25 persona të cilët sipas Europol janë pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptarë janë vënë në prangat e policisë pas një aksioni super të organizuar në disa vende të ndryshme të Evropës.
Të dhënat janë bërë të ditura nga Europol dhe mësohet se në këtë super operacion kanë marrë pjesë më shumë se 600 efektivë policie në Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Francë.
Megjithëse ende nuk është bërë e ditur nëse të gjithë të arrestuarit ishin shqiptarë apo shtetas të huaj, Europol ben me dije se hetimi për grupin kriminal shqipfolës kanë nisur ne vitin 2017 nga policia e Belgjikës. Në këtë operacion është kapur një sasi e konsiderueshme droge.
Operacioni ishte në bashkëpunim me policinë belge Belgjike (Politiezone Antwerpen), në bashkëpunim me Policinë Federale Belge (Federale Politie), Gardën Civile Spanjolle (Guardia Civile), Policinë Hollandeze (Politie), Policinë Gjyqësore Franceze (Policia Judiciaire) dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale Gjermane (Bundeskriminalamt), Policia e Shtetit Sachsen-Anhalt (Landespolizei Sachsen-Anhalt), Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave të Zyrës Shtetërore të Policisë Kriminale të Saksonisë-Anhalt dhe Zyrës Doganore e Hannover (Gemeinsame Ermittlungsgruppe Rauschgift des Landeskriminalamtes Sachsen-Anhalt und des Zollfahndungsamtes Hannover).
Hetimi në Belgjikë zbuloi një sasi të madhe droge dhe u tha se ishte duke u kontrabanduar e fshehur në kontejnerë në Belgjikë përpara se të shpërndahej më tej në të gjithë Evropën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara për të fshehur lënën narkotike.
I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, ku ata kultivuan dhe përpunuan kanabisin, përpara se të transferohej në vendet e tjera të Evropës për shitje dhe shpërndarje të mëtejshme.
Deri më sot, nga ky operacion ka rezultuar në:
9 arrestime në Belgjikë, 6 arrestime në Spanjë, 3 arrestime në Holandë, 6 arrestime në Gjermani dhe një arrestim tjetër në Francë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të arrestimeve në 25;
Gjatë operacioni u kryen edhe 30 kërkime në banesa për lëndë narkotike dhe armë.
U zbuluan 6 plantacione të kanabisit që më pas u çmontuan;
U konfiskuan mbi 60 000 € kesh, telefon celular, armë dhe municion.
Ky grup, klan i krimit të organizuar ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që funksiononin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e saj të arrestuar sot kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme të BE.
Europol e mbështeti këtë hetim duke siguruar një ekspertizë dhe një mbështetje të gjerë analize dhe duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit përmes kanaleve të tij të sigurta.
Një numër takimesh operacionale u organizuan nga Europol në të gjithë Evropën me qëllim plotësimin e boshllëqeve hetimore në nivelin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimeve të njëkohshme që synuan çmontimin e gjithë strukturës së këtij grupi kriminal.
jan emigrant shqiptar.Kan kerku pune ne Europe se ne Shqiperi duket nuk ka pune.hahahaha
Ka pune o Gjergji , ka ! Ka pune ne Shqiperi sa te duash por djemte si ty , nuk duan te punojne token e tyre ne fshat , nuk duan te punojne ne pune ne te cilat kerkohet mund e djerse dhe te mesoje zanate , por i bien shkurt , si puna jote . Ti p.sh. ose je kontingjent i ketyre kriminelave , ose je bere skllav ne vend te huaj dhe mburresh sikur jeton jashte shtetit .
i mencuri e zog gomari Puntori.Nuk e kupton minimalisht ironin.je thjeshte nje zog gomari se un jetoj jashte,sot jam pensionist me 2130 euro pagese mujare,pa shtuar ktu edhe pagesen qe marr nga sigurimi jeteses.Kam punuar ne kompanin nder ma te medha farmaceutike boterorei rispecializuar e mbaruar studimet ne nje nder 7 universitetet me te fameshme te botes(specialiteti ingj.specialist I reaktoreve ne prodhimet biofarmaceutike)Un nuk kam pse te mburrem,por shpreh dhimbjen per injorancen e thelle te rinis shqiptare qe jane krejtesisht paarsimuar,zanat,gjuhe e kerkojne pune pa dokumenta qendrimi e punsimi qe ju shton mundesin te merren me pune te zeza,prostitucion e droge.Rrjedhimisht perfundojne ne burg.Per dijeni trumaja ime ne ndihme te te prekurve nga termeti besoj se eshte me teper se rroga yte vjetor per 5 vite te marra se bashku(para kesh,transaksion banker).E kuptove pse je budalla,sepse e kemi gjenetiken e na flet goja(apo llapa) kot vec te hedh nje tymuse perpara mendjes
Ti je koqe kandari mor shok. Po te kishte pune ne Shqiperi nuk emigronin me shume se 3 milione Shqiptare ne gjithe boten. Po qe thyejme rekorde per kerkim azili ne EU bashke me Sirine dhe Etiopine. Mire atje ka lufte po te ne ca ka? Te ne nuk ka as pune as shprese. Ti vazhdo puth bythen e atyre qe te kane futur ne pune.
Fillun keto shtete te krijojne si zakonisht imazhin e keq per shqiptaret qe si gjithe kombesite e tjera kane edhe te keqinje kriminele drogaxhinje prostituta etj etj por ama si gjithe te tjeret qe nuk kane me pake. Behet vetem per te njo;;os imazhin e shqiptareve sidomos kur afrohen bisedimet per hapje nekociatesh te pranimit ne BE.
e rend me qen………….korrak!
cti besh,nuk jemi te gjithe njelloj ,ishte deshira e allahit qe ju te lindnit te tille……………gezuar ramzonin!
Ok. Te fala motres
Ky duket eshte lajm kot-se-koti. Per me teper, shoqerohet nga 5 foto superkot-se-koti.
Me sa duket, ka shperthyer krize e madhe per lajme!
O gazetar leshi kush tha qe jane Shqiptate
DUHET TE DINE VETEM NJE GJE .VETEM SHQIPTARET NUKE BEJNE VETEM PA URDHERUAR KAPOT E SHTETEVE PERKATES KU ATO BANOJNE.
BILE NE DISA VENDE PAGUAJNE EDHE TATIMIN QE POLICIA VENDESE U VENDOSE PER TE VAZHDUAR AKTIVITETIN. KETA VEPRIME QE SHQIPTARET PO BEJNE NE DITET E SOTME EUROPA I KA BERE ME KOHE.PRANDAJ JU GAZETARE DO TE BENIT MIRE TE MIRENI ME PROBLEMIN QE ESHTE PERHAPUR ,SE SA ME SHQIPTARET SEPSE NUKE JANE ASE GJYSMA E SE KEQES SE KETIJE VEPRIMI. MOSE I DENIGRONI KESHTU SHQIPTARET ,SEPSE KETU KU JAME UNE ,TE GJITHE PUNOJNE NEPER NDERTIME .MJAFTE ME ME LAJMET BLLOFE. JANE ME BANDITE ATA SHQIPTARE QE JU DREJTUAN PER 30 VJETE NE SHQIPRI SE SA KETO EMIGRANTE QE IKEN LAKURIQE NGA SHQIPRIA ,DHE NUKE MOREN ASNJE GJE ME VETE. DHE SOTE AKOMA JANE ME QERA ,DHE NUKE KANE MUNDESI ME BLE NJE SHTEPI. KRAHASONI NJE SHTEPI TE GAZETARIT NE SHQIPRI ME NJE SHTEPI TE EMIGRANTIT NE SHQIPRI.
Televizioni Belg tha qe jane shqipetare.Ikin nga shqiperi gjoja se ska pune dhe vijne ne europe per te mbjelle hashash.
popull dembel qe jemi bere,duam pare pa u lodhe shume.
Pse ju duket cudi Shqiptaret nuk po i le rehat me akuza shefi opozites e pse mos ta bejne dhe te huajt,keta keto lojra i kane te vjetra,sidomos ne Belgjike,kishte kurva nga gjith europa por ata vetem per shqiptaret flisnin gjith diten neper gazeta.
Fake News
Nuk dime qendrimin e opozites saliut ilirit e kazanit shqiptar,a jane kunder ketij operacionit,se me kriminelet e Shqiprise po behen pale kunder OFL dhe cdo aksioni
Po pse nuk na duan xhanem?! Ckane qe flasin keq per ne?!
pse nuk e dini, po ata i ka derguar rama si diversante se ai eshte shefi i tyre,,,,,,,,……
Une jam gangsterr