Basha takon kreun e PE-së në Tiranë: Ne opozita e bashkuar po bëjmë gjithçka për hapjen e negociatave

4 Shkurt 2020, 13:38Politika TEMA

Lulzim Basha takoi kreun e Parlamentit Europian Daivd Sassoli.

Ai i tha se Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Basha tha se Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon.

Ndër të tjera ai thotë:

I lumtur të takoja mikun e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Europian z. David Sassoli dhe të merrja prej tij konfirmimin se, personalisht dhe institucionalisht, do të jetë një mbështetje e fuqishme dhe e vazhdueshme për rrugën europiane të Shqipërisë dhe përparimin demokratik të vendit tonë.

I konfirmova se Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po bën gjithçka që aspirata e qytetarëve shqiptarë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të bëhet realitet sa më parë.

Bashkimi Europian dhe respektimi i vlerave europiane është e ardhmja e vetme e Shqipërisë, pavarësisht krizës që vendi po kalon!

Mirënjohje Presidentit Sassoli dhe Parlamentit Europian për mesazhin shpresëdhënës se populli shqiptar ka patur dhe do të ketë gjithmonë mbështetjen e Europës.

3 komente në “Basha takon kreun e PE-së në Tiranë: Ne opozita e bashkuar po bëjmë gjithçka për hapjen e negociatave”

  1. ediik says:

    Bravo Basha.Sa po ben ti per Shqiperine nuk ka bere asnje politikan deri me sot.Je shpresa e vetme e ketij kombi.Me ndihmen e legjendarit Sali karaxhicovic do ti heqesh dhe gurin e fundit te themelit ketij vendi me emrin Shqiperi-

  2. Burgu eshte per kte .
    Asnji bisedim .
    Nuk shkohet e europe me Terroriste islamik si ky
    shkerdhate “hollande” qe perfaqsojn krimin e injorancen ne Shqiperi

  3. tani says:

    Nuk duam absulutisht hapjen e negociatave me BE nese ka kontribut minimal nga ish opozita jashteparlamentare me PD ne krye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje