Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një bisede telefonike ka uruar Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, për detyrën e tij të re.
Të dy ministrat shprehën gatishmërinë e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin në të mirë të dy vendeve.
Cakaj me anë të një postimi në facebook nuk ka lënë pa vlerësuar edhe bashkëpunimin dhe kontributin e pamohueshëm për ish-Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për shqiptarët kudo ndodhen.
“Z. Pacolli ka bërë një punë të palodhshme për shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës dhe ruajtjes së njohjeve ekzistuese.
Për më shumë, ai ka punuar me përkushtim për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve tona. Në këtë kontekst, mes shumë të tjerash, Pacollit i mbetem tepër mirënjohës edhe për përgjigjen pozitive të kërkesës sonë për t’i siguruar Shqipërisë qasjen në hapësirat e konsullatave të Republikës së Kosovës në Malmo, Dyseldorf, Stuttgard, Hamburg e Toronto.” – u shpreh Cakaj në postimin e tij.
Kreu i diplomacisë shqiptare e mbylli urimin e tij duke nënvizuar faktin se tashmë është koha për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë.
thellim i metejme??????…o zot o perendi
kur do mesojne te flasin shqip dhe gjuhen zyrtare , maloqt e koqovs
o zot cka i ka gjet Shqypnise
sidomos per ket lajm kaq te rendesishem midis dy shtetesh sikur flitet per Bolivine e Venezuelen dhe jo Koqoven ..
Genti ke percjelle falenderim dipllomati fjalen e mire dhe gishtin ne bythe .
Bexheti ishte politikani me kot si njeri nuk mund te flase pasi nuk e njohe