Njihuni me vajzat që po bëjnë historinë në botë!

10 Shkurt 2020, 16:19Lifestyle TEMA

Bota sa vjen e ka nevojë për ndihmën  e gjithsecilit. Për ndryshimet klimaterike, luftërat, varfërinë, pabarazinë. Të gjitha këto tema që po kërcënojnë të ardhmen tonë.

Fatmirësisht, ka shumë emra të cilët nuk po rrinë duarkryq. Këto janë vajzat, të cilat, në një mënyrë apo në një tjetër, po luftojnë që e nesërmja të jetë më e mirë. Shpresojmë t’ju frymëzojnë edhe ju.

Greta Thunberg, nuk ka shumë nevojë për prezantim. Një 17-vjeçare, aktiviste suedeze, për ndryshimet klimaterike. Nominuar për çmimin Nobel për Paqen.

Thunberg, e nisi me prindërit e saj si fillim, duke i bindur se çdo kush ka në dorë për të bërë diçka, për ndryshimet klimaterike. Më pas filloi grevat në shkollë. Më pas mori famë në gjithë botën, në fjalimin e mbajtur në Kombet e Bashkuara. Ajo u shpall personazhi i vitit nga revista Time.

Nëse mendoni, se të bësh këngë rep, njëkohësisht të jesh edhe avokate, nuk shkojnë së bashku, me siguri nuk keni dëgjuar më parë për  Sonita Alizadeh.

Kur ishte 16-vjeçe, familja kishte tentuar ta shesë te një burrë i pasur. Nuk ia doli falë vendosmërisë së saj.

Si një mënyrë proteste, ajo përdori artin e saj të preferuar: rep. Ajo kompozoi një këngë në lidhje me fenomenin e shitjes së vajzave, ndërsa  regjisori iranian, Rokhsareh Ghaemmaghami e ndihmoi atë të bënte një video muzikore.

Pasi u hidh në youtube, video u bë virale. Kështu ajo ndikoi te mijëra vajza të tjera, në mbarë botën, të cilat familja ka tentuar t’i shesë te një burrë i pasur. Sot, Alizadeh është 24 vjeç dhe vijon ende të jetë një avokate e zonja për vajzat.

Kur ishte dhjetë vjeç, Marley Dias kuptoi se kishte një problem me edukimin e saj. Mësuesit e këshillonin vazhdimisht të lexonte libra, ku si personazh kryesor ishin njerëzit e bardhë. Një ditë ajo pyeti veten se përse shkollat, nuk rekomandonin libra ku personazhi kryesor të ishte me ngjyrë. Kështu ajo nisi një fushatë dhe për mbledhjen dhe shpërndarjen e mbi 12 mijë librash. Ajo organizoi një takim për të lexuar këto libra në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu u ftua në emisionin më të ndjekur amerikan, Ellen Shou, për të mbrojtur diversitetin në letërsi.

Shtatë vjeçarja Bana al-Abed mori vëmendjen e të gjithë botës, kur kërkoi ndihmë që familja e saj të dilte e gjallë nga lufta në Alepo, Siri. Familja e saj, ia doli t’i shpëtonte luftës, ndërsa mori nënshtetësinë turke. Ajo botoi një libër, me titullin : “Histori e Luftës dhe Lutja e Një Vajze Siriane për Paqen”. Sot është 10-vjeç, dhe është një zë i fuqishëm, që promovon paqen pasi ka përjetuar luftën e vërtetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje