Hapja e negociatave për Shqipërinë, Franca pro metodologjisë së BE

7 Shkurt 2020, 18:46Politika TEMA

Franca mirëpriti propozimin e Bashkimit Europian për pranimin e anëtarëve të rinj, qasje e cila mund të lehtësojë fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore pas vetos së vitit të kaluar të presidentit Emmanuel Macron.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur, një ndryshim i vërtetë që propozohet. Një ndryshim i rëndësishëm dhe pozitiv”, i tha një zyrtar i Elysee-së agjencisë Reuters.

I pyetur nëse reforma e propozuar ishte e mjaftueshme për të kapërcyer kundërshtimet e Francës, zyrtari tha se Parisi do të konsultohet edhe me vendet e tjera të bllokut përpara vendimmarrjes.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Olivér Várhelyi zbuloi më herët këtë javë metodologjinë e re.

Ajo u jep vendeve anëtare fuqinë për të ngadalësuar apo për të përmbysur procesin e pranimit, apo dhe rifillimin e tyre nëse vërehet ngadalësim i reformave.

Reformimi i metodologjisë së pranimit të vendeve të reja në Bashkimin Europian u imponua nga Franca, presidenti i së cilës bllokoi me veto fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Komisioni i Bashkimit Europian duhet të plotësojë edhe kërkesat e Francës, në mënyrë që jo të pranojë fillimin e bisedimeve me dy vendet e Ballkanit Perëndimor përpara samitit të Zagrebit në maj të këtij viti.

2 komente në “Hapja e negociatave për Shqipërinë, Franca pro metodologjisë së BE”

  1. SHKELZENI says:

    E PASHE TE FR 5 NE LAJME KETE SYSTÈME E SHPJEGOJE NJE ANALISTE .
    ESHTE ME MIRE QE RAMA TE DEKLAROHET QE NUK DO TE JETE PJESE E COMUNITETIT EUROPIENE DHE TE GJEJE ALEANCA TE TJERA SI KINA , RUSIA , TURQIA
    PASI TE NDERTOSHE NJE SYSTÈME VETEM PER DY SHTETE ESHTE NJE JOOOOOO E MADHE QE I THONE SHQIPERISE DHE SIC E KANE KETU TAKTIKEN ( NE ISHIM GATI PO JU NUK KISHIT REZULTATE )

  2. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    ka 25 vjt turkye qe pret ti hapet porta per ne BE,por…….to makri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje