Në dhjetor 2017 pak muaj pasi Edi Rama kishte marrë mandatin e ri qeverisës dhe kur ende kishte në ajër “dashuri” të mbetur prej marrëveshjes së majit 2017 me opozitën, kryeministri dhe kryebashkiakja (në detyrë) e Shkodrës Voltana Ademi, u takuan për të monitoruar punimet e rrugës Shkodër-Velipojë.
Në videon e trasmetuar për këtë rast në “ERTV” në Facebook dëgjohet Ademi të bëjë një përmbledhje të problemeve teknike të rrugës që priste të zgjidheshin, përfshi një rrugë dytësore, kanale kulluese, përmirësimin e sigurisë në Bërdicë dhe shpronësimin e banorëve.
Ish-drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci thotë se po punohej dhe se problemet e vëna në dukje nga Ademi “mund të zgjidheshin”. Në këtë moment Rama urdhëron: “Jo mund, duhet. E tha kryetarja”.
Në video thuhet edhe se rruga, 18.3 kilometra me vlerë 2.3 miliard lekë, do të përfundohej në fillim të qershorit 2018. Por dy vjet prej këtij trasmetimi, rruga e cilësuar me “me rëndësi strategjike” nga Rama është larg fundit. Prej një viti punimet në të janë ndërprerë dhe 900 metër rrugë mbetet e papërfunduar. Arsye, siç thonë banorët e zonës së Berdicës, është mos dhënia e dëmshpërblimit dhe çmimi sipas tyre qesharak për shpronësimin dhe mungesa e dokumenteve për pronësisë.
Vlera e dëmshpërblimeve në projektet publike janë shpesh arsye e përplasjeve mes banorëve dhe qeverisë. BIRN ka gjetur në shkrime të mëparshme që vlerësimet janë larg çmimeve të tregut dhe shpesh dhënia e tyre zvarritet me vite. Borxhet e shtetit ndaj pronarëve të shpronësuar shkojnë në rreth 50 milionë euro.
“Pjesa e papërfunduar i përket lotit të parë, segmenti që devijon nga rruga e vjetër dhe më pas lidhet me rrugën e ndërtuar. Vlera për metër katror e tokës nuk ka përfshirë bimët dhe pemët si dhe është larg çmimit të tregut”, tha Isuf Meta, banor i Berdicës dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak.
Isuf Meta tha se qeveria ka afruar një çmim prej 27 lekë për metër katrorë rreth 270 mijë lekë për dynym. “Kjo është qesharake pasi çmimi i tregut është 10 fish më shumë, 3 milionë lekë për një dynym. Duhen rreth 250 milion lekë për të bërë shpronësimin sipas tregut”, tha Meta. Mosdhënia e dëmshpërblimit për tokën bëri që kjo rrugë të përdorej nga banorët e zonës për të mbajtur mullarët me bar të thatë.
Ndërkohë në rrugë mungojnë mbikalimet për njerëzit dhe kafshët dhe gjatë verës rruga përdoret njëkohësisht nga automjetet dhe tufat e bagëtive.
Banorët po ashtu thonë se nuk janë pyetur për projektin, i cili ka ndryshuar tre herë, ndërsa shtojnë se edhe pjesa e përfunduar e rrugës shfaq një sërë problemesh. Ajo sipas tyre nuk eviton përmbytjet, nuk ka xhepa ndalues në zonat e populluara dhe nuk ka nivelim. Nga ana tjetër ashtu siç paralajmëronte Ademi zgjedhja teknike për rrethrrotullimin te Harku i Berdicës paraqet probleme dhe është burim aksidentesh.
E pyetur nga BIRN kryebashkiakja në detyrë Voltana Ademi, tha se tashmë kishte një vendim qeverie për dëmshpërblimet, por tha se vlera nuk kishte ndryshuar. “Lidhur me çmimin ka patur kundërshtime, por ai nuk ka ndryshuar është ai që kapërcaktuar qeveria që në fillimme referencën ligjore, pavarësisht se çmimi real i tregut është më i lartë”, tha Ademi. Ajo tha se kjo nuk do të ndryshonte, pasi çmimi përcaktohej nga qeveria.
Por Ademi tha se një pjesë e banorëve nuk kishin mundur të siguronin dokumentet e nevojshme dhe se aplikimet për të marrë hipotekën ishin kthyer pas.
Ademi megjithatë premtoi se Bashkia e Shkodrës “do të ndihmojë dhe asistojë banorët në përpilimin e saktë të dokumentacionit”. Ajo po ashtu tha se i kishte kërkuar FSHZH që të përshpejtojë procedurat për pagesat dhe se kishte shpresa që rruga të përfundonte në fillim të kësaj vere.
Por mjaft prej banorëve refuzojnë vlerën e dëmshpërblimeve dhe kundërshtojnë vijimin e punimeve nëse nuk bëhet një rivlerësim i pronës së tyre.(BIRN)
Jo vetëm atë por dhe të tjerat që quhen të përfunduara , janë komplet jasht gjithë standarteve të sigurisë së jetës përsas i përket qarkullimit rrugor .
Nuk e dij a është e sanksionuar me ligj pjesmarrja e SUPERVIZORIT në çdo punë publike , sidomops ato të infrastrukturës dhe ndërtimit të godinave , si për banim ashtu dhe publiket , si shkollat , etj . Ama dij se nuk zbatohet aspak , ose bëhet gjysmake e ma shumë punë korruptive e pazaresh ordinere aktiviteti dhe veprimtaria e SUPERVIZOREVE .
E tregoi më së miri tërmeti , që , me gjithëse në disa raste në zbatimin e projekteve afishohen SUPERVIZORET , në praktikë si fut njeri në hesap , kështu që dhe ata shikojnë hesapet e tyre . Si ka mundësi që në gjithë këto shkatërrime godinash , strukturash , ku u konstatuan devijimeve nga projektet me shtesa katesh skandaloze , nuk i shkoi ndërmend asnjërit me kërku kush kanë qenë , dhe me akuzu dhe vënë para përgjegjësisë asnjë SUPERVIZOR . Pse jo ? Për arësyen e vetme se supervizorët janë vetëm në letra , paguhen aq pak ose aspak sa për të qenë në rregull me letrat , si dhe nuk kanë vënë asnjë garanci pasurore e ligjore për sipërmarrjen e tyre . Duke e dijtë këtë paçavure shtetërore ,. nuk pati asnjë guxim e të drejtën morale as me i përmend e jo më me i thirr e akuzu ato , që ligjërisht në gjithë botën janë garantët .
Në gjithë botën , në gjithë legjislacionin e shteteve , SUPERVIZORI është garantuesi i vetëm i njohur me ligj, i cili me garanci pasurore dhe ligjore është ai që përgjigjet para shtetit dhe drejtësisë për çdo lek buxheti të paguar, por dhe për zbatimin korrekt e të saktë të detyrimeve kontraktuale në zbatim të saktë e të plotë sipas projekteve inxhinierike dhe afateve kontraktuale të çdo vepre .
Ti më thua sot ka 2-3 vjet , që nuk është hapur fare ( megjithëse ndërtuar ) një segment i rrugës Shkodër-Velipojë .
Kështu do ndodhi me gjithë ndërtimet , pa rregull , pa standarte sigurie , pa afate , me abuzime e plot të tjera .
Zhduk nga faqja e dheut me koshiencë të plotë Institutet e Ndërtimit , Urbanistikës dhe Infrastrukturës , sepse vetëm kështu abuzohet me grabitje në qytete , në tendera rrugësh , etj dhe nuk kanë ku ta varin qyrkun e fajit .
S’do mend , kur na janë bërë Institute infrastrukturash kompanitë e PPP-ve të dashurat e pushtetit , s’ka më vend as për Supervizorë REALE , as për KONTROLL SHTETI , as për zbatim afatesh , as për siguri jete . Madje kjo e fundit ka shku në fund fare sa s’ka ku të shkojë më .
KETO NUK JANE FAJE .
KETO JANE KRIME .
MOS U MERZITENI , SE POPULLI I SHUMEVUAJTUR , I CILI PO LEMERISET EDHE NGA IKJA JASHT ATDHEUT NE MENYRE MASIVE E RINISE INTELEKTUALE , SHUME SHPEJT DO T’I ÇOJE NE BURG E LITAR TE GJITHE , ATO QE HIKEN E KETO QE JANE .
PSE NUK CON OFL EDI BYTHA?
Keta te Berdices duan te jetojne qyl.