Balla: Meta të dekretojë datën e zgjedhjeve për Durrësin, Shkodrën dhe Vorën. Vendoret më 2023

4 Shkurt 2020, 19:18Politika TEMA

Partia Socialiste ka përjashtuar edhe njëherë mundësinë për mbajtjen e zgjedhje të parakohshme.

Taulant Balla tha se zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë kushtetuese, ndërsa shtoi se pret nga Presidenti që të dekretojë datën e zgjedhjeve për bashkinë Durrës, Shkodër dhe Vorë që aktualisht janë pa kryetar bashkie.

Deklaratën Balla e bëri pas një takimi që pati me një përfaqësi të KiE.

“30 qershori për Këshillin e Evropës është një datë kushtetuese, organet e dala prej tyre janë ligjore dhe vijnë punën e tyre për një mandat 4 vjeçar.

Shqetësimi ynë ka qenë që qytetarëve të Shkodrës, Durrësit dhe Vorës tu japim mundësinë që përmes votës të zgjedhin një kryetar legjitim.

Në Shkodër kryetarja është përtej mandatit 4-vjeçar. Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor 2021.

Zgjedhjet vendore në qershor të vitit 2023. Nuk kemi diskutuar me këtë çështje”, deklaroi numri dy i PS.

Balla gjithashtu foli edhe autonominë e pushtetit vendor duke thënë se janë transferuar më shumë shërbimi nga pushteti qendror tek ai vendor.

“Prej vitit 2013 kemi bërë hapa të rëndësishme kundrejt autonomisë vendore. Transferojmë sa më shumë shërbimi nga pushteti qendror te ai vendor. Reforma e vitit 2015 ka qenë një hap i rëndësishëm ndaj qeverisjes vendore”, tha kreu i grupit te PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje