Historia e panjohur: Origjina interesante e takave

7 Nëntor 2019, 12:11Lifestyle TEMA

Taka e parë ishte pjesë e një këpuce ushtarake.

Njerëzit e Azisë Perëndimore ishin kalorës të mrekullueshëm e kështu luftonin duke u ngritur mbi shalë e duke qëndruar drejt dhe të qëllonin me hark, për këtë u duheshin takat që të mbaheshin në yzengji.

Shahu i Persisë, Abazi i Parë dërgoi në Europë disa mercenarë, të cilët u kthyen të gjithë me taka.

Europianët e përdorën veshjen ushtarake për të imituar fuqinë e tyre.

Mbretëresha Elisabetë I nisi t’I vishte ato për t’u dukur më burrërore dhe të gjitha gratë filluan ta imitonin.

Takat u bënë të modës. Kur Luigji XVI, I cili qe I shkurtër e nisi të vishte taka, filozofët e 1700 sugjeruan që burrat nuk duhet të vishnin taka si gratë që ishin emocionale dhe jo të afta të mendonin e të ishin racionale si burrat.

Më 1860, takat filluan të ishin seksi, siç dëshmohet nga fotot e kohës, e kështu vazhdojnë gjer më sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje