VIDEO: Gazetari i "Zërit të Amerikës" bën për "ujë të ftohtë" Ilir Metën

8 Shkurt 2020, 09:12Politika TEMA

Ilir Meta është përplasur me gazetarin e Zërit të Amerikës, në intervistën që dha dje. Shkak u bë raporti i Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas shefit të Shërbimit Shqip të VOA, Arben Xhixho, Komisioni i Venecias tha se kreu i shtetit “i kishte tejkaluar kompetencat kur anuloi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit”, por Meta nuk ishte dakord.

Më poshtë replikat dhe video (shiko në minutën 12.35)

Presidenti Ilir Meta: Unë padyshim që jam i duruar në këtë drejtim, por kjo është një kohë e humbur për Shqipërinë, siç ishte një kohë e humbur edhe çështja e denoncimit, të themi në Venecia të Presidentit për aktin e dekreteve për zgjedhjet vendore, që thjesht më detyroi dhe mua si President të paraqisja opinionin tim atje. Vajtja përsëri në Venecia për një çështje absurde, sepse sipas tyre Presidenti gjoja ka shkelur ligjin, kur Presidenti hetohet vetëm për shkelje të rënda të kushtetutës, nuk i bën mirë imazhit të vendit tonë në nivelin ndërkombëtar. Megjithatë unë si President do bëj detyrën time edhe me Komisionin e Venecias.

Zëri i Amerikës: Meqë ju iu referuat interpretimit të Venecias për çështjen e zgjedhjeve vendore, Komisioni i Venecias e thotë hapur që ju i tejkaluat kompetencat…

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk është kështu!

Zëri i Amerikës: E thotë!

Presidenti Ilir Meta: E keni gabim. Kjo ka qenë në raportin paraprak.

Zëri i Amerikës: Jo, është në raportin përfundimtar, unë sot iu referova përpara se të vija në studio, për ta rikujtuar ….

Presidenti Ilir Meta: Nuk është kështu, është e pavërtetë. Nuk egziston fjala tejkalim.

Zëri i Amerikës: Interpretimi i Venecias, e thotë. Por thotë që nuk ka qenë aq serioze shkelja, sa për të çuar në shkarkim.

Presidenti Ilir Meta: Nuk është ashtu jo! Kjo është tek parapraku.

Zëri i Amerikës: T’ua lexoj variantin përfundimtar? E kam të hapur në telefon…

Presidenti Ilir Meta: Ju mund të lexoni një variant tuajin, nuk ka asnjë problem…

Zëri i Amerikës: Jo ky është varianti i Venecias…

Presidenti Ilir Meta: Unë mund ta sqaroj më pas, sepse tani unë nuk e kam këtu me vete. Nuk kam asnjë shqetësim për atë gjë.

Zëri i Amerikës: Është në aglisht dhe po e përkthej në moment… “ në qoftë se, ashtu edhe siç ka ndodhur, anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhjeve lokale, i tejkaloi kompetencat e Presidentit, siç u vertetua më parë”, në argumentimin që bën Venecia, “parlamenti dhe komisioni i tij hetimor duhet të marrin parasysh një sërë faktorësh që çuan këtu, të cilat vënë në pikëpyetje nëse ky akt ka qenë i një natyre serioze”. Pra ata thonë që (akti) nuk ka qenë serioz për t’u shkarkuar por…..

Presidenti Ilir Meta: E para, një herë varet shumë se si është formulimi në anglisht e dyta… këtë gjë e di mirë sepse me këtë çështje jemi marrë shumë seriozisht, Komisioni i Venecias….. e para kjo nuk egziston …ka një ndryshim të madh mes paraprakut dhe përfundimtarit….

Zëri i Amerikës: Jo jo ky është përfundimtari (raporti) pika 81…

Presidenti Ilir Meta: Do t’ua sqaroj edhe unë më pas sepse nuk e kam këtu. Së dyti, Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë…. edhe nëse pretendimet e Kuvendit, jo konkluzioni i Venecias, pretendimet e Kuvendit janë të tilla, përsëri kjo është një çështje jo serioze që hyn në sferën për të ndërmarrë një hap të tillë ndaj Presidentit të Republikës. Ky është thelbi i Venecias. Dhe fjala tejkalim kompetencash në variantin e fundit si konkluzion i Venecias nuk egziston. Kjo ka egzistuar tek parapraku….

Zëri i Amerikës: Jo jo është…

Presidenti Ilir Meta: Dakort e sqarojmë edhe më pas….nuk kam shqetësim për këtë çështje. Por absolutisht kjo është një gjë pa lidhje. Pasi kompetenca e zgjedhjeve është një kompetencë absolute dhe e vetme e Presidentit të Republikës, që nuk e ndan me asnjë institucion tjetër.

13 komente në “VIDEO: Gazetari i “Zërit të Amerikës” bën për “ujë të ftohtë” Ilir Metën”

  1. Kosta says:

    Ik ore kthehu ne Cepan o hajdut.Cte duhet qe shkon ne VOA ti je nje dordolec.

    1. Kalec Dega says:

      ene pastaj?
      =
      ti kosta ki kujdes se mos te dergon OFL- ne Edushkarabushi…se Floririn e Rames, ska trim ta denoje, burgos, etj etj…
      =
      popull arnaut, mos e kerkponi shejtanin te Likja po te vetvetja, lol

      1. ben says:

        Kalec-boll hengre mut se do shendoshes shume dhe do demtosh zemren. Merr shembull nga Like Floriri, qe aq shume e mbron, qe nga katror u be drejtkendesh. Nuk ka kellqe Edi per ta futur ne burg Liken apo Berishen, por keta e kane kruajtur me Ameriken, prandaj vec Zoti mund ti shpetoje, por edhe ai e ka humbur durimin me maskarenjte e politikes shqiptare. Shkurt, miqte e tu Like Floriri me agjentin serb Sali qen Berisha do perfundojne ne birruce.

        1. SPAKTAKU says:

          Mos shani kot se per President e zgjodhi si burre te mire, Edvin Rama. Kesaj ckai ti komentoj Beni ecen vete.
          =
          Kush e di ku eshte fshehur Spartak Ngjela, jam kirioz, apo ne kuorontine me Corona?

      2. Ilir muti says:

        Meta eshte ordiner dhe I paturpshem. Hajdut KY, hajdute e shoqja. Me Ametike I ka dale boja. Sa here del te Zeri Amerikes, kete mostren e masakrojne. Keshtu ja beri para nje viti dhe gazetarja qe I permendi vilen te Gjiri Lalsit.

    2. likja says:

      Te mesojne keta “gazetaret” tane se si behet gazetaria e vertete.

  2. Gulumi says:

    Hahaaa, ka kerkuar nje gazetar tjeter nga Zonja e nderuar qe ishte intervisten e pare nga sa Ajo nuk ishte “professionale” ?, po mesa duket prap nuk po i del gje. VOA duhet te mare nje gazetare nga LSI apo FRESH Mones, qe ta pyesi per ato qe do ?

  3. Jack says:

    Mjere ne per hajdutin qe na perfaqson ne postin me te larte te shtetit.Harram na qofte ndershmeria dhe mundi i nje jete te tere me djersen e ballit qe te katandisemi ne perfaqsimin e shtetit me mafioze te tille, qe tek e fundit bota e sheh si pasqyre e shqiptareve,……jemi sinqerisht te denuar dhe demoralizuar .

  4. Partizani Velo says:

    Hahaha sa lodheni kot ju aty ne VOA…ate e zune me presh ne dore , me ze dhe figure, dhe prape ja hodhi (dhe sot eshte President)…ju doni tja vini ne pozicion te veshtire me cka ka shkruar Komisioni i Venecias…

  5. Lani says:

    Turp per shqiptaret qe kane ne krye te shtetit kete lloj pasqyre morale Sic duhet te jete predidenti i nje vendi Keshtu eshte njeriu me i moralshem i shqiptareve? Turp turp turp!!!!! E mortja qe nuk na ha!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap.. Nuk e shqeteson asgje ate me hajdutet e tjere socjalist.. Jane mbledhur sebashku dhe kush te rrjepi me shume.. Ai popull keta fendurina meriton..

  7. luani u.s.a. says:

    Eshte bere problem nese viziton hajdut presidenti Ilir Meta Floriri,SHBA-n dhe te berjes interviste ne VOA Zeri i Amerikes..!

  8. Pyka says:

    Familja Fantozi…..hahaha.Do luftoj krimin,drogaxhinjtë,vrasësit,tutorët,të korruptuarit….hahaha….turpin e ka ngrëne me bukë,por nuk kanë frikë fare,dhe kërcënojnë….flasin për demokraci,tjetri për revolucion….këta bythqira,fëmijët e tyre jetojnë ne luks!!!Me duket se shteti ka rënë në gjunjë…..sipas meje…..administrata është shumë e korruptuar….dhe e përkeqëson edhe më shumë gjendjen!Dhe këtu e gjejnë forcën elementët antishtetë,bajraktar,kriminel,hajdutë!Këta disponojnë para të madhe,që i përdorin për grupime që demostrojnë në emër të lirisë….E keqja është 30 vjeçare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje