Vijon shkrirja e akujve në Antarktidë, pamjet bëjnë xhiron e botës

8 Shkurt 2020, 22:35Bota TEMA
Vijon shkrirja e akujve në Antarktidë, pamjet bëjnë xhiron e

Malet e akullta në Antarktidë vijojnë të shkrihen si pasojë e temperaturave të pazakonshme.

Pranë stacionit shkencor Esperanca, temperatura shënnon 18.3 gradë, një rekord i vërtetë sipas institutit metereologjik, të paktën që nga viti 1961. Rekordi i mëparshëm ishte ai i muajit mars në vitin 2015 me 17.5 gradë.

Dhe në zonën e Marambios situata është jashtë normales: 14.1 gradë, një rekord ky për muajin shkurt që nga 1971-shi.

Ekspertët shprehen së bëhet fjalë për ajsbergë që kanë madhësinë e një ndërtese, dhe për këtë arsye procesi i shkrirjes është një fenomen shumë domethënës.

Antarktida, kontinenti më i ftohtë në botë, i rrethuar nga tre oqeane të hemisferës jugore po përjeton një sezon të pazakontë, që shton dhe më shumë shqetësimet për pasojat e ngrohjes globale.

1 komente në “Vijon shkrirja e akujve në Antarktidë, pamjet bëjnë xhiron e botës”

  1. spartak says:

    S’do mend as kalem , se ja kena bo të keqen vetes . Në këtë periudhe ANTARKTIDA , dhe , sa të fillojë Korriku e Gushti e ka radhën ARKTIKU . Prit , prit , se kjo verë , jo do na habisi , por do na lemerisi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje