Letra sekrete për Maxhun Pekën: Ja ku dhe për ç’farë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë

7 Shkurt 2020, 19:08Politika TEMA
Letra sekrete për Maxhun Pekën: Ja ku dhe për

Memorie.al publikon një dokument të panjohur të nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtëme në Tiranë, që për vite  ka mbajtur siglën “Tepër sekret” dhe tashmë i deklasifikuar, i cili i përket vitit 1987, dhe bën fjalë për një letër që ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, i dërgonte Ambasadës shqiptare në Paris dhe personalisht titullarit të saj, Maxhun Peka, ku i kërkonte që ai personalisht dhe gjithë stafi i përfaqësisë sonë diplomatike në atë vënd perëndimor, do të merrte një detyrë të veçantë sipas porosive që ai u kishte shkruar. I gjithë personali i asaj Ambasade duhej të angazhohej menjëherë dhe të ndante detyrat në mënyrë të preçizuar duke filluar hulumtimet, kërkimet dhe takimet zyrtare apo private me individë të ndryshëm dhe autoritetet e shtetit francez e atij belg, në mënyrë që të evidentohej dhe të gjendeshin dokumente, regjistra, fjalime, gazeta, libra dhe filmime të ndryshme, të cilat kishin të bënin me gjithë veprimtarinë e Enver Hoxhës gjatë viteve 1930-1935, që ai kishte qenë në Francë “me studime” dhe në Belgjikë si  sekretar i konsullit të Nderit të Mbretërisë Shqiptare në atë vënd, z. Maroth de Marthoy dhe kryekonsullit, Albert Calmes…

Nga Dashnor Kaloçi

Fundi i viteve ’70-të, kur Enver Hoxha filloi të shkruante librat e tij me kujtime, si: “Kur lindi partia”, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë, “Titistët”, “Vitet e vegjëlisë”, “Mes njerëzve të thjeshtë”, etj., në disa prej tyre ai ndalej dhe fliste gjatë për periudhën kur kishte qenë me studime në Francë nga viti 1930 e në vijim dhe atë periudhë të shkurtër kohe në 1935-ën, kur kishte shërbyer për pak kohë si sekretar i Konsullit të Nderit të Mbretërisë Shqiptare në Belgjikë, z. Maroth de Marothy dhe kryekonsullit, Albert Calmes. Gjë të cilat jo se ishin fakte të panjohura për shqiptarët, pasi ato ishin thënë në disa biografi të shkurtëra që nga viti 1945 kur Enveri kishte kandiduar për deputet në Kuvendin Popullor dhe më pas, por në ato libra me kujtime, tashmë kishte vendosur të shkruante historinë e rinisë së tij, duke dhënë të zgjeruara kujtimet e tij. Kjo gjë, pra periudha e Enver Hoxhës në Francë e Belgjikë, ngjalli jo pak kureshtje në atë kohë, pasi ato bëheshin për herë të parë publike dhe të shkruara nga vetë ai.

Por nisur nga fakti se për Enver Hoxhën ishte krijuar një mit, (si në popull ashtu dhe tek udhëheqja e lartë), se ai ishte i pavdekshëm, vdekja e papritur e tij në prillin e vitit 1985-ës, duket se e kapi në befasi të gjithë udhëheqjen e lartë me në krye Ramiz Alinë, të cilin vetë Enveri e kishte lënë si pasardhës së tij. Midis shumë “problemeve” të tjera, tashmë shtrohej edhe ai i dokumentimit të jetës së tij në Muzeun “Enver Hoxha” (Piramidën) që “Partia” vendosi ta ndërtonte pak kohë pas vdekjes së tij. Dhe gjithashtu edhe plotësimit të fondit të tij personal arkivor, si dhe një dokumentari që do realizohej nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, (me titull “Vitet e rinisë”), sipas kujtimeve që vetë Enveri kishte lënë për periudhën kur ai kishte qenë në Francë. Nisur edhe nga ky fakt, në pranvera e vitit 1987-të, ministri i Punëve të Jashtëme, Reiz Malile, i dërgoi një letër të gjatë prej gjashtë faqesh, ambasadës shqiptare në Paris, me adresë tituallarin kryesor të saj, ambasadorin Maxhun Peka.

Në letrën në fjalë që publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ministri Malile jepte udhëzime dhe porosi të detajtuara për përfaqësinë tonë diplomatike në Paris, e cila duhej të mobilizohej menjëherë duke u angazhuar në një punë të madhe për të gjetur dhe dokumentuar gjithçka Enveri kishte shkruar në kujtimet e tij për periudhën që kishte qenë në Francë. Që do të thotë se: duheshin gjetur regjistrat dhe amzat e universiteteve ku kishte studjuar, klasat, auditorët, gazetat që kishte shkruar, librat në bibliotekat që ai kishte frekuentuar, lokalet, hotelet, konviktet dhe të gjitha vëndet e tjera që ai kishte jetuar dhe frekuentuar. Po kështu, sipas porosive të dhëna nga Tirana, ambasada shqiptare duhej të hulumtonte e gjurmonte për të dokumentuar edhe periudhën gusht-shtator të vitit 1946, kur Enver Hoxha kishte kryesuar delegacionin e qeverisë shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.

Krahas gjithë këtyre, siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë (me faksimilet përkatëse) ambasada shqiptare në Paris duhej të angazhohej edhe në shtetin fqinj, në Belgjikë, ku në vitin 1935, Enveri kishte shërbyer disa kohë si sekretar i Konsullit të Nderit të Mbretërisë Shqiptare, z. Maroth de Marothy dhe kryekonsullit, Albert Calmes. Dhe sipas gjithë kërkesave e porosive të ardhura nga Tirana, (gjë e cila nuk mund të bëhej thjesht nga një dëshirë e ministrisë së Punëve të Jashtëme dhe titullarit të saj, por me vendim dhe porosi të veçanta nga vetë Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha), ambasada shqiptare filloi menjëherë nga puna dukë u angazhuar dhe mobilizuar të gjithë stafin e saj për të përmbushur detyrat që kishin ardhur nga titullari i ministrisë, të cilat kishin dhe një afat?!

Por çfarë rezultati dhanë ato kërkime që bëri ambasada shqiptare në Paris, ashtu dhe në Belgjikë? Lidhur me këtë nuk ka asnjë dokument që të japë një përgjigjie të qartë, apo më saktë ne nuk kemi mundur që të gjejmë një dokument të tillë, ku të jepet një përgjigjie nga ambasada shqiptare e Parisit për Ministrinë e Jashtëme në Tiranë, lidhur me porositë e dhëna nga ana e titulalrit të saj, Malile!

Por lidhur me këtë, na jep një përgjigjie ekskluzivisht për Memorie.al, vetë ish-ambasadori, z. Maxhun Peka, i cili dëshmon se: “Pas asaj letre që na erdhi nga Minsitria e Punëve të Jashtëme në Tiranë me firmën e ministrit Reiz Malile, unë personalisht ndava detyrat për gjithsecilin nga stafi i ambasadës që drejtoja dhe, pas disa muaj kërkimesh, rezultati ishte zero. Pra, edhe pse autoritetet zyrtare franceze i pritën me mjaft korrektesë dhe dashamirësi punonjësit tanë të ambasadës që u angazhuan në përmbushjen e detyrave të dhëna nga Tirana, për Enver Hoxhën nuk u gjet asnjë dokument dhe asgjë tjetër, nga të gjitha ato që na porosiste ministri Malile në letrën e tij që po e publikoni dhe ju te Memorie.al Dhe për këtë, mund të flasë dhe Nexhmije Hoxha, e cila erdhi vetë në Paris dhe ka qenë dëshmitare në të gjitha rastet kur ne na është dhënë përgjigjie negative, pra që: për Enver Hoxhën nuk ekzistonte asnjë dokument nga ato që na kërkohej”.

Kështu e mbyll dëshminë e tij ekskluzive për Memorie.al, ish-ambasadori Peka, (nga të paktit që nuk ishte në atë detyrë si rezultat i klaneve të nomenklaturës së lartë të PPSH-së).  Dokumenti arkivor në fjalë, mbetet një nga dokumentet më me vlerë, pasi ai ka “vetëdemaskuar” jo vetëm Enver Hoxhën për gjith ato kujtime që ai kishte lënë të shkruara me dorën e tij për periudhën e “studimeve” në Francë, por edhe vetë udhëheqjen e lartë me në krye Ramiz Alinë?! Jo pse i kishin besuar ato, por pse kërkonin t’i besonin ende edhe kur Enveri tashmë kishte vdekur. Më shumë se një naivitet, ajo gjë mendojmë se ishte një servilizëm ndaj Nexhmije Hoxhës.

Letra e ministrit Malile për Ambasadën shqiptare në Paris

REPUBLIKA POPULLOR SOCIALISTE E SHQIPERISE

MINISTRIA E PUNEVE TE JASHTEME                                                                                                              Tiranë, më 16. 3. 1987

Nr.909

                                               AMBASADES SE RPS TE SHQIPERISE

                                                     (Shokut Maxhun Peka)

                                                                                                                                                               P A R I S

Qëndrimi në Francë zë një vënd të veçantë në jetën e shokut Enver Hoxha, në edukimin dhe formimin e tij revolucionar.

Në kuadrin e punës për pasurimin e plotësimin me dokumente të fondit të tij arkivor, dalin një sërë detyrash urgjente, të cilat duhet të ndiqen dhe të realizohen nga ana juaj.

Në koefidencë po ju themi se shoku Enver Hoxha ka lanë të shkruara një cikël të tërë kujtimesh për vitet e studimeve e të qëndrimit në Francë e Belgjikë (1930-1935) dhe, ndofta më pas ato botohen (mundet më 1988)

Aktualisht ndodhemi para këtij problemi:

Për nevojat e pasurimit të fondit dokumentar arkivor:

Për nevojat e konkretizimit të periudhës 1930-1936 në Muzeun “Enver Hoxha” që po ngrihet në Tiranë: për nevojat e punës përgatitore për një film dokumentar që do të xhirohet në bazë të kujtimeve të shokut Enver për Francën etj., është e nevojëshme që nga ana e ambasadës të bëhen sondazhet e nevojëshme  në disa drejtime:

1936. Të pyetet në parim me anë miqsh ose me sondazhe zyrtare se ku ruhen dokumentat e Universiteteve të Francës që i takojnë periudhës së viteve 1930-1936. Nëse dokumentet ruhen në Arkivin e Përgjithshëm (shtetëror), atëhere drejtojuni atij: nëse i ruajn Universitetet përkatëse, atëhere duhet drejtuar Universiteteve.

Konkretisht:

Të bisedohet me Universitetin e Monpeljesë dhe, në vija të përgjithëshme t’u thuhet:

“Në Universitetin tuaj, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Biologji – Kimi, ka studjuar nga tetori i 1930 gjer në mars 1933, i riu shqiptar Enver Hoxha, i cili më pas u bë udhëheqësi i popullit shqiptar, Themelues i Republikës Popullore, udhëheqës i Partisë etj., (i dini vetë)

Monpeljeja, thojuni, zë një vënd të veçantë në jetën e kujtimeve të tij. Ai është shprehur me simpati e respekt për Universitetin tuaj, popullin francez. Do të donim të na ndihmonit: ç’dokumente ruhen, ku pasqyrohet, ose përmëndet shoku Enver në atë periudhë, ndonjë regjistër, amza ndonjë punim i tij, ndonjë shënim nga profesorët për të në ato vite, etj., etj., ç’të jetë e mundur…”.

Pasi t’i gjejnë, t’u njoftojnë nëse ka.

-Po e njëjta gjë duhet se në vitin 1934, mundet në tetor, në këtë Universitet është regjistruar, ndofta si student i jashtëm, në Fakultetin e Drejtësisë, i riu shqiptar Enver Hoxha…etj.

A ruhet ndonjë dokument, regjistër etj., etj.

-Po e njëjta gjë duhet bërë me Universitetin e Brukselit veçse me këto preçizime:

Dimë se ai, krahas punës në Konsullatë u regjistrua edhe në Universitetin e Lirë (L’Universite Libre dy Bruxel), në faklutetin e Drejtësisë. Mundet të ketë ndodhur kjo në shtator ose tetor 1935, mundet edhe më herët. Ju lutemi, a mund të na ndihmoni me çdo lloj dokumenti ose të dhëne që flet për shokun Enver Hoxha si student në këtë Universitet etj.”

Arkivit të Ministrisë së Jashtëme të Francës:

T’i kërkohen me anë miqsh ose zyrtarisht dokumente të ndryshme për dy momente:

-Në vitet 1935-1936 shoku Enver Hoxha etj., shkoi me punë në Konsullatën e Mbretërisë Shqiptare në Bruksel të Belgjikës.

Në po kërkojmë dokumente në Bruksel, por do të na interesonte shumë ndihma juaj në një aspekt tjetër:

Konsull nderi në Konsullatën shqiptare në Bruksel në periudhën kur atje punoi shoku Enver Hoxha ishte qytetari francez me origjinë hungareze, Maroth de Marthy dhe kryekonsull Albert Calmes.

Mos ndofta në arkivat tuaja ruhen dokumente e material që pasqyrojnë qënien dhe veprimtarinë e Maroth Morthyt e Albert Calmes në vitet 1935-1936 si Konsull i Mbretërisë Shqiptare në Belgjikë? Kuptohet, ne do të na interesonin shumë ato dokumente (nëse dispononi), vetëm nëse ne to flitet direkt ose indirekt për Enver Hoxhën.

-Më 18 gusht 1946 shoku Enver Hoxha, tashmë kryetar i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë, mbërriti në Paris për të përfaqësuar shtetin e ri shqiptar në Konferencën e Paqes që në atë kohë zhvillonte punimet në kryeqytetin francez.

-Më 21 gusht 1946 shoku Enver Hoxha foli në seancën plenare të Konferencës së Paqes.

-Më 24 gusht 1946 zhvilloi një konferencë shtypi me gazetarët në “Hotel du Luvre”.

-Më 16 shtator 1946 në prag të nisjes për në Shqipëri bëri një deklaratë shtypi (botuar edhe në Shqipëri).

-A dispononi dokumente rreth veprimtarisë së Enver Hoxhës në Konferencë?

-A gjendet i plotë inçizimi i fjalës së tij në Konferencën e Paqes? Po teksti i inçizuar i Konferencës së shtypit?

-A gjenden (ruhen) syzhete nga kronika filmike kur ai foli në Konferencën e Paqes? Po nga Konferenca e shtypit?

-A ruhet proces-verbali i Konferencës së Paqes? Çështë shënuar në të për Enver Hoxhën dhe fjalën e tij?

-Mos ndofta gjenden shënime, përshtypje etj., të pjesëmarrësve të Konferencës për Enver Hoxhën dhe veprimtarinë e tij”.

Këto, në gjuhën e përshtatëshme u kërkohen francezëve.

Por, për më tej, për dijeninë tuaj duhet të keni parasysh dhe këtë:

Gjatë periudhës 20 gusht-16 shtator 1946, shoku Enver Hoxha mori pjesë në disa pritje që organizuan në Paris, delegacioni sovjetik dhe ambasada sovjetike në Francë: delegacioni jugosllav dhe ambasada jugosllave, polakët, çekët, etj. Në këto pritje merrnin pjesë edhe gazetarët e kineastët francezë. Mos ndofta, kushedi (!) në arkivat e filmit francez ruhen kronika nga ato pritje e, mos ndofta është fiksuar dhe shoku Enver?! Ku e si mund të interesohemi për këto?! Ndofta gjejmë diçka me vlerë.

Për këto të fundit, shoku Maxhun, veproni si t’u duket më e mira, ose lëreni në heshtje nëse është e vështirë ose jo opurtune të kërkohet.

-Duhet interesuar, me anë miqsh ose zyrtarisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Belgjikës për të kërkuar se ç’dokumente ruhen në arkivat e saj që kanë lidhje me:

-Çeljen e Konsullatës së Mbretërisë Shqiptare në Belgjikë dhe me veprimtarinë e saj në vitet 1934-1936.

-Rergjistrimi i Enver Hoxhës në anuarin diplomatik të Ministrisë së Jashtëme Belge.

-Gjithçka ka të bëjë me shokun Enver Hoxha në Belgjikë në vitet 1934-1936.

-Në ndonjë takim ju vetë, ose shoku Arqile ose Thoma, ose kë të quani ju të arsyeshme, të bisedoni me organet përkatëse (ndofta me Ministrinë e Jashtëme të Francës ose me ndokënd tjetër ku ta mendoni ju), për një gjë të tillë. Pasi t’i flisni shkurt për shokun Enver, për vlerësimin që i ka bërë ai popullit e kulturës franceze, për vitet që ka kaluar në Francë etj.

-Të gjendet mënyra të pyetet, në se do të qe e mundur të vijnë në Francë, dy – tri shokë për t’i njohur nga afër vëndet ku ka studjuar e jetuar shoku Enver, ku ka shëtitur, pikat historike të Monpeljesë e të Parisit, që ka vizituar në vitet 1930-1935, sallën e Konferencës së Paqes ku foli më 1946 etj., etj. Po ashtu a do të ishte e mundur të filmonim disa nga këto vënde e qendra historike, banesat ku ka jetuar, sallën e Konferencës së Paqes, bibliotekat e librit (botimet e viteve ’30-të) që ka frekuentuar e lexuar etj. U theksoni se ky film, i mbështetur në kujtimet e shokut Enver Hoxha për Francën, do të ishte gjithashtu dhe një vepër për miqësinë mes dy vëndeve e popujve tanë etj.

-Pra, shoku Maxhun, bëjeni me kujdes një sondazh dhe në këtë drejtim dhe na njoftoni.

-Nëse e shihni të arsyeshme e me të efektëshme, mundet t’u drejtoheni miqve të Shqipërisë në Francë e Belgjikë dhe nëpërmjet tyre të sigurojmë ato ç’na interesojnë për fondet që kanë të bëjnë me Ministrinë e Jashtëme franceze e sidomos për Konferencën e Paqes. Nëse kjo mënyrë s’jep rezultatet e duhura, atëhere drejtohuni rrugës zyrtare.

-Shokët këtu kanë përgatitur listat (në frengjisht) të autorëve e të literaturës që studjonte shoku Enver në vitet ’30-’36 në Francë, të organevt të shtypit që ai lexonte, të atyre gazetave ku është shkruar për të, etj.

-Po ju bashkangjisim një kopje të këtyre listave.

Ngarkoni një nga shokët të interesohet se ku ruhen këto libra (kujdes – botimi i viteve 1920-1930, jo botime të mëvonëshme).

Pastaj le të pyesi në institutin ku ruhen libra të tilla:

A është e mundur që të sigurojmë fotokopje të kopertinave të tyre, a mundet në një moment të përshtashëm t’i fotografojmë e t’i filmojmë të gjitha bashkë e disa më vete?

Për gazetat ku shkruhet për shokun Enver (sidomos ato që pasqyrojnë veprimtarinë e tij në Konferencën e Paqes) interesohuni në se mund të gjejmë ndonjë ekzemplar origjinal.

Dokumentet që përmëndëm më sipër ne duhet të bëjmë gjithçka që t’i sigurojmë. Juve paraprakisht bëni një konsultë midis shokëve të ambasadës, shkëmbeni mendime si mund të organizohet puna për të arritur rezultate sa më të mira. Bëni një ndarje konkrete të detyrave për kontaktet që duhet të ndërrmarë secili nga shokët me miq të vëndit tonë dhe institucionet e ndryshme franceze e belge të lartëpërmëndura dhe deri nga 10 ditëshi i parë i prillit të vitit në vazhdim na njoftoni rezultatin.

Kini parasysh për gjithë punën që duhet kryer, përcaktoni qartë:

1.Çfarë mund të kryhet nga miqtë e shoqatat:

2.Çmund të sigurohet nga francezët, me ose pa pagesë, qoftë dhe në kuadrin e shkëmbimeve kulturore midis dy vëndeve

3.Kur duhet të vinë shokët tanë aty sikurse bëhet fjalë në faqen 5. Për problemin e fundit duhet të tregoni kujdes që të merret me kohë autorizimi i autoriteteve franceze, gjithçka të bëhet në rregull në mënyrë që në procesin e punës, sidomos të filmave nga shokët tanë, të mos dalin probleme. (Ju shihni edhe nëse ndonjë filmim ose mikrofilmim të bëhet nga francezët)

Presim sa më parë mendimet tuaja.

M I N I S T R I

(Rezi Malile)

16 komente në “Letra sekrete për Maxhun Pekën: Ja ku dhe për ç’farë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë”

  1. dardan I says:

    Maxhun Peka ka qene “nomenklature” e Ramiz Alise.

  2. MAJAKOVSKI says:

    Mire per te tjerat nuk umgjeten por as per Konferencen e Paqes ne Paris me 1946 nuk u gjeten si eshte e mundur . Ju keni fotot e asaj konference por edhe zerin ku Enver Hoxha prezantohet me gjithe madheshtine dhe bukurin e tij. Turp qe nxini cdo gje dhe behen te pabesueshem.

  3. Qytetar says:

    Kemi halle te tjera or Kaloç !

  4. gjergji says:

    Ky eshte MAXHUN APO M.T PEKA.Ku komunist I terbuar u ba brenda nates demokrat I madhe.Personi qe mori ne qafe ,largoj nga ambasadat diplomatet profesionist e I zevendesoj me rugaqe qe ishin activist te PD.U shofte si rrace kjo pjelle qe ndyne malcin e gjakoves.

  5. Zorro says:

    Letra eshte shkruar me djallezi me porosi te Ramiz Alise,sepse nuk do kryhej asnje verifikim!
    Ramiz Alia ishte nje kale troje ,qe e tregoi veten me pas!

  6. Miti says:

    Ky Maxhuni xhaja i Qimit eshte? Te gjithe kelyshet e regjimit komunist ne nje menyre apo nje tjeter jane rreshtuar ne fushen e shahut te politikes Shqiptare dhe i pine gjakun ketij populli. Qe nga Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Gramoz Pashko, Ngjela, Gjinushi, Ruci, Tritan Shehu, plus te tjere qe jane reshtuar ne skalionin e anal-isteve si Qim Peka, Andi Bushati, Fatos Lubonja apo Zheji, o kane qene pjese e bllokut, ose lehnin si qen qe ishin brenda bllokut dhe rrotull tij.
    Bravo Ramiz Alise, se me ate kalimin e bute te nderrimit te pushtetit, shmangu dhe revanshin mbi kelyshet dhe bastardet e regjimit, i ricikloi ne politike nen petkun e demokratit, socialistit kapitalistit ja zhyti prape ketij populli deri ne ate pike sa nje perqindje e pa neglizhueshme e popullsise kujton me nostalgji Enverin.

    1. Kacaku says:

      Jo mor burre , nuk eshte xhaja e Cimit , nuk ka asnje lidhje me Cimin , Cimi i ka parardhesit e tij tek ca raca majmunesh orangotango ne Afrike , po do te dhena per Cimin duhet te besh nje udhetim te gjate ne Afrike , safari , atje do kerkoshe ……….tung

  7. Timi says:

    Babai a xhaxhai i Qim Pekes…e kane bythlepirhen ne gjak…ky je komunistet nipi spo biri me berishistet…ka surrat Qimi e flet per Edi Ramen….

  8. Gjergj says:

    U hengsh karin o Gjergj

  9. andreas says:

    DASHNOR THE BITCH! Para 10 vjetesh nje bashkestudentja ime shqiptare e Universitetit te Kretes vajti me Erasmus ne Univ. e Monpeljese, departamenti i Biologjise. Me tha se kur e moren vesh pedagoget se ajo ishte shqiptare, i treguan me te qeshur notat e dobta te Enver Hoxhes, i cili nuk e kishte qejf kete dege. Natyrisht ata e bene kete per te mbivleresuar intelektin e tyre. Me kete dua te them se ekziston amza dhe lista e notave te Hoxhes ne Univ. e Monpeljese, megjithese ai e braktisi kete dege qe sipas tij nuk ishte interesante. Historite me Maxhune dhe Dahnore jane trillime…

  10. Sa per dijeni says:

    Po o Kaloc bytha po. Dmth sipas Maxhunit te Qimit te pekajve, Enveri s’paska qene kurre aty. Mire qe student nuk ekzistoka ndonje dojument se helbete i thone mbi 50 vjet diference e nje lufte boterore ne mes qe dogji e shkaterroi plot, por as per ‘46 nuk gjete gje. Sipas teje o Majmun kush na perfaqesoi ne Konf. e Paqes, apo ishte Dosti, Cakrani e Zogu i kurves e gjithe dobicat e turqinise alla Esat Toptani. Mjaft more lugeter me mohime, mjaft o zgjyra se na nxite si komb e na nxorret arrixhinj fare pa kombesi, atdhe e histori. Ptu u shofshi si rrace e u harrofte emri i gjithe nihilisteve zgjebarake. Thojini te bardhes te bardhe e te zezes te zeze, por jo keshtu vetem me mohime.

  11. Tura says:

    Cpret nga njerez me emra MAXHUN,CIM E DASHNOR.guzhiniere vetem te m…..

  12. Tarrasi says:

    Po ai te pakten ishte dikushi,beri shume cka,ndermjet te tjerave ai beri cmorrizimin e ketij populli,se 95% i kishin morrat aleat te perhershem,po ju kush jeni,cfare bete per kete vend,ju ajka e kombit.Maxhun Peka,po ka qene ambasador,po kush e coi ambasador,qe ky na paska ndryshe nga keta,keto konkluzione nuk ti pranon as ai vete,vetem nipi i tij mund ti pranoje,se ai njihet publikisht per burre i mencem.Kohe humbur te merresh shume me ju

  13. J says:

    E.Hoxha vrau dhe syrgjynosi te gjithe shoket e femirise,shoket e shkolles ne Paris deri dhe burrin e motres.Te gjithe ata qe mund te deshmonin deshtimin e tij si student.Shpenzoi per 1 vitburden e shtetit pa u paraqitur ne shkolle duke bere jete qe I pelqente.Te gjithe te njohurit nga afer I vriste ose i detyronte te ishin pjese e ngritjes se kultit te tij .Edhe bashkshortja e tij njekohesisht evitoi te njohurit e aftert nepermjet burgimevr, internment etj.Fjalimin me konf.e Parisit e pregatiten jurist dhe professor te njohurit te kohes qe njihnin te drejtat nderkombetare etj etj ,njerez te dipllomuar ne universitetet me te mira te Europe’s,te cilet u shperblyen me te njejten fat :pushkatime ,internment etj.Mbas nje kohe te gjate ne pushtet ,kur eleminoi intelektualet e vertet dhe u rrethua nga nje brez tjeter intelektualesh te partishem,fjalimet e tij treguan quarter nivelin e tij arsimor meshprehje banale si : pataja eshte dhe buke dhe gjelle..
    Cdo cmenduri e tij pasohej me duartrokitje dhe thirrje histerike nga shqiptaret e uritur(kujto shprehjen do hame edhe Bar…) ….Disa komentues mbasi kane siguruar ushqimin Baze te perditshem ,larg mjerimit te pa shoq shqiptare,e me gjithe te drejtat njerezore qe kapitalizmi I tyre I urryer ju afron,duke fshehur emrat me pseudinime tashme moderne,kemngulin ne nostalgjine per diktatorin.Ky eshte rast I vetem qe dhe une e adhuroj diktatorin,rasti kur njerzit me besnik I ndeshkohet me shume….

  14. Mandravellua says:

    Verua mori 300 000 mamjune dhe u perpoq te bente 2 000 000 njerez. Po te kish jetuar dhe 10 vjet, mbase do ja arrinte. Te pakten sa te na hiqte qafe Baba Cjapin e Sheqeres…

  15. demo says:

    Nexhmije!Kam 30 vjet qe te tregoj enver hoxhen e vertete si e kane njohur pleqte tane,qe i pushkatoi,i burgosi,vetem E VERTETA E SURRATIT TE TIJ MOS DILTE.Te kam thene moj Nexhmije,Po deshe te verteta per Enver Hoxhen ne France dhe Belgjike,mos kerko kot neper Universitete,neper Diplomaci,ne gazeten Umanite dhe gjera te larta,sepse nuk do te gjesh.
    POR SHKO KERKO RREGJISTRAT E BORDELLOVE TE FRANCES,SHKO NE KLUBET E HOMOSEKSUALEVE dhe shiko mos gjesh ate dollapin ne barrakat e Harixhijve te Brukselit,ku e arrestoi policia Belge.
    Vajte 100 moj e zeze,akoma nuk e njojte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje