"Anti-KÇK", ambasadori i BE: “Ndiq paranë”, mënyrë e duhur për të luftuar krimin

8 Shkurt 2020, 13:46Politika TEMA

Për Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, koncepti “Ndiq paranë”, është mënyra e duhur për të zbuluar kriminelët që kanë vënë pasurinë e tyre si pasojë e përfshirjes në botën e krimit. Por ai shtoi se do të monitorojë nga afër implementimin e paketës Anti-KÇK dhe do të presë rezultatet e këtij ligji special.

Soreca tha gjithashtu se Paketa Anti-Kap ça t’Kapësh duhet të respektojë reformën në drejtësi dhe se SPAK-u duhet të jetë në qendër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, raporton “BalkanWeb”.

Në lidhje me mundësitë e çeljes së negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian, zyrtari i lartë i BE në Tiranë, thotë se mundësitë janë më të mira se tetorin e vitit të shkuar dhe se Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat.

Ambasadori i BE-se thekson se e ka mirëpritur uljen në tryezë të maxhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore. Kjo sipas tij, tregon se palët duan të ecin përpara dhe të zgjidhin krizën politike.

“E kemi mirëpritur marrëveshjen për reformën zgjedhore. Palët kanë shprehur vullnet për të ecur përpara”, tha Soreca.

8 komente në ““Anti-KÇK”, ambasadori i BE: “Ndiq paranë”, mënyrë e duhur për të luftuar krimin”

  1. h says:

    Giovanni Falcone diceva,-Segui il denaro,troverai Cosa nostra.
    Ky leksion i heroit të shtetit dhe drejtësisë ,është e turpëshme të afrohet me prokurorët e korruptuar dhe degjeneruar shqiptarë.
    Në shqipëri duhet thënë,- Ndiqni prokurorët,gjykatësit,politikanët shqiptarë dhe ata do ju çojnë tek paratë,mafja dhe krimi i organizuar.
    Poshtë prokurorët,gjykatësit dhe politikanët shqiptarë.
    Rroftë Amerika si shpresa e fundit për zhdukjen e këtij kanceri per popullin e mjerë.
    Nëse dështon amerika,mblidhni paratë dhe blini një bombë atomike.

    1. Kalec Dega says:

      muni muni, kapni peshqet edhe ky tellall si Lu Lu, ju kujtohet…

  2. lol says:

    …ndiqni prarane , vertet ne Surrel e Gjiri i Lalzit
    =
    lol

    1. gjergji says:

      Ndiq parane e gjen drogen e tropojaneve

  3. ABC says:

    Ndiq parane?!?!? Paraja ka vite qe ka ikur, qe kur u be paralajmerimi i pare nga politikanet tane si majtas dhe djathtas dhe gjat gjithe ketyre 3 apo 5 viteve te fundit duke e reklamuar per dite se….IKNI FSHIHUNI SE PO VJEN POLICIA/OFL , SPARTAKU DHE MAKU. Vetem po te jesh kriminel idiot do mbanje pasurine e vene ilegalisht ne Shqiperi mbas 3 apo me shume vitesh paralamjerimesh. Vetem ndonje nga ata “kriminelet” qe duke pare se c’fare eshte duke ndodhur ne Shqiperi me bosat e vertete shqiptare te krimit nderkombetar ne bashkpunim me politikanet e Shqiperise duan ta ngjyejn njeher gishtin ne mjalt edhe ata…. per kete shtrese kriminelesh eshte ngritur gjith ky shou televiziv se per ata qe dalin dhe deklaroje hapur ne televizjon publik dhe ne PARLAMENT SE JANE DUKE ARDHUR 3 MILJONE EURO NE DOGANE para se te arijne, nuk ka as SPAK AS OFL dhe kane edhe mbrojtjene e qeverise. A se desh harova….ndersa po te jesh gjykates apo prokuror dhe nuk justifikon dot pasurine ndeshkohesh me heqje nga puna. Te vjen te ÇAHESH. Mjaft se late nam me keto parrulla , NDIQ PARANE. Shpresoj vetem qe POPULLI TONE TE ZGJOHET NE ZGJEDHJET E ARDHME DHE TI LERE TE GJITHE ME NJE M.. NE GOJE. BOLL MË O SHQIPTARE SE KANE ARRITUR TEK LENGU I PALCES. NUK MBAN ME.

  4. Wtf says:

    Po te ndjekim parane shkojme te familja Berisha, pastaj Meta e gjithe te tjeret pas tyre???
    Mbase duhet ta korrigjoni z ambasadore duhet ta beni ndiqni varferine???

  5. Driti says:

    Kam frike se tha drejte njoni, çdo shtet ka mafien e vet, po ne Shqiperi ka shtepine

  6. Zylo says:

    Kujt ia thua?Ata qe i ngriten vete keto.Hajduti te kapi hajdutin.Ata qe kane shkaterruar dhe vjedhur kete popull gjemb ne kembe nuk iu hyn.I ngriten institucionet qe te mbrohen dhe jo te denohen.Mjere ky popull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje