Trupat amerikane nisin tërheqjen nga Iraku

10 Shkurt 2020, 17:57Bota TEMA

Burime të ndryshme mediatike raportojnë se SHBA ka nisur tërheqjen e trupave nga Iraku.

Mediat citojnë deputetin iraken, Ali al-Ghanimi sipas të cilit trupat amerikane do të lënë 15 bazat e tyre në Irak.

Al-Ghanimi ka sqaruar se trupat amerikane do të kufizohen në vetëm dy baza, njëra pranë qytetit Erbil në veri dhe tjetra në Anbar që ndodhet rreth 180 km në perëndim të Bagdadit.

Deputeti iraken ka deklaruar për Al Arabyia se SHBA po tenton të pozicionohet në këto dy baza, por në fakt nuk ka bazë ligjore për një gjë të tillë, pasi Parlamenti iraken ka kërkuar tërheqjen e plotë.

Lëvizja në fjalë duket se i jep kredite Iranit, një vend që thuhet se kontrollon jetën politike të Irakut.

Vendimi për largimin e trupave amerikane erdhi pak ditë pas vrasjes nga SHBA të kreut të forcave kuds për veprimtaritë jashtë Iranit, gjeneralit Qasem Soleimani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje