Brad Pitt fiton “Oscar”-in e tij të parë si aktor

10 Shkurt 2020, 09:42Lifestyle TEMA

Brad Pitt ka fituar çmimin si aktori më i mirë joprotagonist për rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino-, “Once Upon a Time in Hollywood”, i cili është dhe Oscar-i i tij i parë në aktrim.

Këtë çmim ai ia dedikoi fëmijëve të tij që ka me aktoren Angelina Jolie: Maddox, 18; Pax, 16; Zahara, 15; Shiloh, 13; Knox, 11; Vivienne, 11.

“Kjo është për fëmijët e mi, të cilët ngjyrosin gjithçka që bëj. Ju adhuroj!”- tha aktori duke iu dhuruar atyre një puthje nga skena.

Pitt nuk harroi të falënderonte regjisorin për rolin që i ofroi, por nuk harroi as kolegun e tij DiCaproi-n.

Në çmimin e tij të parë Oscar si aktor, fjalimi i Pitt pati dhe ngjyrime politike.

Ai bëri shaka se atij iu dha 45 sekonda për të folur në fjalim, që ishte më shumë sesa senati i dha ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton, duke iu referuar procesit ndaj presidentit Donald Trump.

Kjo shaka u prit me të qeshura nga publiku.

Aktori 56-vjeçar ka fituar një çmim Oscar edhe në vitin 2013, si producenti i filmit “12 Years a Slave”.

Brad Pitt dedicated his first-ever acting Oscar win to his 6 children. ❤️ pic.twitter.com/CeEN0BqgCn

— People (@people) February 10, 2020

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje