Nga Edmond Arizaj
Ku valle e fshehim gjithe ate ligesi e dashakeqesi? Ku e kemi burimin e pashtershem per te perbuzur e poshteruar? Cfare kenaqesie ndjejme valle ne perbaltjen e dinjitetit e ne shkaterrimin shpirteror e mendor te personit? Si rritet gjithe kjo keqdashje e smire e zeze?
Mos dreqin, shumica e grave shqiptare jane ciftuar edhe me gjarperinj, qe ka kaq gjuhe te helmeta ne kete vend?
Deshira me e madhe e gjithe kokebosheve, injoranteve, idioteve, trapeve, analfabeteve funksionale, eshte te bejne edhe ata nje koment qe fyen dhe ofendon dike, person publik sidomos. Dhe pastaj rrethi vicioz mbyllet me ata qe vetequhen njerez publike dhe flasin po me gjuhe helmi qe t’u bejne qejfin injoranteve.
Aq me teper sikur ai/ajo te kete marre guximin te ndaje nje arritje personale, te shkruaje dicka me te cilen kokeboshet, me aq sa ua pret mund te mos bien dakort.
Po mire, a nuk mund te mos bini dakort duke argumentuar me aq sa ua pret, duke kundershtuar duke vene ne dukje mangesite, apo thjesht te shkruani “nuk me pelqen”, “nuk jam dakort”, “nuk ishte e arrire”, “ja fute kot”, apo te tjera te tilla, por vec sharje ordinere, banale, mllef, frustrim, ligesi.
Duket sikur tufat e piranjave, zevendesohen here me tufa gjerperinjsh e neperkash, here me vejusha te zeza, e here me hardhucat e Komodos. Vetem helm e vrer.
Dje ishte nje nga ditet e zakonshme per ta krahasuar vendin tone me nje lunge qelbi, ku secili nxiton ta mbushe edhe me permbajtjen e tij. Ndodh te pakten nje here ne dy jave.
Gjendet dikush qe “del nga rreshti”, qe i iken mediokritetit, qe leviz tej kornizes se mesatares se injorances, qe perpiqet te mos jete si te tjeret, qe perplas krahet sa dhe si mundet te shkeputet nga balta e nga bajgat…e pra, ai/ajo do jete shenjestra e mambave te zeza shqiptare.
Sot i takoi Alketa Vejsiut. Ne Itali, aty ku ajo “perbalti” festivalin e Sanremos ne 70 vjetorin e tij, maximumi “i sharjes” ishte qe nuk dinte te ndalonte se foluri, e thene ne forma te ndryshme.
Ne Shqiperi, ia bene biografine qe nga koha e Tanzimatit, anatomine qe nga vezoret e deri tek barkushet, lidhjet dashurore qe nga kopshti e deri 53 vjec (me duket se nuk i ka mbush 40).
Madje edhe e vulosen se ishte paguar para e madhe qe te merrte pjese aty (dakort po ua bejme qejfin, meqe te gjithe jeni pasardhes te Mikaelit e Gabrielit, por nuk ishte paraja qe fliste).
A mundet mor te mendoni per nje moment te vetem, vetem nje sekonde te vetme, se pavaresisht gjithe difekteve qe mund t’i nxjerre kritika italiane (se kritika shqiptare nuk besohet) ajo vajza beri nje gje qe rralle ndodh: Nuk beri kukullen, seksin, naziken ne krah te nje drejtuesi goxha te afte si Amadeus, por u soll si profesioniste.
Ndaleni helmin nje moment dhe krahasojeni me Xhorxhinen, partneren e Ronaldos, qe ishte aty pikerisht se ishte partnere e Ronaldos.
Vetem se ne kete rast, nese u punon pak logjika, do ta kuptoni se nuk vlen urtesia: fjala eshte argjend, heshtja flori. Nese do ishte heshtake, Italia s’kishte nevoje per Alketen. Ka superkukllat e saj…
E cuditshme se si empatia shfaqet vetem tek njerezit e pervuajtur, tek ata qe lypin, tek ata ne nevoje, pra tek ata qe nuk jane “mbi nivelin tone”.
Me keta jemi solidare 100 perqind. Me gjeni nje rast qe kemi qene solidare me suksesin e dikujt, madje edhe atyre qe s’kishin nevoje per ne Ismailit apo Inves u ngjitem bishta e u hodhem plehra kokes…Nejse, te shohim kush do jete tabela e rradhes pas dy javesh…
ALKETA ESHTE NJE MODERATORE SHUME E MIRE , POR NDOSHTA POPULLI SHQIPETARE NUK DONTE QE AJO TE FLISTE AQ SHPEJT ,PER TU KREKOSUR PARA ITALIANEVE , DUKE BERE DOMINANTEN NE ATO 5 MIN QE FOLI , SA NUK I LA RADHE TE FLISTE I ZOTI I FESTIVALIT AMADEOS .
NJE MODERATORE TE MIRE, NUK E BEN VETEM E FOLURA ME NJE SHPEJTESI TE MADHE .
NE SHQIPERI KA PATUR DHE KA MODERATORE SHUME TE MIRA , NDOSHTA ME TE MIRA SE ALKETA. DHE NUK ESHTE ASPAK E VERTETE QE SHQIPERIA NUK KA FEMRA MODERATORE PERVEC ALKETES , ASHTU SI AJO E DEKLAROJ NE ATE SALLE .
KRENARIA E SHQIPERISE ESHTE MIDERATORJA SILVANA BRACE .
Jo krahasoheni por KRAHASOJENI.
silvana brace o si sorr
o Mond Arizaj
Shkurt…
Alketa përfaqëson veten e saj jo Shqiperine.
Nusja e Ronaldos nuk Privatizoi Festivalin në Portugali apo Spanjë.
Nusja e Ronaldos eshte nusja e Ronaldos po Alketa nusja e kujt eshte dhe si u përzgjodh deri aty.
Alketa eshte njehsuar me Festivalin qe kaloi dhe pastaj me Politiken në Çyrykstan.
Askush nuk eshte i pa zevedesueshem dhe askush nuk eshte gjenj.
Kaq o Mondo ti po deshe mbaje 1 foto te Ketës në mur!!!
Po ti c’pate? Kur vet ti deklaron se “kritika shqiptare nuk besohet”, atehere e llogjikshme eshte qe edhe kritika jote (si shqiptar) eshte e pabesueshme!
Personalisht Nuk e njoh vajzën sepse nuk jetoj dhe ndjek as muzikën dhe as tv shqiptar, dhe mu bë qejfi që mori pjesë. Shqipëria është vendi më i keq per jetë kulturale dhe normale në përgjithësi. Aty çdo gjë ëdhtë e korruptuar, vjedhur , bastarduar,padrejtë, dhe efekti i kujt Ka jetuar apo jeton aty është negativ për çfarëdo vjen nga ajo shoqëri. Më pęlqeu më shumë palestinezja Rula Xhebral që tha gjëra të rëndësishme me seriozitet. Kurse kjo lavdroi veten dhe llomotiti me italishte shumë të çalë kot më kot.
Une do te deshiroja qe Alketes i uroj te gjithe te mirat! Tregoi, se Shqiperia eshte e denje per Europen! Tregoi, se nga njerez se dores se dyte qe ishim ,disa akoma jane, jemi n ekrah te popujve te tjere europiane! I uroj suksese te metejshme dhe duhet ta kuptoje se nje pakice e kritikojne, per shume arsye shqiptaresh,por me pak i kane edhe vende te tjera te botes, por jo me gjuhen e cmires shqiptare! I uroj te gjithe te mirat dhe e siguroj,qe ja vlen jeta e saj, ja vlen te shkosh ne San Remo! Dhe mos lexo dhe degjo keta medioker-injoarante shqiptare! Disa kane mentalitetin e shek. te XIX. Bejne keshtu edhe me Ramen dhe me c’do gje te mire ka ky vendi yne! Eshte lufte kunder te ardhmes.
Eshte e turpshe helmi qe po hidhet sidomos nga PORT… HALE te tipit Olti Curri plera qe hane gjith diten pace…..
Te paket jane gazetaret si puna juaj… fatkeqesisht…
Urrejtja e jone per njerzit tane nuk vjen nga asgja tjeter, veç se prej keq-edukimit qe kemi pas tash 75 vjet, e fatkeqesisht, prap vazhdon.
Perpara kesaj periudhe, na kena qene nje popull me nje kulture krejt tjeter.
Si u transformu ky popull keshtu !!
Edmond Harizaj ty kush ta jep te drejten te ofendosh ne nje fjalor vulgar ne qe kemi mendojme ndryshe nga ty , kush je ti njehere qe gjykon mendimin tone. Po mo po ajo nuk prezantoi atje , ajo vecse deliroi , tregoi unin e vet , madje per mua te kishte marr me vete edhe Taramelen , por serish askush nuk e vuri ne kandar me te dashuren e atij palacos portugez , normal askush nuk e krahasoi Alketen me nje analfabete qe puna e vetme qe ka bere ne jete eshte shitese butiku , pa e fyer kete profesion si dhe te jete e dashura e ketij kristiano ronaldos. Ti nuk u ndjeve i fyer kur ajo tha se ishte e para femer qe prezantoi festivalin e RTSH , apo ti ke pare vetem burra ne ate skene . E fundit tani eshte se askush nuk po thote qe ajo shkoi per te perfaqsuar shqiperine atje , ajo atje shkoi per te perfaqsuar veten e vet , unin e vet dhe delirin e vet.
Kritikat jane shume me vend
Zonja deshtoj ne profesionalizem
Ajo nuk petfaqesoj vehten por Shkollen dhe karakterin Shqipetar
Nuk hedhim vrete na mbi te por ajo na turperoj me budallallekun e saj
lexojn diku nji shprehje dhe e perdorin me vend e pavend ,
tipike gazetare shqiptare !
nuk arrij te kuptoj ,
perse duhet te precipitoje ktu nji Vleresim mbi nji Performance
dhe marre perpjestime te tilla ku komentuesit te
ndahen ne miq # armiq te Prezatueses Shqiptare ne Sanremo !
Padyshim qe ka jopak nga ata qe nuk kan asnji simpati per Prezantuesen ,Bjonden Shqiptare A.V
dhe e exzagjeroje shpesh her me komentet e tyre ,duke e tepruar me fyerjet ,
ashtusi ka edhe jopak qe e vleresojne duke e exzagjeruar po ashtu me levdata pavend ,-
[ ne te dyja rastet -s’kemi te bejme me kritike e as vleresim korrekt ]
– pra roli i gazetarise nuk eshte te coje kto Kontraste te Exzagjeruara
ne konfrontime me te tilla shkrime,
duke krijuar si kudo ne jeten e shqiptareve aty
Fronte -(Je me pd apo me PS-n )!
Kjo eshte injorance e pashembullt qe nuk i sherben aspak asaj shoqerie perkundrasi e thellon ate .
Nganjiher te krijohet pershtypja se shqiptaret aty ,kan deshire vet i pelqen te keqkuptohen
qe te kacafyten mes tyre ,sepse nuk sillen dot si njerez e diskutojne ne qetesi .
—
Sa i tako performances se Prezantueses Shqiptare ne Sanremo ,
sigurishte qe do jepen Opinione ,si ndodh me kedo ,qe performon
mbi skene , para publikut
dhe kjo eshte detyre e Kritikes e cila eshte pjes e Vleresimit ,pa te cilen sdo kishim
asji lloj zhvillimi ne gjithcka qe ka te bej me Artin.
Pra ulini nervat o qefllin Konfliktesh dhe beni kritika kostruktive
sepse ndoshta i vlejne dikujt .
E kam fjalen per sugjerimin e titullit te artikullit .
Alketa ka emrin dhe mbiemrin e saj Alketa Vejsiu, ndersa ajo tjetra nuk ka emer .
Ajo tjetra eshte E dashura e Ronaldos …!Ju kujtohet kunati shakut Xhemal ?
Mendoj se eshte i mjaftueshem krahasimi.
U be sport popullor te denigrosh cdo njeri qe ben nje pune pa bere asgje vet.
Nuk kam asnje lloj mendimi as pozitiv ,as negativ per paraqitjen si prezantuese te Alketes.Ishte thjesht nje shfaqje per interesa personale e shoqeruar me servilizmin e peshtire.Por keto nuk me interesojne.Me neveriti vetem fakti qe shpifi per vendin e saj .Me neveriti vetem qe si shume personazhe ,,artistike,,apo ,,mediatike,, apo politike te pas 90..s perpiqen te behen te dukshem,interesante,te pranueshem per perendimin vetem nxire historine e vendit te tyre.Ty Harizaj,qe ke germuar gjithe pjesen vulgare te fjalorit te shqipes ,si nuk te beri pershtypje permbajtja mashtruese e fjaleve te hyrjes se monologut te Veiziut per Shqiperine e para 90…A nuk e kupton ti se komentet vulgare te gazetareve shqiptare e shumta lexohen nga disa mijra shqiptare nderkohe qe genjeshtrat dhe perbuzja Alketes per Shqiperine u ndoqen direkt nga dhjetra miliona njerez ne Mondovizion…???Ty te dhimbset egoja e shfrenuar e Alketes qe shpif per vendin e saj dhe ngre ne qiell nje vend qe ne kohet moderne gjate fashizmit synonte italianizimin e Shqiperise.Une jam e kunderta jote,respektoj Italine e sotme,por me shume dua shqiptaret e mij,ashtu sic Jane.Spese shumica derrmuese edhe e atyre qindramijra shqiptareve edhe ne Itali,Jane njerez qe punojne me nder,inteligjence dhe djerse,qe bejne te gjitha llojet e puneve,nga me te thjeshtat e deri ne nivele prestigjoze pa zhurme,pa shpifje per vendin e tyre, pa servilizem.Prandaj boll o Harizaj se na e shpifet duke u dale ne krah vanitozeve te perkedhelur te artit.Spese kjo Alketa kur shpif per vendin e saj nuk ndryshon shume nga krimineli Berisha apo vanitozi Rama ….
Sa shkrim idiot…kerkon te krahasojme nje prezantuse qe pak a shume perfaqeson Shqiperine ne kte festival, me dashnoren e nje futbollisti, qe di sdi te lidhe dy fjale kur flet.
Pse mos e mendosh ndryshe, qe edhe ato kritika qe i jane bere, i jane bere qe heren tjeter Alketa te permiresohet kur te dale ne skene…Ajo qe ka aritur ktu qe eshte , ka aritur se ka dicka per ti ofruar publikut, jo se doli kshu kot nga hici.
Alketa Vesiju eshte simbol i korrupsionit i krimit i haterit e llumit.Analizojeni pak kush eshte cfare e rrethon.Mori 25 mije euro per te share kombin e saj.Ajo gazetarja palestineze Jura Jebreal mori 50 mije euro dhe i dha te gjitha ne bamiresi.Kjo fycka Vesjiu do ti shpenzoje duke blere canta dhe fustane te shtrenjta.
georgina dukej seksi krahasuar me kte sorren tone
ik o mond labushi se sje per kte pune ti daku joo
Me vjen qe alketa e paraqet shqiprin te packten Europa te kuptoj qe ka Talent edhe ne shqipri se eshte mbush Europa dhe bota me njerz që merren me qka eshte me e keqja shum te prapambetur hajna ju ne shqipri uroni te keni shum shum shum alketa qe bjen nje pun me Talent te paster
Te lumt alketa lum shqipria qe te ka te lutem konkuro tv gjermani me nje her kan me te pranu se kta nuk i humbin njerzit e talentuar bile mundohen edhe me ble e shqipria ka talenta por qe nuk ja din vleren
Alketa vetem perpara ne gjith botën te lumt….
Ishim shume rehat kur lexonim vetem gazetat, shikonim televizorin dhe dhisnim vetem ne shtepine tone.
Kjo bote, i dashur gazetar, keshtu eshte gatuar. Qe ti te kuptosh me mire se si funksionojne gjerat po te them nje kuriozitet. Alketa e kishte kontraten tek rreth 25,000 Eu, ndersa e dashura e Ronaldos u pagua me 140,000 Eu.
Booo…paskemi nje lnsider mes nesh!!! ??
Hollesira per katunaret…na e shpifet fare me keto detajet qe nuk i hyjne kujt ne pune!
E kujt i intereson se sa kushtojne fustanet e bibes Alketa?!
E kujt i intereson sa fitoi me kete kontrate?!
Se sa fiton biba Alketa me kete kontrate,i hyn ne pune vetem asaj…askujt tjeter! Na e shpifet fare…inferioritet i gjalle! ???
Po…duhet me botu vetem gazeta letre si dikur,se keto online jane kthyer ne softporno “pleqsh” dhe lajme katunaresh…
Ngelet duke u mare me Sanremon dhe bibat qe ftohen ne Sanremo! Vetem ne Shqiperi ben zhurme Sanremo…tjeterkund nuk ua ndjen!