Përbetimi i Erdogan-it: Jeruzalemi s’falet! Jo realizimit të “Marrëveshjes së Shekullit” mes Trump dhe Netanjahut

10 Shkurt 2020, 11:42Bota TEMA

“Turqia nuk do ta lejojë zbatimin e planit të Donald Trump-it për Lindjen e Mesme, i cili synon të legjitimojë pushtimin izraelit nën kujdesin e SHBA-ve”, tha të dielën presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

Në deklaratën e bërë në kuadër e Koferencës së Tretë të Platformës Ndër-parlamentare për Jeruzalemin të mbajtur në kryeqytetin e Majalzisë, Kuala Lumpur, Erdogan vuri në dukje se e ashtuquajtura “Marrëveshja e Shekullit” dëshiron të shkatërrojë tërësisht ekzistencën e palestinezëve, dhe njëkohësisht propozon aneksimin e Jeruzalemit.

“Plani nuk është gjë tjetër veçse një propozim që kërcënon paqen dhe qetësinë në rajon”, tha ai.

Erdogan theksoi se Izraeli arritur në kufijtë e tij të sotëm përmes shkatërrimit të Palestinës dhe vuajtjeve të shkaktuara ndaj palestinezëve.

“Turqia kurrë nuk do të heshtë në lidhje me aneksimin e Jeruzalemit, e as nuk do t’i braktisë vëllezërit e vet palestinezë në këtë luftë”, tha ai, duke përsëritur edhe një herë se Jeruzalemi është një “vijë e kuqe” për Turqinë.

Erdogan u bëri thirrje vendeve muslimane të marrin përsipër përgjegjësinë për të mbrojtur Xhaminë Al-Aksa dhe të drejtat e palestinezëve.

“Politika e ndjekur nga disa vende muslimane kundër këtij hapi, që është edhe fillimi i një procesi që do të prekë të gjithë botën, veçanërisht Lindjen e Mesme, ka krijuar një pamje të trishtueshme”, tha ai duke kritikuar heshtjen dhe indiferencën e disa vendeve islame ndaj planit të diskutueshëm të Trump-it.

Trump-i e bëri të ditur planin e shumëpritur të paqes për konfliktin izraelito-palestinez para pak kohësh, pavarësisht faktit se ai ishte refuzuar nga palestinezët. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte me Trump-in në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës që u bë njoftimi, por asnjë zyrtar palestinez nuk ishte i pranishëm. Në një konferencë për shtyp të dhënë më vonë, Trump-i tha se Jeruzalemi do të mbetet “kryeqyteti i pandarë” i Izraelit.

I ashtuquajturi “Plani i Paqes” anulon në mënyrë të njëanshme rezolutat e mëparshme të OKB-së për çështjen Palestineze dhe sugjeron t’i jepet Izraelit pothuajse gjithçka që ka kërkuar.

Pas vendimit të Trump-it në dhjetor 2017 për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, çështja u dërgua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pasi SHBA-të i vendosën veton një projekt-rezolute në lidhje me këtë çështje në Këshillin e Sigurimit.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi projekt-rezolutën me 128 vota në favor, nëntë kundër dhe 35 abstenime në 21 dhjetor 2017, duke kërkuar nga SHBA-të që të tërhiqnin vendimin e saj për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Në vitin 1980, në një levizje që kurrë nuk u njoh nga bashkësia ndërkombëtare, Izraeli aneksoi tërë qytetin, duke e pretenduar dhe vetëshpalluar atë si kryeqytetin  “e përjetshëm dhe të pandarë” të shtetit hebre.

4 komente në “Përbetimi i Erdogan-it: Jeruzalemi s’falet! Jo realizimit të “Marrëveshjes së Shekullit” mes Trump dhe Netanjahut”

  1. WEB says:

    Vetem ti me iranin jeni kunder o mustaqe mi, xhamine al – aksa hebrenjte nuk e preken kur e fituan luften e 7 diteve dhe Jo me te merren tani. 50 miliard dollare per te rimekembur ekonomine e dhjere palestineze ose al – aksen me mut deveje rreth e qark bashke me armet made in turkey,, kjo eshte zgjedhja

  2. Debatik says:

    Mos u krruaj me cifutin se ne fund do themi Po ctu desh o Erdogan

  3. abc says:

    O Hiena Islamike, ju e keni Qaben ne Mek si vend te shenjt te Islamit dhe sipas jush eshte dhe qendra e Botes.
    Po me Jerusalemin, Qendren Boterore te Krishterizmit, c’fare pi..in e Hanemes keni, perse fusni hunder dhe provokoni.
    Si u bete kaq paqesor dhe denoni SHBA-n, flisni per respekt Fetar, kur jo vetem spastruat me masakra Kostandinopojen nga te Krishteret (1500 vjet krishterizem), por e kthyet ne Xhami Shen Sofin (simbolin Botror te krishterimit, kishen me te vjeter dhe me madheshtore qe ekzizton).
    Ptuuuuu fare e keqe hipokritash Kriminel, ju bene mir Amerik dhe Izrael qe ju shuan faren, se jeni gjarprinj, vatra e konfliktit dhe e trazirave ne Bot.

  4. AC/DC says:

    Baba i gjithe sunitve(sidomos i atyre albanistanas) ka fut nje presh ne sume dhe ka filluar fluturimmin…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje