Erdogan: Për çdo sulm ndaj ushtarëve turq në Idlib, regjimi sirian do paguajnë çmim të rëndë

11 Shkurt 2020, 14:19Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me sulmin e regjimit sirian ndaj ushtarëve turq në Idlib tha se “Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë përsa kohë sulmojnë ushtarët tanë”, raporton Anadolu Agency.

Gjatë fjalimit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për meritat e qytetarëve në Ankara, Erdoğan shprehu mëshirën e Allahut për dëshmorët që humbën jetën gjatë sulmit të pabesë të ndërmarrë dje nga regjimi i Sirisë në Idlib. Gjithashtu ai uroi shërim të shpejtë për ushtarët e plagosur dhe shprehu ngushëllime për familjet dhe të afërmit e dëshmorëve të rënë.

Pasi ka rikujtuar takimin e nivelit të lartë të mbajtur dje, Erdoğan tha se nesër në mbledhjen e grupit të AK-Partisë do të njoftojnë hapat që do të ndërmerren për çështjen e Sirisë dhe hapat që do të ndërmerren pas kësaj.

“Palës siriane i kemi dhënë kundërpërgjigjen e nevojshme në nivelin më të lartë. Seriozisht ata janë përballur me probleme të shumëfishta, veçanërisht në Idlib, por këto nuk mjaftojnë do të vazhdojnë edhe më tej. Ata do të paguajnë një çmim shumë të rëndë përsa kohë sulmojnë ushtarët tanë. Unë nesër do t’i ndaj me opinionin publik këto hapa”, tha Erdoğan.

2 komente në “Erdogan: Për çdo sulm ndaj ushtarëve turq në Idlib, regjimi sirian do paguajnë çmim të rëndë”

  1. ben says:

    Legen i ankarase
    Ca ushtare qe cove ne siri i cove me lejen e moskes dhe duke paguar 4 miliarde $ ruseve.
    Tani putin te ka pralajmeruar se nuk duhet te kruhesh shume. Per cdo kruajtje asadi ka kartabianka te vrasi sa ushtare turq te doje.
    Dhe ti nuk ke cfare ben. Rrezik leshohet asadi e te pushton gjysmen e turqise se ju duket qe skeni bythe. Te vrasi asadi si qen perdite ushtarr turq dhe ky perdite vetem fjale ,tregon qe ose siria eshte shume e forte ose turqia qenka me cope cope sec mendohej.

  2. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    mjere suma e ”birazerit”[turkshqipfolesve] se cdo te heqe…………allah uakbar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje