Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli ka mbërritur sot në Tiranë. Presidenti i PE-së, është pritur në hyrje të Kryeministrisë nga Edi Rama.
“Kryeministria – Takimi i mirëseardhjes së Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli”– shkruan Rama teksa poston videon.
Sassoli nisi axhendën e tij të takimeve me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, në orën 14:45. (TemA)