Stuhia ‘Ciara”, që ka goditur Britaninë e Madhe ka shkaktuar dy viktima dhe ka shkatërruar zonat e banuara.
Një 58 vjeçar i cili po udhëtonte me makinë e ka zënë poshtë një pemë ndërsa një burrë 77 vjeçar si pasojë e rrëshkitjes ra përmbys dhe e goditi kokën fatalisht.
Sipas raportimeve, erërat e forta kanë rrëzuar pemë, çati, prishjen e hekurudhave, bllokimin e linjave dhe rrëzimin e kabllove të energjisë elektrike, ndërsa më shumë se 20,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike brenda natës.
Ndërkohë sipas autoriteteve vendase theksohet se kjo nuk do të jetë stuhia e fundit që ka përfshirë vendin pasi pritet që kaosi i motit të zgjasë akoma.