Një grua dhunon dhe rreh me shpulla një burrë në ambientet e brendshme të një lokali dhe këto pamje janë duke qarkulluar në rrjetet sociale. Qytetari që ka filmuar skenën shprehet se gruaja ka gjetur të dehur burrin e saj në lokal.
Pasi mësoi që ai ishte “tapë”, gruaja nisi ta godasë disa herë me shpulla në fytyrë.
Ndonëse në lokal burri ndodhej me të njohurit e tij, kjo gjë s’e ka ndalur gruan që ta “zhdëpë në dru”, raporton JOQ.
Siç shihet dhe në video, burri nuk ka bërë asnjë reagim, ndërsa disa nga personat e pranishëm në lokal kanë nisur të qeshin nga skena e pazakontë.