Në ceremoninë e Oscar-ëve të këtij viti, koreanët hynë në histori pasi filmi “Parasite” ka marrë çmimet kryesore.
Filmi satirik i Bong Joon-ho jo vetëm u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar, por gjithashtu mori edhe dy çmime të tjera për skenarin më të mirë origjinal dhe fotografia më e mirë. Po ashtu Bong Joon-ho u shpall regjisori më i mirë.
Komedi e dramë, filmi i Bong Joon-ho flet rreth një familjeje të varfër që depërton në familjen e një të pasuri. “1917” i Sam Mendes ishte kandidati kryesor që besohej se do të fitonte, pas fitoreve që kishte korrur në çmimet e Baftas, Golden Globes dhe Guild. Por kjo nuk ndodhi dhe koreanët arritën të merrnin çmimet kryesore.
Por edhe drama e tmerrshme e Luftës së Parë Botërore nuk doli pa gjë. “1917” mori tre çmime: për kinematografinë më të mirë, për efektet vizuale dhe për miksimin e zërit.
Çmimet
“Parasite”, filmi i regjisorit Bong Joon Ho triumfoi në mbrëmjen e çmimeve Oscar, duke shkruar historinë pasi është i pari film jo në gjuhën angleze që në 92 vite, fiton statujën e artë.
“Parasite” fitoi plot 4 Oscar, përfshirë këtu “Regjisorin më të mire”, “Skenari më i mirë original” dhe “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.
Renee Zellweger rrëmbeu statujën e artë si aktorja më e mire protagoniste, për interpretimin e Judy Garland në “Judy”. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për interpretimin e tij në filmin “Joker”.
Brad Pitt dhe Laura Dern morën çmimet e aktorëve më të mirë mbështetës me rolet e tyre, respektivisht në “Once upon a Time in Hollywood” dhe “Marriage Story”.
“Parasite” ishte ndër fituesit më të mëdhenj ndërsa tej pritshmërive, filmi i Sam Mendes, viti “1917” arriti të triumfojë në 3 kategori, por asnjëra prej tyre ndër ato të rëndësishmet.
Filmi dedikuar Luftës Së Parë Botërore ishte favorit absolut për Oskarin, por triumfoi vetëm në kategoritë teknike. “Ford Versus Ferrari” rrëmbeu dy statuja të arta, “Joker” 2, “Once Upon a time in Hollywood” po ashtu 2 Oscar. “Toy Story 4” triumfoi si filmi më i mirë i animuar.