Nata e ndarjes së çmimeve “Oscar” të dielën e 9 shkurtit i kishte pak nga të gjitha. Yjet arritën të vinin ndryshe e jo vetëm kaq por 13 prej tyre kanë shkaktuar më shumë bujë.
1- Si mund të shkruaj Billie Eilish me këto thonj?!
E veshur e githa me Chanel, Billie Eilish për të kompletuar look-un e saj kishte realizuar thonjtë shumë të gjatë, ndoshta më të gjatët në event.
2- Me bukë me vetë në rast emergjence
Aktorja 10-vjeçare Julia Butters e “Once Upon a Time in Hollywood” ishte siguruar të kishte një sanduiç të vogël me vete në çantën e saj 2500 dollarëshe!
3- Të ftuar të vegjël por shumë special
America Ferrera dhe Ciara u shfaqën në Tapetin e Kuq me barkun e rrumbullakosur e nuk kishte gjë më të bukur!
4- Një homazh për Kober Bryant
Regjisori Spike Lee bëri homazhin më të ndjerë e më të veçantë në Tapetet e Kuq të këtij viti, në nder të basketbollistit Kobe Bryant.
5- Në kërkim të autografëve
Në ditët e sotme shumica e njerëzve kur takojnë një personazh të famshëm kërkojnë të bëjnë një foto selfie me të. Por disajneria Sandy Powell, e nominuar për filmin “The Irishman” donte të kishte sa më shumë autografe të yjeve të pranishëm në ceremoni.
6- Një protestë e vogël
Ndoshta nuk e dini por në Oscars këtë vit nuk ishte nominuar asnjë grua në katergorinë “Regjisorja më e mirë”. Ndaj Natalie Portman vendosi të protestonte në mungesë të emrave të tyre e zgjodhi t’i shkruajë ato në xhaketën e saj Dior.
7- Më të vegjëlit shkëlqejnë njësoj
Roman Griffin Davis dhe Archie Yates patën momentin e tyre në Tapetin e Kuq dhe shkëlqyen njësoj si të mëdhenjtë.
8- Riciklimi është në modë
Disa prej yjeve zgjodhën të vishnin një veshje të mëparshme me të cilën kanë parakaluar edhe më herët një një Tapet të Kuq
9- Veshje për çdo stinë
Nëse Diana Keaton ishte përshtatur me motin nga ana tjetër Emily Ratajkowski mesa duket ishte gati për mot të nxehtë.
10- Elton John ‘rock’
Nëse meshkujt në evente të kësaj natyre i qëndrojnë besnikë kostumeve të zeza ose të bardha, Elton John trhoqi vëmendjen me xhaketën lejla dhe atletet me ngjyrë të ndryshme
11- James Corden dhe Rebel Wilson u shndërruan në mace
Aktoret e “The Cats” James Corden dhe Rebel Wilson u ngjitën në skenë me kostumet e tyre në film.
12- Billy Porter vazhdon të suprizojë
Nëse ka Tapet të Kuq atëherë ka edhe Billy Porter që vesh diçka surprizuese.
13- Me qenin me vete
Ndoshta nuk e keni idenë se kush është Charles Annenberg Weingarten por ama qeni i tij me vete në after party-n e Oscars rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.
Billie Eilish
Julia Butters me buke me vete
America Ferrera dhe Ciara shtatzene
Spike Lee homazh per Kobe Bryant
Në kërkim të autografëve
Protesta e Natalie Portman
Roman Griffin Davis dhe Archie Yates gjate ndarjes se cmimeve Oscar
Riciklimi është në modë: Aktoret me veshje qe i kishin perdorur edhe me pare
Veshje për çdo stinë
Elton John ‘rock’
James Corden dhe Rebel Wilson si mace
Billy Porter
Charles Annenberg Weingarten me qenin me vete
Harruat Bleonen, qe bente foto nudo te Mcdonaldsi ne cep te rruges.