Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

11 Shkurt 2020, 13:44Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Edi Rama e ka yshtjen për ironi më të fortë se atë për vetëpërmbajtje. Vesin e tij ai nuk i’a kurseu në konferencën e shtypit, as Albin Kurtit. Duke e etiketuar si “të ri në detyrë”, ai mëtoi të theksonte gjithë naivitetin dhe ëndërrat fluturake që ngërthen ky togfjalësh. Pasi i’a ka thënë më parë edhe privatisht, gjatë takimit të tyre të mëhershëm në Tiranë, se realiteti i qeverisjes bie shpesh ndesh me poezinë e opozitës ai, u rimundua t’a fusi në këtë steriotip edhe publikisht bashkëbiseduesin e tij.

Por, në fakt, divergjenca e thellë që Rama dhe Kurti shfaqën këtë të martë, ajo e mospajtimit për idenë e mini Shengenit Ballkanik, nuk ka të bëjë thjeshtë me ndryshimin mes një njeriu që i është nënshtruar ingranazheve të pushtetit dhe një tjetri që vazhdon inercinë idealiste të opozitës.

Ajo mbi të gjitha është thelbësore, parimore dhe patriotike.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pa shmangshëm të Ballkanit.

Vetëm kështu mund të justifikohën piruetat krejtësisht haluçinante, që bëjnë dhe shiun dhe diellin në fare pak kohë. Vetëm kështu mund të shpjegohet se si këta dy politikanë u shndërruan papritmas nga idhtarë të zgjidhjeve me ngritje muresh, me ndarje etnike, me shkembime territoresh dhe popullsish, në krejt të kundëetan, në partizanë të rrëzimit të mureve, të heqjes së kufijve, të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, sipas modelit të Europës së bashkuar.

Mjafton vetëm ky kapërcim i pabesueshëm për të mos e parë Edi Ramën as si idealist, as si realist, por thjeshtë si oportunist.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta. Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur, ai ka duruar prangat e UMNIK-ut, për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi, ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të teritorit, ai ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

Pikërisht këto dy modele politikanësh janë përballur në takimin e tyre të parë zyrtar në Tiranë.

Ashtu sikurse u duk edhe nga fjalët e tyre, ata nuk kanë rënë dakord. Sepse, sipas Albinit (shiko linkun e shkrimit lart) më parë duhet një ‘Makro- Shengen” midis vetë shqipëtarëve. Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.

Ky pra është hendeku i cili u vu re sot, ai mes një politikani që qëndron prej 21 vitesh në pushtet, dhe që e sheh gjithçka vetëm me cinizmin e përfitimit të vet personal dhe një lideri që vjen nga opozita dhe që ruan ende idealin e të folurit në emër të shumicës.

Pikërisht këtë përplasje, Edi Rama u mundua ta fshehë përmes ironisë me steriotipin e “të riut në detyrë”, duke lënë të kuptohet se koha dhe pushteti do ta transormojnë edhe Albin Kurtin.

Natyrisht askush nuk mund të vërë bast për këtë.

Por, mosmarrëveshja e sotme na tregoi një gjë: se udhëheqës si Rama, nuk mund të ndryshojnë dot më, ata kanë vetëm një shpresë, ta bëjnë edhe Albinin si vetja.

Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë, nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund ti nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh.

32 komente në “Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi”

  1. Lona says:

    Andushi gjyshit je koqe kandari
    Nese albini i pelqen te mari pjese ne schengen ballkanik eshte i mirepritur nese nuk i pelqen te vete izolohet eshte zgjedhje e albin kurtit
    Ne njeren ane eshte i izoluar nga serbia ketej izolohet nga shqiperia te shkojne te pijne ndonje caje ne cajtore dhe te tregojne histori trimash .

    1. Z says:

      Ky koqe kandari i di te gjitha! I ndan mentaliteti kosovar me ate shqiptar! Per serbet dhe sllavet ne pergjithsi ndryshimi eshte shume i madh!

    2. Xeni says:

      Ti do bëhesh bisht i Serbisë. Kosovën nuk mund ta izoloj Shqipëria së këtë nuk do lejojnë ta bëjnë shqiptaret e Shqipërisë. Ti dhe ndokush si ti nuk përfaqëson shqiptarët. Legen

  2. E kuptove domethenjen Bushati.!! says:

    Dikur kam pare nje film dokumentar qe flet per Cia.n Amerikane. Ku thote :qe mbasi dikush nga vendet vasale behet k. Minister ose President. Neve shkojme atje flasim me te se cfare rruge duhet te ndjeki…. Per kete thote Edi Rama qe Albini eshte i ri ne detyre.

    1. PEPJA says:

      FOLI DHE KY VEMJA.

  3. ZIGUR QARRI says:

    Andi Bushati, udheheqesi shpirteror i larove si F Balliu. KM aktual eshte me patriot, me atdhedashes se kategoria e Berisheve, Zigur Qarrave, Hysninjve, etj etj. Mendoni pak sikur E Rama te ish i nipi i H Kapos, çfar epitetesh do ti vinte Zigur Qarri, por kete fakt askush nuk ja kujton Andit, ( dhe mire bejne ) perkundrazi, te qenit nip i shokut Hysni, i quhet kredite me vlera demokratike, nga larot qe kane rene nga “fiku”.

  4. elton says:

    Te q… eksperiencen e rames qe vlen aq sa doza e droges.

  5. eleni says:

    Albini te pres edhe pak kohe. Zgjedjet e arshme ne Shqiperi do ti fitoj opozita. rama nuk ka më droge per blejre votash.

  6. Andi ik boj noj pune te mire,mos pirdh kot says:

    Mos pirdh kot Andi ,Luli dhe Mona te paguajn juve me leka nder dore….!d

  7. Zigur Qarri says:

    Si gjimone i sakte Z.Bushati,ja ke çjerre masken peversit antishqiptare,qe perdor militantet e”rilindjes” si mi laboratori.
    Edvin Escobar D’Rama nuk ishte dakord me ish Kryeministrin Ramush Haradinaj,por as me Kryeministrin e ri Albin Kurtin,
    por gjen gjithmone gjuhen e perbashket me serbin Aleksander Vuçiç!

  8. Ziguri i qorrit says:

    Se nuk e dine ai punon Veres ma sendi qe ka poshte barkut

  9. Jon says:

    Andi po per kete librin e Nexhmies cfare mendon. Vertete gjyshe Vitoja dyshonte se po helmonin gjysh Hysniun?

  10. marangozi says:

    Gjithnje mbi 80% i sakte Gjithnje sipas rradakes sime…….

  11. undefined says:

    Nuk eshte Beogradi problemi o korrak i Saliut por Uashingtoni qe po ben kurven kohet e fundit me kombin shqiptare….Trump i ka vene Rames si kusht minishengenin….kurse Albinit heqjen e takses…Thacit marrveshjen per pjesen Veriore…pa te cilen Serbia nuk bie kurre dakort per zgjidhjen e ceshthes me Kosoven….pra jane qelbsat e Uashingtonit qe bejn…”rremujen” dhe jo gabelo-mongolet e Beogradit ato si pjerdh njeri ne keto ceshtje madhore te politikes se Planetot ato jane vetem vegla te kesaj loje si edhe shqiptaret….

    1. Tikanis says:

      Bravo, UNDEFINED. Pergjigje e sakte. Duket qe je nga anet tona. Konica

    2. Diktat says:

      Respekte për çfarē shkruan herë mbas here por… kësaj here e ke prish keq! (Nuk e di se si do vashdojë marrdhënia shqipëri shba pas kësaj) ….kot pēr muhabet ore mik, me të vērtetē beson se kosovën e fituam ne shqiptarët me luftë!

  12. trimi says:

    Rama i thote Albinit edhe une kur isha si ty, kisha te njejten mendje si ty, por tani thote mua me kane mundur,por edhe ty i thote Albinit do te mundin [por kete ne se dime} duket sikur i thot mundu dhe ti pa filluar detyren kesisoj lloje politikanesh kemi patur me kohe prandaj shqipria s’behet. Nuk arrij ta kuptoj keta lloj politikanesh qe dhe kur munden s,duan ta leshojne vendin.

  13. Burgajeti says:

    Pa rene dakort Serbija,nuk mund te hiqen kufijte midis Shqiperise dhe Kosoves.Ky eshte qendrimi i fuqive vendimmarrese.Perse nuk duan ta pranojne dhe ta thone hapur drejtuesit e Kosoves?Minishengeni Ballkanik,eshte i pranuar nga Serbija,pra indirect Serbija bije dakot=rt te hiqen kufijte midis Shqiperise dhe Kosoves dhe te gjithe vendeve te Ballkanit Perendimor.Mos pranimi i minishengenit Ballkanik prej Kosoves,nuk I ben dem askujt qe e pranon,si Mali I Zi,Maqedonia e Veriut,Serbise dhe Shqiperise.sepse levizja e njerezve,kapitalit e mallrave etj,mund te behet duke anashkaluar Kosoven.Cfare fitoj Kosova ne kete rast?Flitet se shume mallra nga Serbija dhe Bosnje-Hercegovine vijne nepermjet kanaleve te tjera ne Kosove,atehere ku eshte taksa 100 % e pretenduar prej Kosoves?
    Presupozojme se,pa u njohur akoma Kosova nga Serbija,por qe te dy vendet pranohen ne BE,a do kete me pengesa kufitare,Kosove-Serbi,a do kete takse 100 pertind ndaj prodhimeve Serbe?Nuk do kete pengesa te tilla.Minishengeni Ballkanik eshte nje hap para hyrjes ne BE,eshte zbutje e urrejteve nder popullsite e Kosoves dhe Serbise e per rrjedhoje mund te arrihet ne njohje reciproke midis tyre.
    Ka nje klauzole ne kete minishengenin Ballkanik,sejcili shtet ka te drejte te mos kete te njejten lidhje me nje shtet te caktuar,por te rruaj kufizime,pra Kosova mund te rruaje kufizime ndaj Serbise,por jo ndaj te tjereve.Ne keto rrethana,as Serbija nuk ka te drejten e pengimit te heqjes te kufinjve midis Kosoves dhe Shqiperise.Perse Kosova te mos e shfrytezoje kete rast dhe t’i jepet fund histories te kufijve midis nesh?Pra pengesa nuk jane prej Shqiperise,por jane brendaperbrenda ne Kosove.Le te mendohen mire para se te kundershtojne cdo gje qe pranohet nga te aleatet tane SHBA dhe BE,kryesisht Gjermania qe eshte inicuese e minishengenit Ballkanik qysh prej procesit te Berlinit vite me pare…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Jane miopike ne Kosove.. E kane mendjen akoma te pushka, shto dhe Oden e Tregetise se Kosoves. Mos harxho kohen.. Vetem ultimatumi I ben zap ata qe fluturojn me presh ne aty dhe sprodhojne asgje..

  14. Mos e lexoni says:

    Ky eshte analist i mbrapshte ???

  15. Tikanis says:

    Bravo, UNDEFINED. Pergjigje e sakte. Duket qe je nga anet tona. Komentuesi siper Zigur leshit eshte imi

  16. zhulsi says:

    Andi vazhdon te logjikoje si pionier i Enverit, ai nuk e ka te mundur te shkeputet nga e kaluara si (kelysh komunisti), prandaj kur degjon kete stil ligjerimi te hapet barku. Vauhdon me aludime per bemat e Rames, Ramen e urren se ka qene antikomunisti me i eger, prej kesaj vjen edhe baltosja ne cdo rast qe behet fjale per Ramen. Te tille qyrranjoser dujet denigruar pa meshire.

  17. eliza says:

    ti propozosh rames afrim mbareshqiptar esht njisoj si ti offrosh nji ekstremisti islamik derre per dark.

    1. Zigur Qarri says:

      Kot nuk tha “rilindasi” më karizmatik,Taulant Balla,se e para eshte Partia,pastaj vjen Shqiperia!

  18. Ladi says:

    Kur shkruan ti mua me vjen te te lyej buzet e tua me jashte nxjerjen time.

  19. Tarasi says:

    Ky Rama kelysh Serbi,mallkuar qofte si familje,zoti i dhente ate qe mzriton ketij palloshi pa palle.

  20. Taulant says:

    Rama per pushtetin e tij shet gjithcka . Nuk i interson Shqiperia lere me Kosova. Eshte nje hajdut i lindur e ka futur korrupsionin ne cdo qeliz te Shqiperis. Eshte nje politikan qe ka qindra miljon Euro ne vendet Offshor . Ky ka shkaterruar Shqiperin cfare do rregulloj Kosoven . Albin mos hajde fare ne Shqiperi por nderto demokracin atje se Kosova ka shume te ardhme Shqiperia eshte e semur keq .

  21. Qytetar says:

    O zot sa I peshtire !

  22. LORA says:

    Bushatllar,cdo dite behesh edhe me i vooockel,,,
    ne raport me gjeopolitiken.Ky eshte gradienti yt ne vijim,s’ke
    çi ben.?
    TUNG.

  23. Julian says:

    Ky njeri është vërtet një kërcënim serioz për kombin tonë dhe koha po e vërteton më së miri këtë. Gjithë ato pritshmëri që kam patur para se të ikte qoftëlargu Sali me janë kthyer në trishtim dhe zhgënjim. Kjo loja që po luan ky kryegomari me Kosovën I ka vënë kapakun. Për mua ky është kërcënim tepër I madh dhe jo thjesht më zhgënjim, më tragjikja është se këtë brenda Shqipërisë ska kush ta largojë sepse ata të opozitës janë po aq të menderosur në mos më keq. Po ta shikoje gjuhën e trupit të thoshte me shumë se 1000 fjalë, e trajtoi dhe u soll me Albinin si ata ushtarët e vjetër që ju tregojnë kapanonin atyre të rinj. Në pozita të vështira je I dashur Albin sepse ka shumë pritshmëri ndaj teje, ndërkohë që nga ata që mundet dhe që duhet t’i kesh afër dhe të kishe mbështetje, si nga vëllai I madh “Rama” I një gjaku, por edhe ai I interesave “Trapi” janë për në çmendinë që të dy, dhe që jo vetëm nuk do të ndihmojnë por do bëjnë gjithçka për të shfrytëzuar situatën për të kënaqur egon e tyre, I pari për tju shitur shqiptarëve idenë se unë po realizoj ëndrrën e të qenit në një shtet duke bere ne te vërtet tradhtarin dhe tjetri duke patur diçka që tjua shesin amerikaneve si sukses të politikës së jashtme pavarësisht se ckosto ka kjo për shqiptarët. Këtij të gjatit I ke futur edhe frikën se nëse je ti I suksesshëm në Kosovë do I kthehesh në kërcënim dhe bumerang në Shqipëri ndaj mos prit aspak ndihmë por behu gati të presësh gjithçka. Trego largpamësi Albin, durim dhe mendo që çdo gjë është e përkohshme edhe kjo situatë do kaloi, tek e fundit me mire do të të akseptonim si një dështak me shumë se sa një tradhtar me shumë se boll është mbushur shqiptaria me të tillë. Por gjithsesi kam shpresë se do tja dalësh disi, sepse populli shqiptar I Kosovës është I vuajtur dhe I pjekur dhe ka ditur tju dalloi që ti je I pastër dhe idealist, nëse ti nuk I tradheton as ata nuk do e bëjnë kurrsesi
    Te uroj suksese

  24. BAFTJARI says:

    ODJALI I GJYSHIT,SHQIPTARET TE NJOHIN SHUME MIRE KU NDERSEHESH TI,NUK AFTESI TI TE BESH TE TILLA ANALIZA DHE ATA QE TE PREGATISIN REFERENCAT TY,JANE ME BOLE SE TI,OSE ME SAKTE ME DASHAKEQ SE TY,PRANDAJ ULU PAK,SE E KE PAZARIN SHUME NALT.

  25. Desari says:

    Bushati dhe Çani, kane mare persiper te zbulojne te gjitha skenaret si per tentativat per vrasje dhe gjith zhvillimet politike. Dy lloj mutesh, dy te neveritur, ku i perdorin si plera per te mbrojtur plera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje