Edi Rama nga SHBA: Uashingtoni na i ka kaluar sa i përket përçarjes politike! Kemi probleme me Iranin

6 Shkurt 2020, 10:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut foli për sfidat që vendi ynë ka.

Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi edhe një sfidë të përbashkët me SHBA, atë të Iranit, me të cilin kryeministri tha se Shqipëria ka probleme.

“Uashingtoni na i ka kaluar sa i përket politikës përçarëse, nuk jemi vetëm.

Në këtë moment, jo vetëm kemi shumë për të shkëmbyer, por edhe sa u takon sfidave të përbashkëta, njëra prej të cilave është Irani.

Ju e dini që kemi një problem me këtë vend, me regjimin e tij, në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin se ndërkohë që kemi ndërmarrë një risk për të shpëtuar njerëz jeta e të cilëve kërcënohej.

Ndihemi mirë që nuk jemi vetëm për këtë”, tha Rama.

1 komente në “Edi Rama nga SHBA: Uashingtoni na i ka kaluar sa i përket përçarjes politike! Kemi probleme me Iranin”

  1. Suksese te metejshme says:

    Askush nuk eshte deklaruar per cfare po ndodh ne USA. Rama mbaje gojen per kete pike se nuk i takon Shquoerise te flase per politiken e brendshme te USA. Ke mare 0 pike si minister i jashtem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje