Basha me 4 shoqërues hyjnë me dhunë në godinën e Qytetit Studenti, Bashkia e Tiranës e denoncon në polici për dhunë ndaj recepsionistes

4 Shkurt 2020, 21:08Politika TEMA

Pasditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me 4 shoqërues të tij, jo studentë, të pajisur me kamera për show-n e radhës, ka hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti.

Pas kësaj, ka reaguar Bashkia e Tiranës.

Reagimi i Bashkisë

Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.

Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4.

Ndërkaq, Godina nr.4 është një nga ndërtesat e cila do të rikonstruktohet sipas projektit të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili po zbatohet nga KFË-ja. Kjo e fundit ka ndihmuar edhe në rikonstruksionin e godinave të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, tashmë të përfunduara, e ndërkohë po vijon punën për rikonstruksionin e 4 godinave të tjera në Qytetin Studenti. Në total, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 22 konvikte për studentët që studiojnë në Tiranë.

Nisur nga kjo, duam t’i drejtojmë disa pyetje aktorit Lulzim Basha: Sa konvikte keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa shkolla keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa karta studenti keni dhënë për studentët e Tiranës, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: Zero! Zero! Zero! Sepse Lulzim Basha jo vetëm që nuk ndërtoi e as rikonstruktoi ndonjë konvikt për studentët, por sot drejton partinë që zaptoi 3 konvikte për 30 vjet.

Lulzim Basha, në sytë e qytetarëve të Tiranës si ish kryetar i Bashkisë është një zero, i cili nuk do të bëhet kurrë Kryeministër me një CV të mbushur me zero në çdo punë të dhuruar nga partia, që po e shkatërron përditë. CV-në e mbushur me zero nuk do mund t’ia pastrojnë as videot e xhiruara nëpër Tiranë me figurantë të marrë borxh nga Forumi Rinor i PD-së.

10 komente në “Basha me 4 shoqërues hyjnë me dhunë në godinën e Qytetit Studenti, Bashkia e Tiranës e denoncon në polici për dhunë ndaj recepsionistes”

    1. ben says:

      U fut me dhune qe te vidhte?
      Te perdhunonte?
      Te shkateronte?
      Kjo hyrja me dhune la ndonje pasoje?
      Kryetari i opozites ndalohet te beje publike gjendjen e mjerushme te studenteve dhe duhet te mari leje te erionka per te takuar studentet?????
      Ore edhe komunizmi ne 90 nuk bente gjera te tilla.
      Psakeni prekur fundin o rilindja.

  1. o frymezu nga takimi me zoje Kim Arvizu
    Cojii Policine ke Vila dhe merreeni zvarre shkerdhaten

  2. Pyka says:

    Hahahaha?????shkërdhatë ky,shkërdhatë shteti!

  3. M....mecit says:

    Po ky nuk ka nevoje per koment se diet se ca monedhe esht.. Mos u merni me LYLYSHIN se humbisni kohen kote.

  4. eda says:

    Ky idjoti 4 vjet kryetar nuk dha asnje burse te nxenesve te ekselences.
    Te dale ndonje dhe te thote te kunderten, se une kam patur femijen tim dhe kishte per ta marre dhe smori gje. Flet ky deshtak.

  5. Eri says:

    Mos i beni pyetje se sa godina karikonstruktuar se tregoni budallallikun tuaj po arrestoheni ne vend ashtu si do te veprohej me cdo shtetas te thjeshte qe do te hynte me force ne mjediset e godinave.

  6. 19 says:

    Po lereni kte te shkretin se ky eshte produkt argita zeni berisha .kshuqe mos ja vini re se ky as te qi as te leshon .dava shalngjituri.ca prisni nga nje shalngjitur si ky vemja .

  7. Agel says:

    Pas 30 viteve filluat te rilonstruktoni,ti jepni lluster,ju se lulushi me shok 0 investim,por dhe ju thjesht po i jepni lluster,me parat e te madhes Merkel,por mos harroni se keto ndertesa dhe keto konvikte i ka ndertuar ai regjim, dhe ata njerez qe ju kurre nuk i fslenderuat,te cilet ndertuan nje shqiperi feudale,po ikin te gjith nga kjo bote,si njerz te thjesht,pz pasuri e pa vila, nje pyetje te thjesht,kuriozitet sa konvikte ka ndertuar, ky sistem ne keto 30 vite demokraci,jo rindertuar e llustruar,PO NDERTUAR,?. nje shifer ju lutem.?

  8. Tironsi says:

    Lulushi paska dasht me taku studentet ye cilet ishin duke rikondttuktuar godinen….O”Ben”,mbifh mendjen o i vohli shqupas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje