“Një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë", certifikimi i 5 ekspertëve të poligrafisë, ambasadorja Kim: Gurë i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin, SHBA ju mbështet

4 Shkurt 2020, 11:54Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ishte në përurimin e njësisë së poligrafit (makinerisë së të vërtetës) në Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Teksa mbajti fjalën në këtë ceremoni, Yuri Kim është shprehur se këto 5 persona të kësaj njësie dhe pajisja e dhuruar nga SHBA do sigurojnë aftësinë për tu zbatuar sipas ligjit të ri të SPAK.

Gjithashtu ajo tha se ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin.

“Është një gurë shumë i rëndësishëm. Përparimi i Reformës në Drejtësi është element i rëndësishëm i të ardhmes tuaj. Jam e kënaqur që të shohë suksesin e 5 këtyre studentëve që bënë 400 orë në shkencat e poligarfisë. Kanë studiuar psikologjinë teknikat e intervistimit dhe teknikat  e testit.

Instruktorja e ka vlerësuar përkushtimin e tyre dhe disiplinën e tyre në kurs. Dua të shpreh falenderimin tim për eksperten Lori Kosiarek. Për punën që ka bërë. Zonja Kosiarek i ka bërë këto studente pjesë e jetës së saj dhe do të punoj në praktikë për ta.

Më lejoni ta përsëri prapë është një moment shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, por edhe të diplomuarëve. Shqipëria ka ligjin e ri për Spakun që kërkon që anëtarët e BKH ti nënshtrohen testit të poligrafit. Këto ekzaminues do të sigurojë aftësi për të zbatuar në bazë të ligjit të ri të SPAK.

Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor.

Përveç të testuarve jemi këtu për testin e poligrafit. Kjo ministri do të bëjë kontrollin e BKH që ta vendosë në zbatim BKH. ” tha Yuri Kim. (TemA)

2 komente në ““Një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë”, certifikimi i 5 ekspertëve të poligrafisë, ambasadorja Kim: Gurë i rëndësishëm për të luftuar korrupsionin, SHBA ju mbështet”

  1. Çobo says:

    Poligrafi eshte kot.

  2. vlora.vlora says:

    Po c do mbeshtesni kriminelat ,keta dhe poligrafin do e nxjerrin bllof ,me qe keni shpenzuar pse nuk i sillni vete njerzit qe andej se me ramen dhe bashen s behet shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje