Mustafa Nano sulmon Alketa Vejsiun: Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë

8 Shkurt 2020, 08:07Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Unë vetë ka ca kohë që nuk e ndjek Rain me vëmendjen që e kam ndjekur vite më përpara. Por kur vjen muaji shkurt, që është muaji i Sanremo, unë ulem në divanin e shtëpisë time dhe me telekomandë sinkrinizohem në valët e Rai Uno që është kanali që transmeton festivalin e Sanremos.

Përveç faktit që është një shoë i rëndësishëm, i bukur dhe interesant, unë vitet e fundit kam filluar të shijoj edhe një gjë tjetër që Sanremo në një mënyrë apo në një tjetër ka qenë edhe pak shqiptar.

Këtë herë ishte gjithashtu pak shqiptar sepse në Sanremo ishte edhe Alketa Vejsiu. Ishte ftuar aty midis grave të tjera si prezantuese e këtij festivali në krah të prezantuesit kryesor, Amadeus.

Alketa Vejsiut iu dha një hapësirë e rëndësishme në natën e tretë të Sanremos. Ajo diti ta shfrytëzonte në mënyrë të shkëlqyer këtë hapësirë. Ajo diti të jetë Alketa Vejsiu që ne njohim, që do të thotë një vajzë e rrjedhshme në të folur, elokuente, që di të dominojë skenën, dhe një vajzë që është një garanci në vetvete për ritmin që duhet të ketë një shoë ku ajo merr pjesë.

Ajo u mirëprit edhe nga publiku italian pikërisht për këto arsye. Ajo në mendimin tim nuk bën pjesë te vajzat apo personat, që thotë gjëra që që mbeten në mendje, nuk është vajzë që thotë gjëra uau, por ka karakteristikat që unë përmenda që janë të rëndësishme për një showwomen apo për një showgirl.

Tani unë dua t’ju kthej juve dy muaj më përpara, dua t’ju kthej më Shqipëri. Në muajin dhjetor, ku këtu në Tiranë u mbajt “Sanremo shqiptar”, Festivali i Këngës në RTSH, i cili u moderua nga Alketa Vejsiu.

U moderua në një mënyrë që ne e dimë tanimë, provoi një diskutim që zgjati për ditë të tëra, madje edhe për javë të tëra. Unë shpresoj që Alketa Vejsiu nëpërmjet pranisë së saj në Sanremo, të ketë bërë një vëzhgim, që unë jam i sigurt që ajo e ka bërë edhe herë të tjera sepse është një vazhgim që mund të bëhet lehtë.

Unë shpresoj që ajo të ketë vëzhguar me kujdes këtë herë që Festivali i Këngës në RTSH ashtu sikurse edhe Sanremo, nuk mund të jenë një “one men show”siç ishte fetsivali i dhjetorit, i moderuar dhe prezantuar nga Alketa Vejsiu.

Festivali ynë i dhjetorit duhet të jetë ashtu si Sanremo, një ngjarje e rëndësishme kulturore për vendin, nëse duam t’i rrimë modelit besnik deri në fund sepse festivali ynë ka për model Sanremon.

Unë dua të them se në festivalin tonë duhet të ishin ftuar, ashtu siç u ftuan në Sanremo për pesë ditë me radhë, duhet të ishin ftuar njerëz të rëndësishëm të kulturës shqiptare, të artit shqiptar, njerëz që nëpërmjet aktivitetit të tyre, kanë qenë të zëshëm në arenën lokale, kombëtare dhe këta njerëz duhen sjellur.

Fjala vjen Alketa Vejsiu mund të kishte ftuar në festivalin e fundit që ajo drejtoi Igli Taren, mund të kishte ftuar Emonela Jahon, mund të kishte ftuar komikë të njohur të botës shqiptare, të cilët e meritojnë një skenë si ajo e “Sanremos shqiptare”. Por Alketa Vejsiu nuk e bëri këtë gjë, ajo përkundrazi bëri një festival ku gjithçka e kishte emrin “Alketa Vejsiu”.

Alketa Vejsiu bëri prezantuesen, Alketa Vejsiu bëri këngëtaren, bëri balerinën, madje bëri edhe monologje të natyrës intelektuale. Për mua kjo ishte e pafalshme. Kjo është kritika që unë i bëj Alketa Vejsiut.

Dhe me këtë krritikë unë nuk i heq asgjë aftësisë dhe zotësisë, më saktë zonjësisë së Alketa Vejsiut, ajo mbetet një prezantuese e shkëlqyer e Shqipërisë.

Dhe unë mendoj se me t’u kthyer nga Sanremo, sido që ajo dha shenja që po jetonte atë ngjarje, po sillej sikur kishte kapur qiejtë dhe me të drejtë ishte ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e vet, unë dua që ajo me të mbërritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë se është një heroinë dhe që është një figurë e madhe e kombit shqiptar.

Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim, është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e spektaklit shqiptar dhe kjo nuk është pak e dashur Alketa. Ky ishte monolgu im për sonte që ia dedikova Alketa Vejsiut dhe e shoqërova me një kritikë të vogël, që unë shpresoj që ajo ta marrë me dashamirësi.

10 komente në “Mustafa Nano sulmon Alketa Vejsiun: Mos mendo se je heroinë, zbrit me këmbë në tokë”

  1. Lona says:

    HYP XHIXHI HYP XHIXHI KY USHQEHET VETEM DUKE KRITIKUAR NJERZIT S’ KA PUNE TJETER KY PARAZIT NJERZIT PUNOJNE KY I GJYKONE

  2. pilafi says:

    O katunar injorant, po ku kupon ti se cfare eshte Sanremo?
    Ti je kopetente vetem per te kuptuar injorantet dhe te pacivilizuarit. Si dhe per imituar te tjeret ne faktin e gruas se dyte.
    Po habitem edhe me zotin Baze se si mundet te botoje ne gazeten e tij serioze komentet e nje fshatari si puna jote.

  3. Seldi says:

    Muçua hedh topin per vete jo se i ruhet shume per Alketen dhe te tjeret. Ai ka hallin qe nder njerezit e shquar qe propozon te jene ne fistivalin e hapur te RTSH te jete dhe Muçua si i ftuat se eshte koke e madhe. U pika qe ste bie o legen Skrapari. Te dhjefsha emrin qe ke Muço.

  4. Bashkimi says:

    Ku „ mbreti“ i mbushur me komplekse sexuale , sulmon nje mbretereshe te vertete.

  5. imagjinoni ,

    kurt e 7-8 vjec shikonim e shtepit tona Canzoisimo-t & Sanremo
    Muchi lozte me bajgat e lopes me moshataret e vet
    kush ja plaste bajge kakes jeri-tjetrit .
    mirpo fal epokes se injorances , veNdosja e nji shpellari ne krye te shtetit Shqiptare ,
    si u aplikua edhe e arabistan ,kthimi ne mesjet e piopujve muslumanne ,
    muchi me shokt e katundit zbarkuan dhe pushtuan institucione medie tv
    e sot a japin mend e qytetareve
    ahahahahahahah cfar ironie e njerezimit
    ky kthim ne mesjete

  6. Kola says:

    Do te pyesum Muchon si te sillemi, te kemi apo jo ambicje ne jete!

  7. Keta njerez jetojne ne shek. e 19-te!Jetojme ne demokraci dhe lerini njerezit te bejne jeten e tyre,te bejne kariere te kene sukses,te rezohen,te ngrihen, te vishen,te kendojne! E cafre o Muc mediokri! Shqiperine e kane kapur per fyti disa te tille burros, donkeys, ocell,jack us,gaz, gomere si puna e ketij te semuri psiqik Nano!

  8. mik says:

    Asht e vertete qe duhet te jete ashtu siç thote Mustafa Nano, por nuk duhet te vehet gishti tek Alketa Vejsiu dhe te fajsohet ajo per menyren se si u organizu festivali i fundit i kanges ne RTSH.
    Kuptohet, Alketa Vejsiu ka potencen e vet ne festival, por nuk vendos ajo menyren se si te organizohet. Mustafa Nano, nese ka pak ndershmeri ne kete pike, ai duhet te permende Vera Grabocken ( e cila ka pas shume kritika kohet e fundit ) e jo Alketa Vejsiun. Megjithese, kualiteti i organizimit te festivaleve tona, ashtu si ne çdo gja, ecin paralel me llojin e organizimit te shtetit. Nqs shteti do jete rrumpalle, gjithçka tjeter do jete e tille.
    Mustafa Nano nqs ka kapacitet moral dhe inlektual, duhet te kapet tek vendi ku buron e keqja.
    Siç thote dikush : ” Prijesi i mire nuk sulmon ushtaret, por ate qe asht mbrapa tyre “.

  9. qytetari says:

    Po te lexosh komentet e ketij shkrimi kupton qe shqiperia eshte 50 vjet mbrapa qyteterimit…Masakrojne ( jo kritikojne) nje qytetar vetem pse “guxon” te kritikoje nje artiste edhe pse ai respekton ate. Sa i trishtueshem eshte ky realitet….

  10. vullnet xhafaj says:

    o gazetar,nuk e kuptova se ku qendron “sulmi” i nanos ndaj Alketes
    ne kete monolog?ne se thua 9 te mira dhe ben 1 vrejtje,quhet “sulm”
    te pakten na trego se ku mund ta gjejme Manualin qe ke lexuar ti dhe qe spjegon kufijte e “sulmit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje