Nga Alfred Peza
Në dalsh në Sanremo, do të të thonë se ti nuk e ndrite Festivalin e RTSH, ndaj edhe s’duhej të ishe në RAI.
Në veshe fustan ngjyrë rozë, do të thonë pse nuk e veshe blu.
Në u veshe me të kuqe, do të thonë pse nuk e veshe mavi.
Nëse u veshe me “Dolce& Gabbana” do të thonë pse nuk e qepe te rrobaqepsja e lagjes sime.
Nëse fole shpejt në skenë, do të thonë se deri mbrëmë ne e dinim që vetëm italianët flisnin ashtu.
Në fole vetëm italisht, do të thonë se pse nuk e the një fjalë edhe shqip.
Në fole shqip e na përshëndete të gjithëve, mua më mbeti shumë hatri se e doja veç.
Në pushtove të gjitha mediat italiane, ca shqiptare nuk e dhanë se kishin gjëra të tjera më të rëndësishme për të bërë.
Në the se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, do të thonë se ne kemi Elseid Hysajn.
Në ishe në skenë përkrah Georgina Rodrigues, do të thonë pse nuk more me vete edhe një nga ato vajzat tona që bëjnë selfie me çunat kuqezi.
Në fole fjalë të mëdha për Roberto Benigni-n, një fjalë mund ta thoje dreqi e mori edhe për Robert Ndrenikën.
Në do këndosh në skenën e Sanremos, do të thonë se ti vetëm duhet të flisje.
Në vetëm do flisje, të duhej patjetër që të këndoje se ai është festival dhe jo një vend ku grihet sallatë.
Në dole një herë të vetme në skenë, ky do të ishte vërtetë kulmi i karrierës tënde.
Në dole shpeshherë, do të të thonë se Italinë e paska marë lumi më keq se Shqipërinë, që nuk paskan patur të tjerë që të flisnin në vendin tënd.
Aq për sot, se kam frikë mos të ikën edhe pini edhe puku.
Bukur dhe sakte,si gjithnje.Alketa na beri krenar.
Festivali i deshtuar italian kerkon fansa shqiptare duke perdorur Alketen.
Shum bukur ALKETA
E ku ka me bukur se te kesh nji njeri te vendit tend ne SANREMO.
Super te verteta fjalet. Mor po si nuk u gezuam njeher si popull
Ca fare e keqe paskemi qene. Merziten shqiptaret qe foli gjate dhe i behet qefi italianeve se skane pa prej kohesh si ajo…..
Vepra e Konices.
Bravo PEZA. E pershtatur me rastin e alketes i shkon me se miri… Cfaredo te besh ne kete vend prape sdo jete kurre e mjaftueshme, prandaj vetem suksese pa e kthyer koken pas.
E ke qare. Me gjithe pin e puk!
Po po. Sh mir e ke thene!!!!!
Iu turren si hijenat jo veshja jo floket jo foli shpejt jo 4 minuta etj
Tamam me te heq pinin dhe pukun.
PIN dhe PUK mund tia hiqni, por Alketes mos i hiqni fitilin se ai i duhet per ngjitjen e radhes deri ne Hene.
Te lumtë!
E shkruar bukur!
Alketa shkëlqeu. Habiti italianet… trishtoi edhe njëherë shqiptarët…
E ke qa Fred,je i madh.
Vertet shkrim i bukur! ?
Me sakte nuk ka ku shkon !☺️
Po te jete per kete vend nuk shijohet asnjehere suksesi.
Pafundesisht i vertete ky shkrim. Kur suksesi eshte, ska dyshim.
Një bravo e madhe na ka nderuar, mirë është të shikohet e përgjithshmja ,jo foli shpejtë jo veshja etj po italjanët si fëasin?
Jo se jam shum fan, por fantastike. Ju a mbylli gojen te gjithve. Bravo Alketa.
Bravo Alfred per shkrimin.
Nje shkrim i SHKELQYER!!!!!!
Bravissima Alketa.
Gojat e liga keshtu e kane. Pritet cdo gje sidomos ne realitetin shqiptar…
Ndjehemi krenar te gjithe per Alketen,,,,prezantoi mrekullueshem kombin tone te vogel duke qene nje yll i shndritshem dhe ne skenat boterore si Sanremo.
Shkrim i shkelqyer.
1.Alketa ka punuar qe 14 vjece pra nuk doli tani ne skene.
2.E ka thene gjithnje hapur endrren e saj per sanremon prandaj jo 8 minuta po dhe me shume te fliste per mundesin qe vjen nje here ne jete.
3.Shqiptaret jane perfundimisht mosmirenjohes.
Shkelqimi Alkets krenari per te gjith shqipetaret por jo per katundaret….
Alketa shkelqeu ne Sanremo!
Na nderoi si vend ,kulture etj dhe u be nje ambasadore e jashtezakoneshme e Shqiperise,por jo si ata qe emeron Rama,qe vetem hane pace e pilaf!
Askudh nuk e mohon faktin sr Alketa eshte prezantuese e afte,por kritikat per ate ne RTSH ishin te drejta!
A.Peza ka bere nje shkrim cinik,duke mbrojtur Alketen dhe Grabocken nga gabimet e festivalit!
Por Peza eshte gazetar oborri,ndaj i takon ky lloj cinizmi!
Hahahahaha e forte, por fatkeqesisht e vertete.
Ne behemi servile e fryjme te tjeret lart dhe mundohemi te ulim e shajme vajzat tona.
Alketa te marcin te keqen, keshtu thone plakat ne Albania.
Mua mu duk se lepiu ca si shume.Nga ajo e morem vesh se paskemi qene vend krejtesisht pa vlera pa histori pa art pa kulture.
Në kanë kaluar gati tridhjetë vjet që nga ikja me anije e vazhdohet na kujtohet nga pseudo gazetarët tanë edha para mozzarella boys and girls sikur italianët e pepinos na bënë ndonjë nder duke na pritur e duke na shoqëruar me shkopa gome nga porti deri nëpër stadiumet ku na futën o Alfred i pallës, do të thotë më mirë mos flit se nuk di gjë. Boll më me hipokrizi se shqiptarët dolën vetë nga diktaturat që kjo nuk ka jetuar e vuajtur fare e nuk i nxorri Italia. Italia merrej dhe merret më shumë me Etiopinë se sa me ne dhe aq e vërtetë është kjo sa kujtonin pizza men dhe spaghetti women se Shqipëria ndodhej diku mes Rusisë dhe Kazakistanit. Shko jeto ca vite andej se e shef Benignin dhe Dolce Gabbanë-n. Sa për ktë debilen që hiqet si e vuajtura e madhe e që jo vetëm nuk ka vuajtur një ditë të vetme në ekzistencën e saj, por për më shumë reklamizon një shoqëri dhe një mënyrë jetese utopike e që mund ta bëj vetëm një 5% i gjithë popullit shqiptar ku sigurisht hyn edhe ti, do të kishte mjaftuar një fjalë e mirë dhe jo një përulje e një bythlëpirje që është plotësisht e pakuptueshme dhe e panevojshme në 2020! Me kaq për sot se mos ndryshon pinin falë pukut!
Po ik o katunar ti megjithe kete shoqen e Bleones
Kopjac i Fan Nolit
Do te me pelqente te degjoja kengen e mbrekullueshma dhe plot kuptim te Ermal Metes si dhe kengen e Mahmood “Soldi” nje problem teper socila ne Italin e sotme, sesa monologun e tipit I Love Tropoja , qe kjo tipja e lindur ne 84 nuk ka lidhje me ate realitet apo kete te sotmin, sidomos e theksoj te qenurit Emigrant.
Ajo qe ishte “e dashura e Ronaldos” u paraqit me dinjitet dhe thjeshtesi, gjithmone brenda skenarit te San Remos. Foli ne gjuhen e saj dhe kerceu tangon me elegance artistike. Perkundrazi Alketa me obsesionin per protagonizem, me recitime e deklarata te tepruara, vuri ne siklet edhe drejtuesin e koncertit. Nuk ka vlere te flasesh shpejt, qofte edhe ne gjuhe te huaj, rendesi ka se cfare thua. Ajo u perpoq qe te arrinte majat me “krahe te ngjitur prej dylli”, si Ikariusi i mitologjise, por ju shkrine shume shpejt me stonaturen e saj te gjalle. kur kendoi me Bobi Solon.
Alketa, bravo moter, na bere krenar.
kur eshte dhe nje nga Peza ,qe shkruan dote thote qe atxheu yne Shqiperia, ka ecur “perpara”.
FOLI EDHE KY PA LOQJA I PS!.
Nuk eshte pune xhelozie, por ndjesie, nga ndjesia qe te percjell dikush permes ekranit ti ben dhe vleresimin. Ndjesia qe percillte Alketa ishte turperuese per ne qe e njohim Alketen, historine e saj dhe historine e Shqiperise per te cilen foli Alketa dhe histori te cilen Alketa nuk e ka jetuar fare por e ka me te degjuar nga xhaxhi “veterani” i pas viteve 90. Alketa mund te ankohej qe ne moshen e saj nuk kishte lodrat qe kishte nje femije italian por jo se nuk shikonte dot sanremon, sanremon e shikoje ne tv ose e degjoje ne radio whatever, ashtu sic pjesa e veriut ishin te lidhur muziken sllave e kanalet tv te sllavit apo jugu me muziken e kanalet tv greke. Po gjithsesi, edhe sikur ta kishte perjetuar vete ate pjese prape njeriu e permbledh me pak fjali pjesen historike dhe kishte aspekte te tjera me te rendesishme e me me interes tek te cilat mund te perqendrohej ne mesazhin qe donte te jepte. Por ky eshte problemi me personat narciziste dhe egocentrike, qe gjithshka fillon me Une dhe mbaron me Une, Alketa ishte aty per ti bere reklame vetes dhe xhepit te saj, deri ketu e kuptoj por ajo qe te vjen keq eshte qe shfrytezon vuajtjet e te tjereve per tu viktimizuar vete duke shkuar deri ne patetizem ekstrem. Nuk po them a e pate Benignin po a e pate prezantuesen tjeter, normale dhe nuk kishte nevoje per llafe shume per tu imponuar apo per ti bere marketing edhe vete festivalit me finese. Alketa ka te njejtin problem qe ka cdo person qe flet shume dhe nuk thote asgje, ka ngelur ne fazen e femijeve te lagjeve qe luajne ke shkalla e pallatit festvalesh dhe flasin kot pa lidhje vetem qe te duken si ato qe shohin ne tv. Pra ndjesia qe transmetoi ishte patetike dhe turperuese aq sa edhe ai qe e shikonte nga shtepia i vinte te mbulonte surratin prej sikletit apo periqej tja hiqte zerin televizorit me shpresen se alketa do pushonte. Bota jashte jane te sjellshem, dhe perpiqen qe budallallekun mos te ta vene ne dukje, por edhe kur duhet te ta vene ta vene ashtu sic ia vuri Amadeus Alketes….
Ishte nje viktimizem i tepert , provincialzmi yne ndaj fqinjeve dhe me gjere. Te kish qene per Italin Shqiperia dhe 5000 vjet komunizem do kish qene. Ne 45 vjet Komunizem stacionet televizive Italiane nuk ben ndonje kronike per diktaturen ne Shqiperi. Cila parti, politikan apo organizat ne Itali protestoj ndonjeher per diktaturen ne Shqiperi … asnje. Me pelqejn shume Shqiptaret nga Kosova Turqit apo Greket qe nuk behen si ne budallenj mbas ketyre.
Po pse viktimizim more Taulant?!!!!
Ajo qe tha eshte realiteti i HIDHUR. Ndoshta mund te kete gjera qe mund te ishin shmangur por qe kemi patur gjithmone ndikim nga italia kjo eshte e verteta e pashmnagshme!
Alketa si papagall habiti publikun italian, sepse dukej sikur donte te arrinte apo merrte dicka per vete duke falenderuar pa pushim dhe duke permendur qe ishte tashme (gati me agresivitet) ne “shkallen me te larte te karrieres” (sa qesharake) nderkohe qe ishte vetem nje e ftuar nga e cila pritej te allegronte mbremjen per spektatoret e Sanremmo. Pra pritej te bente dicka te bukur per ata (spektatoret) dhe jo te perdorte skenen si vitrine per veten. Mungonte vetem kartela “Në shitje”.
Monologu nuk kishte asnje vlere artistike, as beri njeri te reflektonte per cfare u tha. Tema 30 vjet e ezauruar e largimit te shqiptareve nga komunizmi u ritrajtua prape ne menyre te mjerueshme nga nje kendveshtrim i varfer, i scontuar, pa fantazi. Megjithate per Alketen dicka mund te frutoje; Kur te takoje Veren ajo do ta “adhuroje” me shume, ndersa Sandri do te ndjehet i detyruar t’ja ngreje pak rrogen.
Shume bukur Alketa dhe shume respekt per Z.A.Peza.
Kësaj thonë t’i thuash Sadikut pse s’ia bere golin rumunëve me këmbë, po me kokë.
undefined
TE LUMTE ALKETA VEJSIUSHKELQEVE NGA TE GJITHA ANETDHE FESTIVALIN NE SHQIPERI E SHKELQEVEJA NDRYSHOVE EKRANIN T V SH
Alketa , ju jeni nje zonja me vlera. Kush te shan per aftesite qe manifeston ne skene, qofte ne Tirane a ne Sanremo, e ka nga inati se nuk te arrin dot, dhe njeqind arsye te tjera. Por ju, e nderuar Alketa, e keni gabim kur beni protagonisten per gjithcka, si ne rastin qe the mbreme qe je e para qe ke drejtuar nje festival ne RTVSH.
I ke rene pikes.
Kaq mjafton. Te paaftet dhe dhite e zgjebosura e me bishtin perpjete nuk mbarojne.
katunari fredi flet per provincialen e kompleksuar alketa. vk
Të lumtë Fredi për shkrimin, se u hodhën në sulm kundër Alketës të gjithë ata ose ato, që cmira që kanë në shpirt i detyron të vjellin vrer, se dhe dhelpra kur nuk i arriti rrushtë tha s’bëjnë për mua.