Rama nga SHBA del 'garant' për Bashën: Bojkoti ishte vetëshkatërrues, nuk do të ndodhë më

6 Shkurt 2020, 13:01Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA, ka mbajtur një fjalë në Këshillin e Atlantikut.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Rama është ndaluar edhe në situatën politike në vend si dhe bojkotin e opozitës.

Rama ka theksuar se bojkoti i opozitës në zgjedhje ishte e panegociueshme, por tani sipas tij nuk do të ndodhë më se e kuptuan se ishte vetëshkatërruese.

“Ne kemi folur shumë gjatë kësaj kohe sa shumë dëm u ka bërë komunizmi vendeve tona. Jemi rritur në një shoqëri kur kundërshtari nuk ekzistonte. 

Nëse nuk bie dakord me hir apo me pahir, atëherë jeta është e mirë, nëse nuk bie dakord në mënyrë të çmendur jeta është e keqe.

Ne jemi duke u rritur, ende nuk arritur aty ku duhet dhe nuk e shoh domosdoshmërisht si problem, por si një mangësi në procesin e rritjes. Unë mendoj se kemi kaluar një moment të vështirë.

Asnjëherë nuk kishim pasur bojkotimin e zgjedhjeve dhe kjo duhej refuzuar, nuk mund të ishte e negociueshme.

Unë e shoh shumë të pagjasë që partitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen, të gjithë kuptuan se nuk fiton është vetë-shkatërruese, nuk të sjell asgjë.

Ne nuk kemi parti që janë anti-NATO apo BE.

Ne jemi i vetmi vend që nuk pati asnjëherë parti komuniste, ka një me zero%. Në Malin e Zi është ndryshe, ata kanë kundërshti ndaj integrimit në NATO” tha Rama.

3 komente në “Rama nga SHBA del ‘garant’ për Bashën: Bojkoti ishte vetëshkatërrues, nuk do të ndodhë më”

  1. C’i bo baash shkerdhata ktij mer amon .
    kaq te thell e ka gurrmazin pederi hollandez
    qe s’i ndahet shpirti Komanndantit Ramon ,
    prej bthqgjitmit e !
    Je tuj mbrojt nji kriminel or ti zotnia jue KM
    a i ke trut m’vend apo t’kan rrshkit
    krimineli hajni i buxhetit ,tradhetari i kombit
    meriton plumin ballit jo perkedhelje bythsh kaqola politikan

  2. Lani says:

    Mbrojne njeri-tjetrin hajdutet.

  3. Shefkiu says:

    Pse duhet të ketë Parti Komuniste tek ne zoti Kryeministër, ata ndihen plotësisht të përfaqësuar në PS, konditat në këtë parti i kanë më të mira se foshnja në barkun e nënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje