Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka paralajmëruar se në ditët në vijim do ketë edhe goditje të pasurive të lidhura me grupet terroriste nga ‘Operacioni Forca e Ligjit’.
Ai i ka bërë thirrje publike, gjyqtarit të heqë dorë nga historia e vonesës së zbardhjes së vendimit për dosjen OSSH.
Sipas Ballës, dosja OSSH nuk mund të mbyllet me vendime të turpshme të këtyre gjyqtarëve.
‘Ligji i miratuar ka përfshirë persona që duhen hetuar. Procesi i hetimit është një proces kompleks dhe më pas policia ka një kohë 48 orë dy ditore për inspektim, pastaj kalon te SPAK.
Për fat të keq, mos kini asnjë merak, unë kam qenë një nga emrat që kam insistuar tek SPAK. Për fat të keq opozita ka sulmuar që në ditët e para kreun e SPAK, pa parë dosjet e veta.
Sot ka mbaruar afati i dosjes për amnisti, ja them këtu publikisht gjyqtarit, të heqë dorë nga historia e vonesës së zbardhjes së vendimit për dosjen OSSH.
Ky gjyqtar me shpresën që s’jemi të vëmendshëm e s’do e apelojmë në apel atë vendim ia them këtu publikisht këtij anëtari të KCK në gjyqësor se dosja OSSH s’mund të mbyllen me vendime të turpshme të këtyre gjyqtarëve’, tha Balla.