Po e pranoj, dje ‘plasa’ nga xhelozia për Alketën!

7 Shkurt 2020, 17:02Politika TEMA

Nga Edmond Arizaj

Sot me duket sikur cdo shqiptar ka qene te pakten nje here prezantues festivali.

Nje pjese pastaj jane edhe mjeshtra te te folurit, te artikulimit, te gjestikulacionit, te sjelljes, te perafrimit me publikut, te transmetimit te mesazhit pozitiv.

Pjesa qe mbetet, padyshim jane kritike, qe pasi kane mbaruar pune duke asgjesuar performancat e moderatoreve te festivaleve qe nga ai i 11-ti, kane vijuar me kritiken e forte edhe pertej Adriatikut.

Pirdh o prift ne prill, pirdh. Ju keshilloj te thoni kater here shpejt kete fjali.

Nese e thoni pa ngaterruar, atehere edhe mund te hidhni ndopak boje mbi prezantimin e Alketa Vejsiut ne Sanremo.

Fliste shpejt. Por fliste italisht. Nuk ju ra ne sy?! Nuk u ngaterrua pothuajse asnjehere. As kjo nuk u ra ne sy, kur keni jave qe lexoni emocionet qe e kishin mberthyer per kete shkalle te karrieres se saj. Karrieres se saj.

Jo te Shqiperise. As shqiptareve. Askujt prej nesh. Ishte atje vetem per vete. Ishte ne emrin e saj. Jo ne tonin. Nuk e zgjodhem te na perfaqesonte.

Turpi a nderi (jo po te marrim dhe kanunin) ishte i saj. Zilia po, eshte e jona. Edhe une isha ziliqar dje per te. Isha per nje motiv qe nuk e lexova askund tek dhjetera e qindra komente qe munda te lexoj.

D.m.th ose qe shume komentues nuk e kane pare fare Sanremon, ose e kane pare vetem me sy. Une isha ziliqar per mundesine qe pati Alketa te ndiqte “persegjalli” Roberto Beninjin, me “Kengen e kengeve”, ne ate parathenie brilante qe ngriu gjithe sallat e teatrit Ariston.

Asnje kollitje per gati 20 e ca minuta. Vec te gjithe ishin ndaluar per te degjuar Beninjin, perjetimin e tij e me pas interpretimin. Ishte magji.

Nga TV ishte magji, nuk di te them se si ishte “persegjalli”. Prandaj e pata zili Alketen. Por ndryshe nga ziliqaret e tjere, zgjedh te them per te vetem dy fjale: Urime Alketa…

30 komente në “Po e pranoj, dje ‘plasa’ nga xhelozia për Alketën!”

  1. ZIGUR QARRI says:

    Per hir te profesionit qe ke, nuk gjete ndonje shembell tjeter? P.Sh te thuash kater here shpejt “kupa me kapak, kupa pa kapak”

    1. Ilir says:

      Jo, KY profesori nuk I ka me kapak gjerat… I ka me gazra, si artikulli qe eshte sforcuar te… pj… shkruaje.

  2. Sokol says:

    Çfare pjerdh o Prof i italishtes Edmond, nuk u ngaterrua pothuajse asnjeher, ajo fliste nje italishte çale qe vetem nje profesor si puna jote nuk arrin ta dalloje!

  3. Toni.D. says:

    Pyetja ime eshte ;
    Pse nata e mbremshe e F.Sanremos u ndjek ne TV nga 13 miljon shikues dmth nata me me telespettatore po ta krahasojme me dy mette e meparme… Nejse… une mendoje qe eshte dhe dora e Artistes sone apo jo.

    1. Edi says:

      C do te thuash? Shqiptaret e dine qe Alketa eshte shqiptare?! Lol

  4. asd says:

    Une ne fakt isha ziliqar per Amadeus, jo per Alketen. Alketa mu duk nje papagall i kurdisur, qe nuk u lidh dot asnje moment me publikun. Nuk kuptova nese e kishin ftuar qe te allegronte sallen me ndonje debutim apo te bente reklamen e Alketa Vejsiut? Mungoi vetem tu lutej edhe per Veren te vinte edhe ajo ne RAI sepse per vete u shtri te fshinte sallen me gjuhe. Monologu ? Skandaloz per nga tematika. Akoma me anijet, akoma me komunizmin, babain qe qante edhe ai te vinte ne Itali dhe te martohej me Bobi Solon ? Ouuuu. Kane kaluar 30 vjet qe degjojme gjithe shqiptaret qe intervistohen ne Itali me historite e tyre “te dhimbshme” neper anije; keshtu edhe Kledi Kadiu, Iliri, Anbeta e tjetri e tjetri.
    A ka ndonje qe ka me shume fantazi se kaq ?
    A e pate MIKA ? Cfare krahasimi te bukur beri per Italine, per De Andrei dhe tekstin e kengeve te tij? Pak fjale qe peshojne aq sa duhet.
    Pastaj nese ju duket vetja patriote kur uroni Alketen, atehere po e uroj edhe une te dukem i mire si ju, “Urime Alketa”

    1. Hajri Kurti says:

      Për mendimin tim Alketa foli shumë por tha pak…

  5. Gazetarja says:

    Shqiptaret jane te drejtperdrejte dhe une tani se voni, e kam kuptuar se nuk eshte shume elegante ta besh kete ne cdo rast …Pot te kthehemi tek ceshtja !
    E mira do te ishte gjithmone sipas kendveshtrimit tim qe te gjithe shqiptaret ne kor duhet te themi , Faleminderit Alketa ! Vertete ti nuk shkove nga ne dhe per ne , por ne na nderove ! Nuk ka te krahesuar paraqitja e saj me kerkend tjeter ne ate skene , absolutisht !
    Alketa foli me goje me sy me xheste dhe me…zemer ne dore ! Dhe ishte mahnitese me fustanin e kuq ! Dhe une vertete jam pak xheloze per mrekulline qe ajo perjetoi por nderkohe e kam kurajen ti them sinqerisht , Urime Alketa !

  6. is says:

    Edhe unë, ashtu si ty, zgjedh të them vet/m dy fjalë: Urime Alketa!

  7. Atdheu Gridave says:

    Po ik o idjot se edhe Bleona flet anglisht

  8. rripitipitytytyrripity says:

    Nuk eshte pune xhelozie, por ndjesie, nga ndjesia qe te percjell dikush permes ekranit ti ben dhe vleresimin. Ndjesia qe percillte Alketa ishte turperuese per ne qe e njohim Alketen, historine e saj dhe historine e Shqiperise per te cilen foli Alketa dhe histori te cilen Alketa nuk e ka jetuar fare por e ka me te degjuar nga xhaxhi “veterani” i pas viteve 90. Alketa mund te ankohej qe ne moshen e saj nuk kishte lodrat qe kishte nje femije italian por jo se nuk shikonte dot sanremon, sanremon e shikoje ne tv ose e degjoje ne radio or whatever, ashtu sic pjesa e veriut ishin te lidhur muziken sllave e kanalet tv te sllavit apo jugu me muziken e kanalet tv greke. Po gjithsesi, edhe sikur ta kishte perjetuar vete ate pjese prape njeriu e permbledh me pak fjali pjesen historike dhe kishte aspekte te tjera me te rendesishme e me me interes tek te cilat mund te perqendrohej ne mesazhin qe donte te jepte. Por ky eshte problemi me personat narciziste dhe egocentrike, qe gjithshka fillon me Une dhe mbaron me Une, Alketa ishte aty per ti bere reklame vetes dhe xhepit te saj, deri ketu e kuptoj por ajo qe te vjen keq eshte qe shfrytezon vuajtjet e te tjereve per tu viktimizuar vete duke shkuar deri ne patetizem ekstrem. Nuk po them a e pate Benignin po a e pate prezantuesen tjeter, normale dhe nuk kishte nevoje per llafe shume per tu imponuar apo per ti bere marketing edhe vete festivalit me finese. Alketa ka te njejtin problem qe ka cdo person qe flet shume dhe nuk thote asgje, ka ngelur ne fazen e femijeve te lagjeve qe luajne ke shkalla e pallatit festvalesh dhe flasin kot pa lidhje vetem qe te duken si ato qe shohin ne tv. Pra ndjesia qe transmetoi ishte patetike dhe turperuese aq sa edhe ai qe e shikonte nga shtepia i vinte te mbulonte surratin prej sikletit apo periqej tja hiqte zerin televizorit me shpresen se alketa do pushonte. Bota jashte jane te sjellshem, dhe perpiqen qe budallallekun mos te ta vene ne dukje, por edhe kur duhet te ta vene ta vene ashtu sic ia vuri Amadeus Alketes..
    Sa per shpejtesine me te cilen fliste Italishten nuk i ha shume njeriu pasi ajo ishte aty jo per te bere numra shpejtesie apo per dhene provim gjuhe per te marre pashaporten italiane, ajo ishte aty per te percjelle nje mesazh dhe per ta bere ate mesazh sa me te kuptueshem, dhe kjo eshte pikerisht ajo qe nuk beri ose qe e beri shume keq. Te tjerat pastaj jane tjerrje muhabeti. Shkurt Alketa atje ishte per veten e saj, problemi eshte se pse na beri edhe ne pjese te lepirjes dhe hipokrizise qe demonstroi…

    1. Toni.D. says:

      S’perfaqsonte Shqiperine apo shqiptaret Alketa… thjeshte nje Showgirl… me zgjuarsine e saje arriti te marre pjese ne Sanremo dhe pike, mos te harrojme se nga dikush eshte rekomanduar per ato qe foli ne parkun e Sanremos… mos te harrojme qe eshte vetem 36 vjece.

    2. Edi milano says:

      Me sakte se kaq,nuk ka.

  9. PEPJA says:

    KESAJ I THONE PIRDH TE CFRYESH.

  10. Edi says:

    Eshte cmendur media?!
    Kaq e varfer jeta shqiptare?!
    Nuk ka gje per te folur por do meret me 10 12 minita dalje( si prezantuese) te nje shqiptare ne Sanremo?!
    S’ka njerez jashte,pa buke ,pa strehe ne Shqiperi?!
    S’ka s’kandale politike, korrupsion, vjedhje, krim?
    Kjo eshte arritja qe prisnin shqiptaret?! Te thoshin : Kendon Laura Pausini?! Apo… Buonassera a tutti?!
    Kesaj goces , t’i veje mbare… t’i gezoi eurot qe mori per prezantimon … dhe kaq… c’do gazete 4 deri 5 artikuj per 10 apo 12 minutat qe foli kjo goca?! LOL

  11. Yllka says:

    Eshte kurioziteti ,por artistja jone u paraqit si nje lepirese pa dinjitet.Nje hipokrizi e peshtire,gje qe smund ta them per Ermal Meten qe me punen dhe autoritetin e tij nderon shqiptarin

  12. Fred says:

    Urime Alketa! Shkelqeve dhe nderove vehten. Por edhe neve.

  13. undefined says:

    Bravo Alketa te vafte mbare po njerezit qe jane mesuar vetem te shajne jane njerezit me dembel dhe te pa pune qe ushqe

  14. Kozmos says:

    NUK DUHET QE NJE NJERI I ARTIKULUAR BUKUR DHE RJEDHSHEM TE FLASI SHUME SHPEJT . SHPEJTESIA NUK TE JEP NOTA POZITIVE SI MODERATORE . ALKETA IMITON NGA SHPEJTESIA E TE FOLURIT PAULO BONOLIN .
    KUR KERKON TE BESH WAUU ,BEN DHE GABIME .
    CESHTJE SHIJESH ESHTE , POR PERSONALISHT E GJYKOVA MIRE .
    KUSH NXITON DHE GABON !!!!

  15. Taulant says:

    Shyqyr qe e beri monologun ne oren 2 te nates se na meroi fare. Nje te ftuar me arrogante dhe pa edukat nuk kisha pare ndonjeher ne Sanremo. Tregoj nje perrulje dhe viktimizem te papar. Malli qe u mbyll me kaq nje tenxhere e prishur qe bente vetem zhurm.

  16. Mandi says:

    Pika qe ste bie mor injotant, por qe te kuptosh qe alketa u ngaterrua diku ose jo duhet me se pari te dish vete italisht?!!! Ste ve faj, zotrote vetem pordhet e priftit ne prill ke degjuar e te jane dukur si gjuhe e huaj. Indeficient

    1. Wth says:

      Nuk e kuptoj perse duhet te genjesh aq rende dhe te ofendosh artiste she personalitete te artit dhe te kultures qe kane drejtuar festivalin e kenges ne Shqiperi duke filluar we nga festivali i pare me Margarita Xhepen, i dyti Vera Zheji, e me rradhe ne cdo festival. Eshte per te ardhur keq qe te nxihet cdo vlere intelektuale para vitit 90 . Duket se po i nxjerrin qytetaret e ketij vendi me bisht per te ardhur turp. Monde e preferuar qe nga kryeministri e me rradhe te tjeret. Disa te cudisin a thua se nuk kemi qene ne qe kemi jetuar dhe ne ato vite.
      Mbylleni kete teme se i lodhet njerezit me keq se ne ate kohe kur flitej per kohen e zogut edhe pas 25 vitesh. Dhe eshte turp te thuash se njerezit kane zili qe Alketa doli ne Sanremo. Nuk eshte se kane zili, perkundrazi gezohen kur nje shqiptar luan me nje ekip te madh sporti, apo nderohet diku, por njerzit lendohen dhe duan dinjitet dhe krenari. Dhe kjo nuk eshte thjeshte se Alketa apo kushdo fliste shpejt, me italishte te rrjedhshme , dhe doli ne skene. Une e ndoqa Sanremon cdo nate kur kenduan Ermal Meta apo Elhaida Dani, dhe Sanremo mu duk bukur , jo shume i merzitshem, se me dhane ndjesi krenarie per cfare dhane.

  17. Drini says:

    Cudi e madhe me shqiptaret qe e kritikojne.Nuk di cfare tu thash ju or te njere.Si nga truri e mendja si nga shpirti i lig deri ne pafundesi.Ne te tjeret jemi krenar per Alketa Vejsiun sepse ishte e uragan sic e thote edhe nje media italiane.Ju nuk keni plasur fare nga marazi

  18. hmm says:

    Problemi eshte qe Alketa nuk doli aty duke perfaqesuar veten. Beri (sic e mendoi ajo) historine a popullit shqiptar dhe falenderoi po ne emer te gjithe shqiptareve. Prandaj ndjesia qe na u percoll dhe emocionet qe ka cdo kush qe komenton, jane te ndryshme. Nese doli per veten dhe karrieren e saj, mund te zgjidhte nje monolog nga jeta e saj personal sic beri drejtuesja tjeter per vetvrasjen e te jemes. Edhe Alketa ka shume per te thene per jeten dhe karrieren e saj. Por, ajo nuk beri kete. E pergezoj per rrjedhshmerine, por per konteksin e asaj qe tha la shume per te deshiruar. Te ishte ’94 edhe ndoshta, por sot pas 30 vjetesh te perdoresh akoma anijet apo kohen e komunizmit si monolog emancipimi, eshte e pafalshme. Prandaj dhe fjala e saj ne Sanremo kerciti nga e pergjithshmja tek e pervecmja, duke e mbyllur ne fund me nje kerkese per pune. Per veten e saj arriti nje pike kulmore te karrieres. Kaq!

  19. Etleva says:

    Urime Alketa!
    Krenare per ty! Ishe magjike ashtu sic dijme te jemi ne shqiptaret kur duam dhe impenjohemi.

  20. aleko says:

    Thjeshte nje gramafon I prishur, ku skupton aasgje, keshtu mu duk Alketa vejsiu sikur po shkonte ne qiellin e shtate pa lene sadopak vend per dinjitetin dhe vlerat e saj dhe vendit qe perfaqeson .Asnje mesazh para nje publiku te zgjedhur vec ate qe dime te bejme mire ne shqipot per 30 vite me radhe duke hedhur per konsum ne gjitheboten vuajtjet tona ne komunizem..Ky qendrim I shqipetareve sidomos atyre qe u vinte ndonje shans kariere , apo donin thjesht random te jetonin ne ato vende ku shkonin te paligjeshem eshte kthyer tashme nje moto , nje neveri qe te vjen per te vjelle.Ne fund te dites ne skemi bere gje tjter vec diskretitimin e vehtes dhe vendit qe perfaqeson…Kesaj per fat te keq nuk I shpetoi as kejo artiste qe nuk imungon kurajua per tu rritur ne jeten e saj profesionale..

  21. Fshati says:

    Alketa digjet,fshati po krihet.

  22. diana says:

    sido qe ta kete prezantuar na ka nderuar se na pershendeti edhe ne shqip. eshte aftesi e vecante te flasesh shpejt dhe te mos gabosh.individe te rralle mund ta realizojnenje komunikim te tille, urime alketa .te pegezoj per kete sfide.

  23. myvela Dervishaj says:

    Brovo Alketa….U,R I M E !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje