Mike Pompeo takon Ramën: SHBA mbështet Shqipërinë dhe e përgëzon për kundërvënien ndaj veprimeve keqdashëse të Iranit

5 Shkurt 2020, 19:47Politika TEMA
Mike Pompeo takon Ramën: SHBA mbështet Shqipërinë dhe e

Sekretari amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo priti të mërkurën në Departamentin e Shtetit, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas zëdhënëses Morgan Ortagus, sekretari Pompeo dhe kryeministri Rama diskutuan mbi përparësitë e përbashkëta gjatë kryesimit nga Shqipëria të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Sekretari Pompeo theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe përpjekjeve të tanishme për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore.

Sekretari Pompeo gjithashtu përgëzoi kryeministrin për angazhimin e palëkundur të qeverisë së tij për kontributin në aleancën e NATO-s, për kundërvënien ndaj veprimtarive keqdashëse të Iranit dhe për rolin udhëheqës në rajonal në mbrojtje të rrjeteve të komunikimit 5G.

6 komente në “Mike Pompeo takon Ramën: SHBA mbështet Shqipërinë dhe e përgëzon për kundërvënien ndaj veprimeve keqdashëse të Iranit”

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      E çka kie o Edvin
      Çka ka ktu me u mburr
      kur çka ka ba Sala
      ti s’e ban dot kurr!
      Qindron i ngrim në foto
      sikur je kon kaps
      harron qi njai Bushi xhunjor
      i ka dhurue Sals
      Ni stilolaps!

      1. Bilo says:

        Stilolapsin ia dhuroi,
        peshqesh prej babes se vet!
        Se dikur ka ken drejtor i CIA-s!
        dhe e ka pas nen hyzmet!

        Ju shum gjona i ngatroni
        Sala veç nji pune ka dijt!
        Me spihunim dhe agjenture
        Ai gjithça ka dash ka mbrit!

        veti tjeten s’kish lopçari
        sepse kish nivel katnari
        Ndaj per mburrje mos e qit
        Se stilolapsikisht çip!

        Ku e ku Edi me Salen
        Or gopist i NSHRAK-ut,
        Rama vjen prej qyteterimit
        e Saliu prej bajges se fshatit!

  1. Suka says:

    Pritje shume e vakte.Formale.

  2. kasapi says:

    Rrnofte zotnia Edi Rama.
    Posht te tan te mallkumit e sal ram shiqere birishes dhe ilir florinit.

  3. Geri says:

    Po kush po mburret, mor gopisto? Nje foto te takimit si gjithe te tjerat. Ate qe ka bo Sala, mos e befte kurre asnjeri me njeçik dashuri per ket vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje