova shqiperise por e kunderta
    Pra ato 3.2 milion me te drejte vote qe ka shqiperia dhe qe perdorin halebaket e kuvendit ti pijne lengun
    Sa per gjuhen standarte ajo dihet qe duhet ripare mjafton te lexojme tre rreshta gjate qeverise se zogut per te kuptuar qe enver hoxha dhe zogu e bene gramatiken prone te origjines se tyre
    Por sido te shkoi puna e gjuhes bashkimit kombtar ti rruani loqet

  3. Kalec Dega says:

    Gjuha shqipe nuk mesohet ne xhamia dhe nga Hoxhe.
    Kosova e humbi shancin per te mesuar shqip, Ramush Haradinaj shembull tipik, per se mbari ose kurre nuk treguan interes te mesonin gjuhen standarte shqip. Kosovarishtja eshte nje shqipe e vjeter ose dialekt shqip i turqizuar keqazi me tendenca te medha sllave(serbe).
    Pra Kosovarishtja duhet te njihet se nje dialekt i shqipes i turqizuar. Kosovaret jane krenare per Kosovarishten e tyre dhe nese e duan si gjuhe me vete , nje arsye tjeter eshte se nuk duan te kete te beje me Shqiperine.
    Thjesht nje mendim i imi.Me mire se Kosovari nuk ka kush ta shpjegoje qendrimin e tyre per nje Kosovarishte si gjuhe e Kosoves.
    =
    Ndersa ne Kosove ndoshta flasin per Kosovarishte, Shqipja e Shqiperise po rrezikohet dhe shkaterrohet nga cecenet arnaute shfatare engleze.

    1. ca po thua says:

      Sa klase shkolle ke ti mor IDIOT. Shko mor psokopat laj WC-te, se kapaciteti yt mendor eshte me i ulet se gomari i fshatit te sat’eme!

  4. koci says:

    Ç’ikini këta artikuj që nxitin përçarje, sikur nuk doni veten!?
    Po në Moldavi ka interferuar fort interesat e superfuqisë Ruse me para dhe spiunazh etj, që i krijojnë këto diferenca.
    Ndërsa në rastin tonë nuk është fare kështu, apo kështu duan fqinjët!!
    Nuk ka Shqipëri pa Kosovë dhe e kundërta, ose jemi të humbur.
    Shqiptarët vetëm të bashkuar munt të mbijetojnë dhe të bëjnë histori.

  5. Zigur Qarri says:

    Te bejne cfare duan kosovaret nuk na intereson shume ta quajne veten sic kane qefe ata serbe kroat boshnjak goran cigan turqe cfare dreq racash ka atje pune e tyre vetem mos na i bashkoni me shqiperine se do na ktheni vendin nga nje vende etnikisht i paster ne nje shtete multietnik .
    Me patriotizmin e tyre jemi ngopur nuk duam me vetem kontrolloni kufirin dhe kerkoni kritere per hyrjen ne shqiperi .

    1. gjergji says:

      Zigur o mik:Kosova e beri Shqiperin.Edhe ne Vlore kur po ngrihej flamuri kombetar e diteve pas ,lebrit te drejtuar nga nje klerik I njohur e me shume influenve ne Vlore e laberi kendonin e kerkonin :Duam baben.Pastaj ngjarjet dihen e jane te shkruara ne gazetat e kohes e te fotografuara nga fotot e Marubbit se si trupat e IS BULETINIT e perzun e I rrahen .Kosova esht etnikisht e paster e shqiptare shume me teper se Shqiperia e shume ma patriot se kushdo tjeter.Shiko jugun o mik, qe per nje pension grek shet Shqiperin e kur nje Kosovar e jo lab Lufton e luftoj pa fund per Shqiperi etnike.Ne fund te fundit mik per sqarim:gegenishtja ishte version zyrtar koresponces shqiptare.Pa versioning gege te perkthimeve kryeveprave botrore nuk do I kishim ato ne duar

  6. Shqiptari says:

    Historia e Moldavisë,Besarabisë,është ka rrjedhur në një kalvar të gjatë pushtimesh,bashkimesh me Rumaninë,Turqinë,Rusinë,Bashkimin Sovjetik dhe përsëri me Rumaninë,deri në vitin 90-të ku shpalli pavarësinë.Ky vend që kufizohet me Rumaninë dhe Ukrakinën,ka vuajtur njē sërē pushtuesish,të cilēt kanē punuar fort për t’a asimiluar,sidomos kur Turqia ia dorëzoi sundimin Rusisë.Nē periudhën e sundimit komunist,gjuha moldave u ndalua si gjuhë zyrtare dhe kishtare.Ky proces vazhdoi kur ajo së bashku me Vllahinë,Valladinë,Transilvaninë dhe Rumaninë,formuan mbretërinë Rumune.Këto krahina kanë luftuar ndër shekuj me njëri-tjetrin,dhe këto armiqësi sot janë ende të ndezura.Pa dyshim,këto kanë çuar dhe në përplasjen gjuhësore. Edhe historia jonë është e ngjashme me atë të Besarabisë(Moldavisë së sotme),po ne nuk jemi përplasur,apo luftuar,qoftë historikisht,gjatë periudhës bizantine,asaj turke,apo gjatë invazionit sllav.Edhe pse gjuha shqipe ka dy variante(Dialektin Tosk dhe Geg),ajo është ruajtur fort nga asimilimi.Shqipja është nje gjuhë e vogël e e trungut indoeuropian,që i është dashur të ndeshet me gjuhë shumë më të mëdha si,latinishten e imponuar,sllavishten,gjuhën baltosllave(osmanishten),greqishten si gjuhë e bizantit,jo pak,por nē disa mijëra vjet.Kjo qëndresë kaq e fortë,e pabarabartë,me pushtime të stërzgjatura,tregon se gjuha ka qenë faktori bazë q ka sigururuar ekzistencën e kombit shqiptar.Nëse do kishte një pērplasje gjuhësore,do ishim asimiluar si shumë popuj fqinjë,trakë,dalmatë,vllehë etjJo për pariotizëm,as për oportunitet patriotik,është krejt e pamundur,të hapet një debat gjuhësor,Shqipēri,Kosovë,Maqedoni apo ndonjē hapësire tjetër shqipfolēse.Dallime dialektore ka nē shumë gjuhë,brenda një shteti,po edhe kombi,po kjo në rastin tonë,nuk funksionon.Është një debat i hapur, për Standartin,për një “padrejtësi”qê i është bërê gegërishtes,si dhe një debat për Drejtshkrimin e gjuhës shqipe,por ky grupim është i vogël,për të hapur një ndeshje gjuhusore midis Shqipirisë dhe Kosovës.Ka në Shqipëri dhe në Kosovë shumë burra dhe gra të mençura,që të gjykojnë më parë si shqiptarë dhe jo të tregohen të vegjël,e të gjykojnë si shqiptarë dhe kosovarë.Për ta mbyllur po citoj diçka nga Mjeda:Geg’ e Toskë,Malci jallia/Jan’nji komb’m’u da s’duro/Fund e majë nji a Shqypnia’E nji gjuhë t’gjith na bashkon.Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime/Ndër kta vllazën shoq me shoq:Kush e dan me fjal’ e shkrime/ Ça natyra vetë përpoq.Tung.

  7. Baliu says:

    Pse duhet marr shembuj ane e mbane botes se qka duhet te bejne shqiptart. Simbas vendi kuvendi.

  8. millosh kopiliqi says:

    cila gjuhe Kosovare ? ajo e kurdeve te prizerenit ? ajo e “bugareve” te rahovecit ? ajo e budalleve te shkodres ? mos na e lodhni bythen me kso tema . nje gjuhe Kosovare sdo ti plotesoje nevojat as per Gazeta ditore. ne moldavi shumice jane proruset ky eshte problemi. sote gjuha shqipe ka fuqine me te madhe se ushtrite e dy shteteve , kosoves dhe shqiperise

  9. demokrati says:

    Une kam shkruar vite me pare se eksperimenti rus ne Moldavi u konsiderua si me i pershtashme nga serbet per zbatim ne Kosove. matoshi, buzhala dhe pjesa me e madhe e inteligjences kosovare jugosllaviste vepron mbi kete platform. Tani eshte teper vone, rruga drejt krijimit te kombit hibrid kosovar ka hyre ne rruge pa kthim. Shqiptaret dhe kosovaret brenda nje shekulli do te jene si serbet dhe kroatet. Histeria antishqiptare ne Kosove ka permasa te gjenocidit kulturor ndaj entitetit shqiptar. Tirana zyrtare duhet ti filloj te kerkoj zbatimin e te drejtave per pakicen shqiptare ne Kosove dhe ndalimin e kosovarizimit te metejshme te jetes politke shqiptare duke pamundesuar legalizimin e platformes serbe per nje Kosove qe te perfshije edhe Shqiperine e Eperme dhe kete dalje ne Shengjin.

  10. O says:

    Millosh sakte,,,me dy rreshta i the te gjitha.

  11. Pellazgos says:

    Gluha e bukur Albanese eshte shume interesante dhe pak e e trazuar.Perkthimi:
    Glosa e buatiful este mucho interesante and poco tranzicione.
    Ja dhjete fjale Anglese te marra nga Rilindasit katolike dhe Myslimane neper bote.
    Mos harrojme qe gluha anglese eshte e krijuar ne shekujt e 7te me nje % te madhe Latine,por edhe 45000 fjale Greke.
    Meat shqipetaret e beren mish,tani si i thonin ilyret mishit eshte per tu analizuar.
    Hanger d.m.th i urritur ne ha.
    Pino greqisht ne pi shqi.
    Morning ne mengjes
    Dark ne Darke
    Day ne dite.
    Note italisht ne nate.
    Marit ne martuar
    Priest ne Prift
    Sicknes ne semundje
    Deth ne Vdes
    Barruy ne Varr

    1. Pellazg says:

      Gjuha shqipe-dege me vehte e gjuheve indo-evropiane
      Mjafton te marresh disa njohuri fillestare gjuhesore dhe do mesosh se te gjitha gjuhet evropiane futen ne nje grup gjuhesor,te quajtur indo-evropiane. Te gjitha gjuhet indo-evropiane kane te njejtin burim,pra te njejten gjuhe burimore te quajtur nga gjuhetaret sanskritisht (gjuha-meme).Gjuha shqipe eshte nje dege e vecante e grupit indo-evropian,po ashtu edhe gjuha greke,po ashtu edhe gjuhet gjermanike (gjermanisht,anglisht,danisht,hollandisht..),po ashtu gjuhet latine (italisht,frengjisht,spanjisht,portugalisht…),po ashtu gjuhet sllave (rusisht,bullgarisht,cekisht kroatisht…). Nuk futen ne gjuhet indoevropiane hungarishtja,turqishtja dhe finlandishtja. Te gjitha gjuhet indoevropiane,duke patur nje burim te perbashket eshte afermendsh qe kane fjale me shumice, qe kane te njejten rrenje,thjesht kane marre forma apo trajta te ndryshme duke percaktuar keshtu edhe formimin e gjuheve te ndryshme. Nga kjo eshte fare e thjeshte qe nje njeri me 2 gram tru dhe 2 gram njohuri, te kuptoje se perse ka fjale te ngjashme ne gjuhe te ndryshme evropiane. Ka shume fjale, po ja psh te permendim : nate-notte-night-nixta-noch! Nje injorant do perpiqet ne ndonje menyre te tregoje se kjo fjale eshte psh greqisht domosdo dhe te gjitha gjuhet e tjera e kane marre nga greqishtja ? Kjo fjale ka te njejten rrenje nga gjuha-meme,por ne trajta te ndryshme,prej nga percakton gjuhet e ndryshme,qe jane krijime te mevonshme! Kur shkojme te trajtat e fjaleve ne gjuhe te ndryshme (pasi rrenja eshte e perbashket per te gjitha gjuhet indoevropiane) aty fillon gjuhesia punen e saj dhe percakton se kush trajte (jo rrenje,se ajo eshte njesoj per te gjitha),pra kush trajte eshte me e vjeter dhe eshte formuar me ne lashtesi (prej nga kuptohet edhe kush popull qe perdor kete apo ate gjuhe, eshte i formuar me ne lashtesi). Te jene te sigurte te gjithe ata qe enden brekdhjere neper keto shkrime ketej e andej,se gjuha shqipe eshte ajo qe percaktohet se ka TRAJTAT ME TE LASHTA te fjaleve,nga vete profesionistet gjuhetare,fjale qe jane me afer gjuhes burimore (gjuhes-meme). Nje nga treguesit (por jo vetem) eshte shkurtesia e fjaleve. Sa me e shkurter te jete fjala aq me ne lashtesi eshte krijuar dhe ai popull qe e perdor fjalen ne ate trajte eshte me i lashte se nje popull tjeter qe e perdor ne nje trajte me te zgjatur!
      Le te bejme nje krahasim fare te thjeshte :
      at (shqip)
      p-at-er (latin)
      p-at-eras (greqisht)
      f-at-her (ang)
      at-iec (rusisht)
      Ati im qe je ne qiell thuaju gomereve te mos pellasin ?

  12. Pellazgos says:

    Gluha e bukur Albanese eshte shume interesante dhe pak e e trazuar.Perkthimi:
    Glosa e buatiful este mucho interesante and poco tranzicione.
    Ja dhjete fjale Anglese te marra nga Rilindasit katolike dhe Myslimane neper bote.
    Mos harrojme qe gluha anglese eshte e krijuar ne shekujt e 7te me nje % te madhe Latine,por edhe 45000 fjale Greke.
    Meat shqipetaret e beren mish,tani si i thonin ilyret mishit eshte per tu analizuar.
    Hanger d.m.th i urritur ne ha.
    Pino greqisht ne pi shqi.
    Morning ne mengjes
    Dark ne Darke
    Day ne dite.
    Note italisht ne nate.
    Marit ne martuar
    Priest ne Prift
    Sicknes ne semundje
    Deth ne Vdes
    Barruy ne Varr
    Short i Shkurter
    Mind ne mendje
    Spirit ne Shpirt
    Pusy ne Pidhi
    Mother ne Moter
    Road ne Ruge
    See you Syri
    Sience ne Skence
    Bath-room dhoma e bythes
    Dhomatio greqisht dhome “shqip”
    Uoter ne Uje
    People ne Popull
    State ne Shtet
    Cita,City ne Qitet,kurse Ilyret i thonin Polis.
    Pace ne Paqe
    Certo italisht ne Qarte
    Kantare ne Kendoj
    Sllave ne Skllav
    Family ne Familje
    Liberta ne Liri
    Re-volution i Revolucion,d.m.th ri-vendos
    At-Dheu,eshte Turqisht,dheu i Babait,At-aturk Babai i Turqve
    Fine ne Fund
    Lake ne Liqen
    Mount ne Mal
    Might ne Mund
    Problem ne Problem
    Spiti Greqisht ne Stepi
    Prima-vera ne Pranvere
    Battle ne Beteje
    Fight ne Lufte
    Pozicione ne Pozite
    Large ne Large
    Hospital ne Spital
    Saint ne Shenjt,kurse ne kohen e Kastriotis i thonin Agios,Agia Sofia,Agi Saranda etj,etj,ecetera,te tjera.
    Adore,adhuroj ne Dashuroj
    Need ne nevoje
    Sequrity ne sigurte,sigurim
    Tora Greqisht ne Tani
    Kleo greqisht ne Klau e Qau.
    Camet i thonin Klau,Gluha nga Glosa.
    Center ne Qender
    Forca italisht i Forte “shqip”.
    Adress ne Adres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje