Në kuadër të kryesimit të OSBE, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Rusi.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve diplomatike të OSBE në Vienë, thotë se kjo vizitë është parashikuar për në datë 26 Shkurt.
Mbetet e paqartë për momentin se kush do të jenë bashkëbiseduesit e tij në Moskë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë kriza Rusi-Ukrainë.
Në fjalimin e tij përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri e listoi Ukrainën si një prej prioriteteve të presidencës shqiptare të OSBE.
I fundit kryeministër shqiptar që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Moskë duke u takuar me kryeministrin e kohës Çernomerdin, është Aleksandër Meksi gati një çerek shekulli më parë.
Vetë zoti Meksi ka deklaruar më vonë se pritja atje qe e madhe.
“Nga delegacioni shqiptar kishte pak njerëz. Sa fillova të flisja rusisht ata u habitën dhe më duartrokitën. Kryeministri rus Çernomerdin mu afrua dhe ne bëmë një bisedë të lirë.
Më tej ai më tha se mund ti shiste Shqipërisë avionë luftarakë MIG me çmim të lirë. Unë i ktheva përgjigjen: Mirë, por na gjeni armikun fillimisht” ka treguar ish- kryeministri Meksi.
Kjo vizitë e kryeministrit Edi Rama në Kremlin, zhvillohet në një kohë kur marrëdhëniet Shqipëri- Rusi janë në kuotat minimale.
Në mars të vitit 2018 Shqipëria iu bashkua vendeve europiane duke dëbuar dy diplomatë rusë nga Tirana, një veprim i koordinuar edhe me NATO-n.
Ata ishin Vladislav Filipov, atasheh ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës, të dyshuar se nën petkun e diplomatit zhvillonin spiunazh për interesa të Rusisë.
Megjithëse Edi Rama e viziton Moskën si kreu i OSBE kjo do të jetë një mundësi e mirë për t’i dhënë një qasje të re mardhënieve mes dy vendeve.
Te vizitosh Mosken nuk do te thote te takosh Putin! Kur shkon nje vizite ne Moske per te takuar Putin kjo PO qe ka rendesi dhe quhet vizite zyrtare I ftuar nga I madhi I vendit! Rama sot ndodhet ne SHBA psh, po nuk eshte I ftuar nga ndonje udheheqes amerikan, per Trump as qe behet fjale por Rama ka ardhur te flase ne Keshillin e Sigurimit te OKB -se dhe zyrat e OKB se jane ne USA. Ne OKB ka qene dhe ramis Alia po halli qe sja vari njeri fare kur erdhi .OK! Dje po qe Rama e takoi Sekretarin e Shtetit por vizita nuk quhet zyrtare ne Amerike.keshtu do jete dhe kjo vizite ne Moske!
Zoti Rama!! Presidenti polak Kaczynski pesoi nje “aksident” ajror duke hyre ne Rusi dhe ruseve pak u kercet se kush je sic edhe e treguan me Polonine. A vertet ja vlen kjo sakrifice …? A ka ndonje mundesi tjeter …? Thjesht une KURRE nuk i besoj Putinit!
Cen Bostoni qenke shume informuar,dhe shume i afte per te nenvleftesuar,por bota ka rregullat e saj,ata jane te detyruar te respektojne funksionin qe Kryeministri Rama ka atualisht si shef i OSBE per nje vit .Kjo per gjithe shqiptaret eshte nje arritje qe na ben krenare,dhe per kete ne duhet ti urojme Kryeministrit tone pune te mbare, shendet e sukses.
Mos shko o trim!
Gazetarë idiotë. Komentues injorantë. Dhe unë që komentoj jam trap që harxhoj kohën. Nuk shkon si përfaqësues i Shqipërisë por i OSBE-së. Sa kara që jeni për zotin… Po dhe sikur të shkonte për në cfare të keqe ka?
Prejardhja arberore i ka rrenjet Tek russia qe kan qen e do te ngelen miqte tane tradicionale,pavarsisht se ka Brockulla nga orientalet se Jan armiqte tane!!!!
Nga Russet jetuan brezi i viteve mbas 1948 Duke e bere shqiperine Plot fabrika e kombinate,ku Jan ato sot nga amerikanet???
Shqiperia e mbas viteve 90 U kthye ne nje qender kriminaliteti,Droge, Prostitution,Vater bixhozi,sketinash e ne nje Kaos te Pare,i gjith ppulli ne nje varferi ekstreme,deri Tek fillimi Lüftes civile 1997?
Russet kan ditur te ndertojn sisteme politike dhe ja ku Jan sot ne kapitalizmin ,natyrisht smundet te beim krahasime me kapitalizmin e 100 vjetesh me ATE 25 vitesh!
Nuk humbet gjë Shqipëria nga një vizitë që do të bëjë kryeministri në Moskë. Që të ketë një vend mardhenie të mira diplomatike me shumë vende të tjera nuk është gjë e keqe dhe sidomos kur bëhet fjalë për superfuqitë e botës. Nuk është “gogol”Russia por është një shtet ligjor me ekonomi kolosale në të gjithë sektorët. Sa më tepër mardhenie ekonomike të krijosh aq më mirë është. Vetëm një pjesë të turizmit Rus të kapë Shqipëria do të përfitoj shumë të ardhura se janë të pasur dhe popull qe shpenzon për argëtim. Në Shqipëri ka shumë material për të paraqitur në turistët Rus duke filluar nga monastiret dhe kishat e vjetra Bizantine, monumentet arkeologjisë, se ata janë me kulture të lartë dhe tregojnë interes për ato. Si edhe natyra lumenj, liqene, det, etj. Njoh disa rusë të cilët janë njerëz të thjeshtë inxinjere, teknikë nuk janë sipërmarrës por të punësuar në disa firma në Russi, çdo vit pothuajse shkojnë për pushime në vende të ndryshme. Nuk mjafton vetëm të kesh mallin e mirë por duhet të dish që ta shesësh, se tjetri nuk e njeh.
komenti me i bukur ” mos shko or trim”