Reagon ashpër Rudina Hajdari: Partitë si grup miliarderësh, nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar

4 Shkurt 2020, 13:07Politika TEMA

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Europian ditën e sotme, kryetarja e tij Rudina Hajdari akuzoi partitë politike në vend se janë kthyer në grupe miliarderësh që nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar.

Hajdari shtoi se për të fituar betejën me korrupsionin ky fenomen fillimisht duhet luftuar brenda politikës.

“Unë vazhdoj të jem e bindur që partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin.

Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsionin brenda politikës nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen.

Sekuestrimi pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike që kanë shfrytëzuar pozicionin e pushtetit për tu pasur dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëve,”– u shpreh ajo.

Deputetja e opozitës parlamentare u shpreh se në vitet e fundit korrupsioni në Shqipëri ka pësuar rritje të jashtëzakonshme dhe duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet.

Reagon ashpër Rudi“Korrupsioni është një nga plagët më të thella të shoqërisë sonë e cila prek çdo aspekt të jetës së shqiptarëve. Ka një impakt të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve dhe sidomos atyre me të ardhura të ulëta dhe vulnerabël.

Gjithmonë e kam munduar se lufta ndaj korrupsionit do të jetë kulturë e gjeneratës së re. Ky fenomen nuk mund të luftohet pa institucione të forta, pa integritet dhe transparencë. Ky fenomen na ka mbajtur mbrapa si shoqëri dhe vend. Kemi shumë punë për të bërë për të zbatuar Reformën në Drejtësi.

Në vitet e fundit korrupsioni ka pësuar ngritje të jashtëzakonshme. Ky fenomen po gërryen Shqipërinë si në ekonomi, jetën shoqërore e kulturore.

Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundur jo vetëm për të rregulluar kuadrin ligjor, për të rregulluar klimën politike në vend, por të bëjmë çdo gjë të mundur për të luftuar këtë fenomen në të gjitha nivelet,”- tha Hajdari.

6 komente në “Reagon ashpër Rudina Hajdari: Partitë si grup miliarderësh, nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar”

  1. Kalec Dega says:

    Si ka la asnje gen babait qe ulerinte edhe ai si per nga shpellat.Sikur ne nuk e dime, ne jemi te paditur te trashe dhe jashtokesore qe sdime cbahet ne Albanistanin Hundez .A e kaloi mamaja “Vetingun”?

  2. Te gjitha gjurmet te cojne ne lalez says:

    Shume mire e ka thene…
    Asnje politikan nuk eshte i varfer,por milioner e vila…
    Por kjo biba harron familjen e saj,qe nga i jati si i vuri milionat dhe vilen e mbajti kalamanjte ne usa..
    Harron te jemen qe ka 30 vjet qe rjep hallexhinjte…

  3. ppa says:

    Mire thua, si ka lene gje babait; politikane e paditur dhe aventuriere , i flet goja para mendjes ; do ta shohim kush do e votoje ne zgjedhjet e ardshhme parlamentare.

  4. Rom Edi kari says:

    Bravo goce. Ngrije zerin me shum.

  5. Zenelaj pas kodres says:

    Rudina ule euforine dhe jeto me te verteten reale, Jo me ato brockulla qe te kane treguar…duhet te dish se babait yt bashk me saliun…vrasesin e babait tend Jane ata te cilet pajisen me licencat e krimit e prostitucionit, cdo trafikant te drogerave, traffikantet e armeve dhe vrasesit…thjesht ti u perdore nga asmi yt salì krimineli si alibi qe ai te shfajesohet… per te treguar se nuk ka gisht ne nxjerrjen ne prite te babait tend e qe nuk ka qene me i paket ne krime e poshtersi. Ulu me kembe ne toke e mos bej moralisten… Diktaturen ne shqiperi e largoj perendimi… dhe Jo babai yt qe merrte dekorata nga regjimi e qe mburrej me to. Ti po si prinderit e tu je fallico dhe hipokrite…. Nje proverb thote: frutti kur piqet, bie ne toke Jo shume larg pemes qe e ka mbajtur.

  6. Kuq e zi says:

    Kur berisha sulmon ramen se ka pas baben komunist une zgjedh djalin e komunistit dhe jo komunistin
    Kur rama shan rudinen se ka pas baben te korruptuar une zgjedh te bijen e te korruptuarit dhe jo te korruptuarin
    Pra morali
    Nqs keto 30 vjet do zgjidhnim te keqen me te vogel ne politike zdo kish as berishe as rame me gjithe kategorine e tyre por do kishim ne kuvend brezin qe po ben kurs gjermanishtje dhe po iken
    Nuk e di se cilit brez i perkisni ju qe e shani por nje brez qe nuk arrin te krijoj nje rryme politike te re eshte brez i deshtuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje