Youtube me rregulla të reja: Goditet dezinformimi në platformën online

4 Shkurt 2020, 12:57Hi-Tech TEMA

YouTube njoftoi se do të heqë videot që lidhen me zgjedhjet dhe që janë “të manipuluara” me qëllimin të mashtrojnë votuesit.

Ky hap është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të frenuar dezinformimin në internet. Firma në pronësi të Google, tha se duke ndërmarrë masa të tilla po përpiqet të bëhet një “burim më i besueshëm” lajmesh dhe të nxisë një “debat të shëndetshëm politik”.

Leslie Miller, zëvendëspresidente e YouTube për çështjet e qeverisjes dhe politikës publike, sqaroi në një postim në blogun e saj se standardet e YouTube ndalojnë “përmbajtjen e manipuluar teknikisht në një mënyrë që mashtron përdoruesit … dhe mund të përbëjë një rrezik apo dëm serioz.”

Praktika e re ndalon përmbajtjen që synon të mashtrojë njerëzit në lidhje me votimin ose proceset e regjistrimit.

Masat e fundit vijnë në klimën e shqetësimit në rritje për të ashtuquajturat video “deepfake” të ndryshuara duke përdorur inteligjencën artificiale, e cila mund të krijojë ngjarje me pamje të besueshme, por edhe falsifikime “të cekëta” që përdorin teknika të thjeshta për të mashtruar shikuesit.

2 komente në “Youtube me rregulla të reja: Goditet dezinformimi në platformën online”

  1. Free Press says:

    Po Tema kur do reflektoje?

  2. SPAK Taku says:

    ?
    tema , lol
    perhape lajmin e mire, shprehjen e lire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje